Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Juristja Brizida Gjikondi dhe aktivisti Andi Tepelena kanë zhvilluar një protestë mbrëmjen e së premtes.
Protestua në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit” u mbajt për lidhur me zbukurimet LGBTQ që janë vendosur në qytet me rastin e 14 shkurtit, që festohet gjerësisht si Dita e Shën Valentinit.

Sipas Gjikondit, ky akt nga Bashkia e Tiranës është i turpshëm dhe përbën një ofendim e provokim për familjet shqiptare.
"Në qendër të Tiranës, në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', që jo më kot ka emër të tillë, Bashkia e Tiranës, qeverisja dhe mazhoranca shqiptare ka vendosur që të bëjë zbukurimet me rastin e 14 shkurtit me tematikë LGBT-je.
Kjo është një fyerje, një ofendim dhe një provokim për të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë familjet shqiptare. Ligji në Shqipëri, sipas Kushtetutës, e bën familja. Ajo është pjesa më e shenjtë e këtij kombi. Dhe mos harrojmë që jo më larg se dje, patëm statistikat ku pothuajse kanë rënë lindjet 74% nga viti '90 deri më sot.
Dhe ky është një tregues edhe një herë për të parë se në çfarë krize ka hyrë kjo shoqëri dhe se si nuk stimulohet e drejta e ligjshme dhe e ardhmja e këtij kombi, por stimulohet ajo që nuk është shumica dhe nuk është ajo që përcakton legjislacioni shqiptar.
Bashkia e Tiranës nuk e di çfarë agjende ka, por në ligjin e saj organik, ajo përfaqëson interesat e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, dhe në asnjë mënyrë nuk ka për detyrë të përfaqësojë orientimet seksuale të pakicave që nuk janë shumica e qytetit.
Unë mendoj që një qytet, ashtu siç është dhe polisin i famshëm grek, bazohet mbi familjen. Dhe të stimulosh dhe të orientosh rininë drejt saj dhe ta minimizosh rolin e familjes dhe ta orientosh drejt kësaj gjëje, mendoj që kjo flet shumë që zotin Rama e ka kapur jo vetëm korrupsioni financiar dhe material, por e ka kapur dhe korrupsioni moral.
Ndaj duhet reaguar përpara këtyre gjërave, që edhe pse shumë mund të thonë që e bën për të hequr vëmendjen, jo, nuk e bën për të hequr vëmendjen. E bën sepse pikërisht do të zhbëjë qelizën bazë të shoqërisë shqiptare që është familja. Ligjin e bën shumica dhe shumica e shqiptarëve kanë të shenjtë familjen",-tha Gjikondi./CNA
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në tregu...
Mimika Luca mbahet mend nga gjithë publiku shqiptar jo vet...
Nisma WiFi4WB u lançua zyrtarisht sot në Shqipëri, duke sh...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një njofim me rë...
Fondacioni Kulturor “Mimika Luca” ka nisur rrugëtimin me a...
Këtë të premte u largua nga detyra Sekretari i përgjithshë...
Këtë të premte u largua pas 13 vitesh në detyrë, Sekretari...
Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi ë...
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë sot me dije se nuk ka...
Kontingjenti i XI-të i Forcës Detare u përcoll sot nga Dis...
Prokuroria e Kukësit, në përfundim të hetimeve disamujore,...
Një defekti të rëndë është shkaktuar në tubacionin DN 700 ...
GJKKO ka dhënë vendimin për tre të pandehurit, Adriatik Lo...
GJKKO ka lënë në burg Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës, i...
GJKKO ka komunikuar sot masën e arrestit në burg për Serge...
Gjykata e Tiranës ka caktuar vendimin për ‘detyrim paraqit...
Aktivisti Aulon Kalaja është thirrur sot në SPAK për dy ka...
Dje, rreth orës 13:00 të mesditës, Policia e Shtetit në ba...
Igli Tafa është emëruar në krye të AKSHI-t, pas dorëheqjes...
Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dhënë dorëheq...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...