Zëvendësoi në detyrë Engjëll Agaçin/ Kush është Elsonida Rama
Këtë të premte u largua pas 13 vitesh në detyrë, Sekretari...

Këtë të premte u largua nga detyra Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.
Agaçi u emërua në këtë detyrë më 15 shtator të vitit 2013, duke ushtruar kështu këtë funksion për rreth 13 vite me radhë.
Agaçi u lind në Fier, më 15 Shkurt 1969.
Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin “Tor Vergata”, në Romë, ku edhe ka ushtruar për shumë vite profesionin e Avokatit.
Në vijim ka qënë kërkues shkencor në të Drejtën Ndërkombëtare Publike të Krahasuar, duke e finalizuar me përfundimin e doktoraturës në Universitetin “La Sapienza” në Romë, ku dhe ka përfituar titullin Doktor Shkencash.
Më 17 Tetor 2015, Këshilli i Përgjithshëm i Akademisë Norman (Norman Academy) në Itali, i ka akorduar titullin honorifik “Akademik Nderi”.
Më 02 Qershor 2023, Presidenti i Republikës së Italisë, SHTZ. Sergio Mattarella, i ka akorduar titullin “Kalorës I Meritës së Republikës së Italisë”.
Agaçi lidhur me SPAK dhe Inceneratorët
Agaci është një ndër zyrtarët e thirrur në SPAK për disa çështje, mes atyre afera e inceneratorëve dhe AKSHI-t.
Agaçi ka dhënë edhe një dëshmi në Komisionin Parlamentar të ngritur për hetimin e Inceneratorëve.
Ëngjëll Agaçi deklaroi se Vendimi i Këshillit të Ministrave për financimin e inceneratorit të Elbasanit, nuk është miratuar sipas propozimit të Lefter Kokës.
Agaçi u shpreh se financimi nuk është rezultat i procedurës së inicuar nga ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka, por rezultat i një procedure tjetër, edhe pse për këtë procedurë “të re”, nuk u prezantua asnjë relacion paraprak apo komunikim ndërministror.
Agaçi u paraqit edhe në SPAK lidhur me çështjen, ku qëndroi për rreth tre orë ndërsa pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme deklaroi se ishte thirrur atje për inceneratorin e Tiranës.
“U thirra për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të përbëjë një lajm, të gjithë duhet të jemi në dispozicion dhe funksion të organeve të drejtësisë”, u shpreh Agaçi./CNA
Këtë të premte u largua pas 13 vitesh në detyrë, Sekretari...
Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi ë...
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë sot me dije se nuk ka...
Kontingjenti i XI-të i Forcës Detare u përcoll sot nga Dis...
Prokuroria e Kukësit, në përfundim të hetimeve disamujore,...
Një defekti të rëndë është shkaktuar në tubacionin DN 700 ...
GJKKO ka dhënë vendimin për tre të pandehurit, Adriatik Lo...
GJKKO ka lënë në burg Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës, i...
GJKKO ka komunikuar sot masën e arrestit në burg për Serge...
Gjykata e Tiranës ka caktuar vendimin për ‘detyrim paraqit...
Aktivisti Aulon Kalaja është thirrur sot në SPAK për dy ka...
Dje, rreth orës 13:00 të mesditës, Policia e Shtetit në ba...
Igli Tafa është emëruar në krye të AKSHI-t, pas dorëheqjes...
Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dhënë dorëheq...
Ambasadori gjerman, Karl Bergner, ka takuar sot kreun e SP...
Operatorët e televizioneve kanë refuzuar të filmojnë masat...
Në kuadër të Javës së Internetit të Sigurt, Policia e Shte...
Prokuroria e Tiranës i ka kaluar SPAK-ut dosjen për vrasje...
Sot Afrim Qëndro është prezantuar si kryeinspektor i IK...
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “The Wanted”. ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...