web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfshihet nga zjarri masivi pyjor në Kukës

21 Mars 2026, 16:41, Aktualitet CNA

Përfshihet nga zjarri masivi pyjor në Kukës

Një zjarr është raportuar ditën e sotme në zonën e quajtur “Suka e Mamëzit” në Kolsh të Kukësit.

Sipas raportimeve flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore me bar të thatë, shkurre dhe lëndë drusore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 8 forca zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Përhapja e zjarrit favorizohet edhe nga era që fryn. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende. /CNA





Lajmet e fundit nga