Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Grupi i Partisë Popullore Europiane (PPE) ka dorëzuar një sërë amendamentesh kyçe në Parlamentin Europian lidhur me raportin e vitit 2025 për Shqipërinë, duke u fokusuar te shtylla e "fundamentaleve" dhe kriteret e anëtarësimit. PPE nënvizon se kredibiliteti i procesit të zgjerimit varet nga kushtëzimi i rreptë dhe përparimi i bazuar në meritë, duke theksuar se nuk duhet të mjaftojë vetëm miratimi formal i legjislacionit.
Eurodeputetët e këtij grupi, si Andrey Kovatchev dhe David McAllister, kërkojnë që anëtarësimi i Shqipërisë të varet nga reforma të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në fusha si sundimi i ligjit dhe funksionimi i institucioneve demokratike.
Në amendamentet e dorëzuara, PPE shpreh shqetësim për mungesën e një ndarjeje të qartë midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake, gjë që sipas tyre minon konkurrencën e barabartë.
Grupi bën thirrje për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse që adreson pabarazitë strukturale, përfshirë transparencën e financimit të fushatave dhe aksesin e barabartë në media. Gjithashtu, PPE thekson rëndësinë e pjesëmarrjes kuptimplotë të opozitës në procedurat parlamentare dhe shpreh shqetësim për ndryshimet e njëanshme në strukturën e komisioneve parlamentare.
Sa i përket drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, PPE vlerëson punën e SPAK-ut dhe bën thirrje për sigurimin e pavarësisë së tij të qëndrueshme dhe burimeve adekuate. Ata paralajmërojnë kundër çdo nisme ligjore që mund të kufizojë kompetencat hetimore të SPAK-ut.
PPE ka propozuar gjithashtu masa për forcimin e mbrojtjes së minoriteteve dhe të drejtës së pronës. Në amendamentet e tyre, ata kërkojnë që të drejtat e pronës të garantohen në praktikë përmes kthimit të pronave të konfiskuara te përfituesit legjitimë, duke e cilësuar këtë si një parakusht për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit.
Grupi kërkon gjithashtu monitorim të vazhdueshëm të situatës së minoriteteve kombëtare, përfshirë aksesin në arsim në gjuhën amtare dhe mbrojtjen e trashëgimisë së tyre historike.
Në fushën e politikës së jashtme, PPE përgëzon Shqipërinë për rreshtimin e plotë me politikën e përbashkët të BE-së dhe mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Megjithatë, ata shprehin shqetësim për nismat e zhvilluara jashtë kornizës së BE-së, si "Ballkani i Hapur", të cilat sipas tyre rrezikojnë të krijojnë struktura paralele që mund të minojnë Procesin e Berlinit./ CNA
Në Pogradec, besimtarët myslimanë u mblodhën në Xhamia Ebu...
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimta...
Vendimi për uljen e akcizës së karburantit me 20% pritet t...
Kreu i KMSH, Bujar Spahiu, ka përcjellë një mesazh urimi d...
Besimtarët myslimanë falin namazin në Sheshin Skënderbej p...
Administrata tatimore ka paralajmëruar se do të rikategori...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dekla...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspoz...
Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo e cilës...
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e ftua...
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e ftua...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi tregoi sot se nuk ka më asn...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ndau sot disa copëza rrëfim...
Në mbledhjen e sotme, qeveria ka propozuar emrin e Olta Ru...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj u ndal në një analiz...
Gjykata Kushtetuese vendosi sot kalimin për shqyrtim në se...
Drejtoria e Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e b...
Partia Demokratike hyn në një fazë shumë të rëndësishme të...
Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka dëshmuar ditën ...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...