Fenomeni “Forca Tirona”/ Karamuço ngre shqetësimin, zbulon çfarë po diskutohet nga prokurorët dhe policët
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka sqaruar ...

Një tjetër emër që do të garojë në Primare, për të kandiduar për bashkinë e Tropojës është Besnik Dushaj.
Ka qenë vetë Dushaj ai që ka bërë me dije kandidaturën e tij, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Dushaj do të ketë përballë ish deputeten Mimoza Hajdarmataj, e cila gjithashtu ka shpallur kandidaturën e saj për bashkinë e Tropojës.
Deklarata e plotë e Besnik Dushajt.
Të dashur demokratë të Tropojës,
Koha e përballjes me sektin e rilindjes po afron dhe me një ndjenjë detyrimi e përgjegjësie për qindra e mijëra demokratë të Tropojës, të cilët më kanë mbeshtetur gjithë këto vite dhe që aktualisht janë nën sulme e presione të vazhdueshme nga klika kriminale e rilindjes dhe bashkëpunëtorëve të saj, vendosa të shpall kandidaturën time në primaret e organizuara nga PDSH si kandidat për kryetar të Bashkisë Tropojë.
Unë kam dy qëllime:
1-Fitoren e padiskutueshme, duke fituar jo vetëm në çdo Njësi Administrative siç bëmë së bashku në zgjedhjet e vitit 2015, por fitoren e Partisë Demokratike në të 40 qendrat e votimit që mbulojnë të gjithë Tropojën, siç dhe ndodhi në zgjedhjet e para një viti. Ne kemi dhënë provat si fitimtarë dhe ju siguroj që do ia dalim përsëri edhe më bindshëm.
2-Rikthimin e institucionit të Bashkisë në shërbim të qytetarëve të ndershëm të Tropojës dhe vazhdimin e punëve madhështore që realizuam së bashku në periudhën 2015-2019.
Ne, së bashku me një administratë të shkëlqyer, realizuam punë të jashtëzakonshme për Tropojën, e cila pësoi ndryshime thelbësore në të gjitha fushat. Ne përmirësuam ndjeshëm infrastrukturën rrugore, arsimore, sportive dhe turistike, si dhe ndërhymë në ndërtimin e shumë ujësjellësve që me menaxhimin e duhur mundësuan furnizimin me ujë 24 h për pjesën më të madhe të popullsisë së Tropojës. Së bashku, ne mundësuam hapjen e shumë rrugëve të reja, që aq shumë i vlejnë sot Malësisë sonë, rikonstruktuam shumë të tjera dhe lamë shumë projekte të gatshme për realizim. Ne ndërhymë me ndërtimin ose rikonstruksionin e shumë sistemeve vaditëse, që lehtësuan tej mase punën në fushën e bujqësisë. Ne i dhamë një fytyrë komplet tjetër qytetit të Bajram Currit, me mirëmbajtje dhe pastrime, me rikualifikime urbane të lagjeve të ndryshme, me ndërtimin e shëtitores dhe unazës së qytetit që aq shumë e reklamojnë sot rilindasit e semaforëve. Ne u shërbyem njerëzve në nevojë dhe ndërtuam një administratë që u shërbente të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, të cilën e shkatërroi rilindasi i emëruar. Krahasoni shërbimet që marrin nga bashkia sot qytetarët e Tropojës me ato të administratës së djathtë 2015-2019. Gjithçka është kthyer përmbys, vetem lajka, presione, hajni, arrogancë dhe propagandë boshe. Bashkia është momentalisht shumë larg të qënurit një institucion që u shërben qytetarëve. Ne punuam në kushte shumë të vështira kur sapo kishte marrë pushtetin qeveria e rilindjes, e cila kishte një mllef dhe urrejtje shumë të madhe për Tropojën dhe tropojanët, e megjithatë ia dolëm ta shndërrojmë Bashkinë e Tropojës në shtëpinë e përbashkët të çdo qytetari, që ofronte zgjidhje çdo ditë dhe çdo orë për hallet e tyre. Me ndihmën tuaj, të demokratëve dhe qytetarëve të ndershëm të Tropojës, ne do ua rikthejmë përsëri Ju bashkinë, duke larguar të keqen, hajdutërinë, arrogancën dhe paaftësinë që ka kapluar sot këtë institucion. Dhe shumë shpejt, me bashkimin e çdo demokrati anë e mbanë Shqipërisë dhe nën drejtimin e burrit të madh të kombit, Prof. Dr. Sali Berisha, do ia dalim të çlirojmë edhe Shqipërinë nga kthetrat e këtij sekti antikombëtar.
Të dashur demokratë, sulmet kundrejt meje të rilindasve të emëruar pa vota në bashki dhe presionet e tyre ndaj jush për të ndërhyrë në zgjedhjet e organizuara nga Partia Demokratike, janë shfaqja e frikës së tyre në humbjen e sigurt që i pret, dhe prandaj unë kërkoj votbesimin tuaj, për të ekzekutuar politikisht një herë e përgjithmonë sektin rilindas në Tropojë dhe për të rikthyer edhe një herë punën dhe dinjitetin në intitucionin e Bashkisë Tropojë.
Ne do i japim fund propagandës boshe dhe hajdutërisë që ka mbërthyer e marrë peng Tropojën këto 4 vite të errëta.
Demokratë, unë ju njoh personalisht pothuajse të gjithëve. Së bashku kemi bërë një rrugëtim të gjatë, me sfida të panumërta dhe gjithmonë ia kemi dal të jemi fitimtarë, sepse besojmë tek të njëjtat vlera: puna e ndershme, fjala e mbajtur, dinjiteti njerëzor. Forca ime është mbështetja Juaj e pakushtëzuar ndaj meje, sepse Ju e dini që dera ime ka qënë dhe do jetë gjithmonë e hapur për ju, duke vlerësuar në maksimum kontributin e gjithësecilit. Unë kam qënë dhe do të jem përherë njëri prej jush. Së bashku, ne jemi të pathyeshëm!
Duke ju falenderuar përzemërsisht për gjithçka keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Partinë Demokratike, ju ftoj të bëheni pjesë e proçesit historik të Primareve, që vendos në epiqendër votën tuaj dhe të vazhdojmë së bashku rrugëtimin drejt fitores.
Me respekt,
Besnik Dushaj
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka sqaruar ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se Partia De...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimi me qytetarët e Lus...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet e tij me qytet...
Gerti Bogdani, kandidati inceneratorëve në primaret e ...
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka deklaruar se ka shumë ...
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur për Primaret ...
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur për raportet e ti...
Kryetari i Partisë Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, ...
Deputetja Jorida Tabaku, ka deklaruar se shqiptarët pr...
Pasditen e sotme është regjistruar një aksident në aks...
Kreu i PD-së, Sali Berisha pak ditë më parë paralajmër...
Deputeti Saimir Korreshi, ka thumbuar kolegët e tij de...
Ilir Paja i njohur si “UFO” është lënë në burg, me qëllim ...
Kryeministri Edi Rama nga Mallkastra ka deklaruar se disa ...
Kanë nisur nga 1 nëntori aplikimet për menaxhimin e përko...
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën “arrest me burg” për sht...
Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në Bulqizë. Mëso...
Pak çaste më parë është raportuar se ka ndodhur një ak...
Kryeministri Edi Rama nga Lushnja është ndalur sërish tek ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...