E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka prezantuar dy projekligjet atë të Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë dhe Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura.
Peleshi theksoi se sa i përket Planit Afatgjatë të Zhvillimit është dokumenti që zbërthen dhe zhvillon në terma të masave konkrete ambicien e përcaktuar në Strategjinë Ushtarake.
Plani thekson rëndësinë e rritjes së kapaciteteve mbrojtëse përmes fuqizimit të burimeve njerëzorë dhe arsimimit, duke modernizuar dhe zhvilluar sistemet kundër-ajrore, C-UAS, flotën ajrore, si dhe ato të komunikimit dhe të kapaciteteve të dislokueshme të mbrojtjes kibernetike, kapaciteteve të inteligjencës dhe sigurisë, si dhe zhvillimin e kapaciteteve kundërtanke dhe xhenios luftuese.
“Ne besojmë se miratimi i këtij plani do të sigurojë një udhërrëfyes të qartë për zhvillimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura. Kjo do të krijojë një Forcë të Armatosur të aftë e të gatshme për të përballuar sfidat e sigurisë të shekullit XXI, duke siguruar një mbrojtje efektive të sovranitetit kombëtar dhe një kontribut të rëndësishëm në sigurinë kolektive të NATO-s”, tha Peleshi.
Peleshi zbuloi qëllimet dhe objektivat kryesore të Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë 2024-2033 do të jenë:
1. Ngritja e Kapaciteteve të Mbrojtjes Kundërajrore me Bazë në Tokë dhe kapaciteteve operacionale të sistemeve stacionare dhe të lëvizshme për zbulimin dhe neutralizimin e objekteve fluturues pa pilot (C-UAS) për mbrojtjen e popullsisë, infrastrukturës kritike dhe instalimeve ushtarake të vendit;
2. Përmirësimi i kapaciteteve ushtarake; Një fokus i veçantë do të jetë zhvillimi i kapaciteteve të luftimit dhe të mbështetjes, përfshirë teknologjitë moderne të komunikimit, kontrollit dhe inteligjencës artificiale;
3.Mbrojtja kibernetike; Forcimi i mbrojtjes kibernetike është esencial për të siguruar Sistemet e Komunikimit dhe Informacionit (SKI) nga kërcënimet e reja kibernetike;
4.Burimet e mbrojtjes; Sigurimi i një buxheti të qëndrueshëm mbrojtës, të paktën në nivelin e 2% të PBB-së, është kritik për të mbështetur forcat dhe kapacitetet tona ushtarake;
5.Bashkëpunimi ndërkombëtar; Thellimi i bashkëpunimit me NATO-n dhe partnerët strategjikë do të intensifikohet, duke përfshirë arsimin, trajnimin dhe stërvitjen e përbashkët, si dhe pjesëmarrjen në operacionet e përbashkëta ushtarake.
Sa i përket Strategjisë Ushtarake është një dokument thelbësor për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e cila përcakton drejtimet e zhvillimit dhe përdorimit të Forcave të Armatosura, duke synuar përmirësimin e mbrojtjes së vendit dhe përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare.
Gjithashtu, kjo strategji përbën një dokument orientues për drejtuesit civilë dhe ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për zhvillimin e forcës së ardhshme. Ajo shërben si pikë referimi për zhvillimin e dokumenteve të tjera në nivel operativ të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Si risi në këtë strategji ka 3 elementë:
1. Zhvillimi i industrisë ushtarake, i cili synon të forcojë kapacitetet prodhuese të Shqipërisë në sektorin e mbrojtjes, duke krijuar mundësi për prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake brenda vendit. Kjo nismë, jo vetëm që do të forcojë pavarësinë ushtarake të vendit tonë, por gjithashtu, do të krijojë vende të reja pune dhe nxisë rritjen ekonomike të vendit, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë.
2. E dyta lidhet me përmirësimin e kapaciteteve kibernetike si një element kyç i kësaj strategjie. Duke pasur parasysh kërcënimet në rritje në hapësirën kibernetike (sulmet e vazhdueshme nga Irani, por jo vetëm), strategjia përfshin masa për të mbrojtur infrastrukturën kritike të informacionit dhe për të rritur aftësitë e reagimit ndaj sulmeve kibernetike. Kjo do të sigurojë që Shqipëria të jetë më e mbrojtur ndaj kërcënimeve kibernetike dhe të mund të mbrojë interesat kombëtarë në çdo kohë.
3. Së treti, Qëndrueshmëria Kombëtare, në frymën e Art.3 të Traktatit të Uashingtonit, dhe pa u zgjatur shumë, kjo do të thotë “përgatitja dhe aftësia gjithë-shtetërore” për të përballuar ose për t'u rikuperuar shpejt, si vend, nga çdo skenar, vështirësi apo konflikt, deri në aktivizimin e Art.5, nëse lind nevoja./ CNA
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për djegien e plehr...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka folru p...
Sot po zhvillohet një seancë maratonë në Kuvend ku po ...
Gjykata Administrative në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e...
Pasditen e sotme është krijuar kaos në hyrje të Elbasa...
Ministri Taulant Balla ka folur sot në Kuvend për ligj...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi i është përgjigju...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi nuk është pro ligjit pë...
Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi i është kund...
Lul Basha seriozi bën nervozin duke folur në Kuvend pë...
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Shehaj, në fj...
I vetmuar, i braktisur si mos më keq nga të gjithë ata...
Sot në Kuvend, në seancën maratonë po diskutohet për n...
Në janar të këtij viti, CNA filloi raportimet se një s...
Tarifat e shërbimit dhe çmimi i ujit në Bashkinë e Korçës ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 8 muaj burg Vladimir Zo...
Policia, plan masash për mbarëvajtjen e Maratonës Kombëtar...
Luiza Gega, flamurmbajtësja e Shqipërisë në eventin më të ...
Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencë për çështjen e...
Një marrëveshje që siguron 136 milionë euro grante të BE-s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...