
Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, ka reaguar pasi kallëzoi në SPAK nënkryetarin e PD-së, Gazment Bardhi, lidhur me akuzat e ngritura nga ky i fundit për lidhje me dosjen “Xibraka”.
Olsi Rama pretendon se akuzat ndaj tij janë politike për shkak të lidhjeve familjare me kryeministrin.
Ai shprehet se ka besim te SPAK-u, ndërsa thekson se është në dispozicion të hetimit të atyre provave të Gazment Bardhit.
Olsi Rama nënvizon se nga kjo çështje ose do të shkojë ai në burg si trafikant ose Bardhi do të ndiqet penalisht dhe do të dënohet si fabrikues provash.
Deklarata e plotë:
Sot kam depozituar në SPAK kallëzimin për deputetin e paturpshëm Gazment Bardhi, i cili ka cenuar publikisht nderin dhe dinjitetin tim publik, si individ, prind dhe drejtues i një klubi të mirënjohur futbolli, duke shpikur një lidhje totalisht inekzistente mes meje dhe një grupi trafikantësh të drogës.
Fakti që zotëria aspak i nderuar, ka marrë përsipër të më akuzojë si trafikant droge, thjesht dhe vetëm sepse unë jam vëllai i një kundërshtari politik, të cilin prej vitesh tanimë janë sfilitur më kot ta mundin, duke mos lënë asnjë anëtar të familjes sonë pa sulmuar me gjuhën e pistë të shpifjeve, kërkon përgjigje! Jo thjesht nga unë, po nga drejtësia!
Unë nuk jam politikan dhe s’kam asnjë lidhje tjetër me politikën, përveçse si votues i tim vëllai ashtu si qindra e mijëra të tjerë dhe arsyeja kryesore e neverisë sime të hershme me politikën është pikërisht kthimi i shpifjeve në një normalitet të jetës publike. Uroj shumë që SPAK-u, tek i cili bashkë me plot të tjerë kam edhe unë besim, si diçka ndryshe në zullumin kaq vjeçar të drejtësisë, të mos e çojë kallzimin tim në koshin e madh të këtij normaliteti absurd, që po shkatërron fare bazën elementare të besimit te fjala dhe të vërtetat e këtij vendi. Pra po shkatërron vetë shoqërinë dhe po hedh në erë në mënyrë të pariparueshme themelet e edukatës për rininë.
Jam i gjithi në dispozicion të hetimit të atyre që deputeti i pacipë i quan prova mbi përkatësinë time në një grup kriminal trafikantësh droge, ndërsa unë nuk mund t’i quaj ndryshe përveçse si shpifje për një fabrikim pervers me qëllim manipulimin e opinionin publik, për motive të dobëta politike.
Troç fjala këtu s’mund të ketë dy të vërteta dhe ose unë duhet të shkoj në burg si trafikant ose Gazment Bardhi duhet të ndiqet penalisht dhe dënohet si fabrikues provash në dëmin tim, të fëmijëve të mi, të klubit të futbollit “Partizani”, të miqve të mi dhe të njohurve të mi.
Solidariteti i këtyre të fundit gjatë këtyre ditëve më lumturon, po nuk më mjafton. Shoqëria duhet të dijë të vërtetën dhe duhet ta mësojë nga drejtësia. Shqipëria s’mund të ketë një kryeministër që e ka vëllain një trafikant droge që lëviz i lirë nëpër Tiranë. Sikur edhe vetëm një shqiptar i ndershëm të gënjehet nga kjo maskaradë dhe ta besojë këtë çmenduri, të cilën as vetë sharlatani që e ka hedhur në pazarin e llafeve nuk e beson, kjo mjafton që drejtësia të mos heshtë duke e nënvleftësuar peshën e kësaj poshtërsie si as e para dhe as e fundit.
Dikush, dikur, diçka, duhet të bëhet sebep që ky turp kombëtar i pashoq me asnjë vend në Europë – ku njerëz me mandate nga populli, me një mikrofon në ekran apo me një portal në internet gënjejnë e sajojnë po aq shumë sa marrin frymë – të goditet nga e vërteta e drejtësisë së re.
Nëse është vërtetë e re natyrisht! Me shpresë, Olsi Rama./ CNA
Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime të thelluara për ...
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka dalë me një deklar...
Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, ka bërë ka...
Mariglen Qato dhe Redi Molla janë dy nga drejtorët e k...
Të martën, Gjykata e Lezhës ka dënuar me 6 vite burg A...
CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrest...
Që prej orës 05:30 të mëngjesit të sotëm deri më 4 pri...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazment Bardhi ka deklaruar se të gjitha koncesionet e shë...
Gazetari Neritan Sejamini ka deklaruar se Deborah Keçi nga...
Gazetari Neritan Sejamini ka deklaruar se punonjësit në Ba...
Gazetari Elvi Fundo ka zbardhur një tjetër skandal që përf...
Gazetari Elvi Fundo ka folur në lidhje me arrestimet e dre...
Gazetari Artan Goxha ka folur për dosjen 5D dhe drejtorët ...
Analistja Brisida Gjikondi, ka komentuar negociatat me...
Komisioni konkludon se prokurori i Elbasanit, Hektor Mushi...
Si për ironi të fatit, një nga drejtorët e arrestuar të Ba...
Prej ditësh, CNA ka zbardhur detaje nga dosja hetimore për...
Gazetarja Ola Xama ka folur për dosjen “5D” për drejto...
Në fshatin Shqitas të Maliqit ka rënë zjarr. Mësohet s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...