Drejt “Euro 2024”: Vodafone Albania, sërish Sponsor Gjeneral i Kombëtares Shqiptare të Futbollit
Ndërsa ekipi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit po bëhet ...
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka rritur gatishmërinë me nisjen e sezonit turistik veror. Nga ana e kompanisë janë marrë të gjitha masat për të garantuar një furnizim të pandërprerë dhe me cilësi me energji elektrike për të gjithë abonentët në të gjithë vendin.
Në prani të Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, administratori i OSSH, Blendian Dalipi dhe drejtuesit e rajoneve në të gjithë vendin, raportuan sot planin e masave për një menaxhim sa më mirë të situatës gjatë gjithë sezonit.
Ministrja Balluku bëri të ditur se sipas të gjitha të dhënave këtë vit parashikohet të ketë një fluks më të madh vizitorësh, krahasuar me vitet e mëparshme, ndaj dhe angazhimi duhet të jetë maksimal për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji në të gjithë vendin.
“Sezoni ndryshe nga vitet e tjera ka filluar tashmë, pavarësisht se ne po mblidhemi në javën e parë të qershorit, jemi të gjithë në dijeni që fluksi i turistëve ka nisur që në fillim të muajit maj dhe do të përfundojë ndoshta në fund të tetorit nga gjithë informacionet që ne kemi. Sigurisht janë ngritur task forcat që janë në terren, sigurisht që ka një impenjim nga të gjithë grupet e punës, por OSSH-ja luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për të gjithë mbarëvajtjen e këtij sezoni”, theksoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se vëmendja kryesore do të jetë e fokusuar përgjatë vijës bregdetare, por pa lënë mënjanë edhe zonat malore ku në vitet e fundit ka pasur një zhvillim të madh të turizmit. Balluku tha se edhe investimet e realizuara për rehabilitimin dhe fuqizimin e nënstacioneve, apo ndërhyrjet për përmirësimin e rrjetit shpërndarës dhe kabinave elektrike, do të ndikojnë në një menaxhim sa më të mirë të situatës.
“Vëmendja kryesore qëndron në ultësirën perëndimore, si zona me dendësinë më të madhe të hoteleve dhe njësive tregtare që i shërbejnë turizmit, por nuk duhet lënë pas dore edhe fakti që tashmë njësi hotelerie kemi edhe në zonat malore, të cilat nga ana e investimeve nuk kanë të njëjtin sasi investimesh siç ka pasur pjesa e ultësirës perëndimore apo qytetet kryesore. Kështu që atje ndoshta duhet vëmendje më e shtuar me grupet e punës dhe grupet e gatshme që duhet të kemi në terren. Koordinimi ka qenë i mirë deri më sot”, tha Balluku, duke shtuar se krahas menaxhimit të sezonit duhet të vijojë puna për përmirësimin e tregueseve të përformancës duke arritur targetet e vendosura.

Administratori i OSSH, Blendian Dalipi bëri një pasqyrim të të gjithë investimeve të realizuara në këto vite për përmirësimin e cilësisë së furnizimit të energjisë, duke shtuar se gjatë sezonit do të jenë të angazhuar në të gjithë vendin 1128 punonjës për të ndërhyrë në çdo moment ku do të shfaqen problematika.
“Kemi ndërhyrë në 23 nënstacione nëpërmjet remonteve. Kemi remontuar 291 kilometra linjë tensioni të lartë vetëm në bregdet dhe 950 kilometra linjë në totalin e të gjithë aseve që kemi, linja 35 kilovolt. Kemi remontuar 574 kilometra linjë e tensionit të mesëm dhe 131 kilometra linjë e tensionit të ulët, si dhe kemi ndërhyrë në 1252 kabina”, tha Dalipi.
Drejtuesit e rajoneve të OSSH në të gjithë vendin raportuan masat e marra në çdo drejtori përkatëse për menaxhimin e situatës.
Ndërsa ekipi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit po bëhet ...
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me operacioni...
Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë ka rea...
Arqile Bollano i Partisë Socialiste është komanduar si...
Vrasja e recepsionistit E. N. në Himarë tronditi vendi...
Avokatja Adriana Kalaja është gjobitur nga Agjencia e ...
Rreth 974 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gj...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ishte ditën e djeshme në B...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, n...
Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, ë...
Babai i recepsionistit 31-vjeçar me iniciale E.N., i c...
Me Credins bank, vera e këtij viti duket se do të jetë sti...
Të premten, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Dritan D...
Detaje të reja kanë dalë lidhur me skandalin e zbuluar...
“DigitAlb”, një nga kompanitë mediatike më të mëdha në...
Trafik i rënduar deri në bllokim të qarkullimit në rrugën ...
Shoqëria “SENA SOLAR ENERGY OF ALBANIA” SH.P.K që është pj...
Ish-drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në...
Mirela Bogdani zgjidhet kryetare e KLP-së. Ajo ka mu...
Policia ka shpëtuar 7 turistë të huaj që kishin mbetur të ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...