Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ishte ditën e djeshme në Budva, ku u takua me homologë të tij të rajonit, por edhe me zyrtarët më të lartë të Eurojust.
Të gjithë prokurorët, që kanë marrë përsipër luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit, incentivuar edhe nga një projekt konkret si ai Western Balkan Criminal Justice ranë dakord se duhet të jenë më të shpejtë se krimi për të zgjidhur çështjet që kanë nën shqyrtim.
Pra për ta, krimi nuk ka kufij, as shtete, as gjini e as fe. Ndaj dhe prokuroritë, në shkëmbimin e informacioneve, duhet të jenë më të shpejta dhe më efikase.

Prokuroria e Lartë Shtetërore, në bashkëpunim me projektin Western Balkan Criminal Justice (WBCJ), me iniciativën e prokurorit të lartë shtetëror Milorad Markovic, organizoi në Budva Forumin e parë Rajonal Konsultativ të Prokurorëve të Lartë dhe Specialë të rajonit mbi temën e përmirësimit të bashkëpunimit ndërkufitar në drejtësinë penale në Ballkanin Perëndimor.
Forumi Konsultativ dyditor u organizua me qëllim të shkëmbimit të drejtpërdrejtë të informacionit me rëndësi për kapërcimin e sfidave në praktikë në çështjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Ky takim mblodhi 30 pjesëmarrës nga shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Agjencia Evropiane për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështje Penale (EUROJUST) nga Haga.
Prokurori i lartë shtetëror Milorad Markovic vlerësoi se institucionet gjyqësore të shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë një detyrë të rëndësishme përpara – që me bashkëpunim efikas, të bazuar në besim, t’i japin fund të gjitha formave të krimit të organizuar, ndërkufitar dhe korrupsionit.

“Ato synime do t’i arrijmë më shpejt dhe më lehtë duke përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet nesh dhe me partnerët ndërkombëtarë, si EUROJUST. Ky bashkëpunim duhet të jetë i drejtpërdrejtë, i shpejtë dhe i thjeshtë, pa procedura burokratike të zgjatura shpesh. Jemi të vetëdijshëm se ata kundër të cilëve luftojmë, autorët e veprave penale, nuk i njohin këto procedura, për ta nuk ka kufij, dallime kombëtare dhe fetare. Ata bashkohen shumë lehtë dhe shpejt për të arritur fitimin. Pikërisht ky fakt na imponohet të gjithë neve, prokurorive të të gjitha shteteve të rajonit, të jemi më efikas dhe të varur nga njëri-tjetri, të forcojmë besimin reciprok, të tregojmë forcën institucionale dhe vendosmërinë për të arritur rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,” – vlerësoi prokurori i lartë shtetëror.
Presidenti i EUROJUST-it, Ladislav Hamran, theksoi se partnerët në Ballkanin Perëndimor janë me rëndësi kyçe për EUROJUST-in.

“Potenciali i bashkëpunimit tonë konfirmohet edhe nga numri gjithnjë në rritje i rasteve, që në vitin 2023 arriti në 708 hetime në të cilat morën pjesë prokurorë dhe gjyqtarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Me mbështetjen e Projektit të Bashkimit Evropian për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor, pres me kënaqësi integrimin e mëtejshëm të partnerëve tanë në zinxhirin e sigurisë së BE-së,” tha Hamran.
Në kuadër të Forumit Konsultativ, prokurori i lartë shtetëror Milorad Markovic mbajti takime bilaterale me prokurorët e lartë dhe specialë të shteteve të rajonit. Tema e takimeve, ku mori pjesë edhe zëvendësja e prokurorit të lartë shtetëror dhe prokurorja për lidhje me EUROJUST-in, Jelena ?aleti?, ishte përmirësimi i bashkëpunimit rajonal me qëllim të luftës më efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në Forumin Konsultativ morën pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik, prokurorë për lidhje me EUROJUST-in, si dhe ekipi i projektit Western Balkan Criminal Justice.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, n...
Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, ë...
Babai i recepsionistit 31-vjeçar me iniciale E.N., i c...
Me Credins bank, vera e këtij viti duket se do të jetë sti...
Të premten, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Dritan D...
Detaje të reja kanë dalë lidhur me skandalin e zbuluar...
“DigitAlb”, një nga kompanitë mediatike më të mëdha në...
Trafik i rënduar deri në bllokim të qarkullimit në rrugën ...
Shoqëria “SENA SOLAR ENERGY OF ALBANIA” SH.P.K që është pj...
Ish-drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në...
Mirela Bogdani zgjidhet kryetare e KLP-së. Ajo ka mu...
Policia ka shpëtuar 7 turistë të huaj që kishin mbetur të ...
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela...
Mirela Bogdani është kandidatja e vetme për kreun e KLP-së...
Pas largimit të Alfred Ballës me 15 vite nga drejtësia, KL...
Pas largimit të Alfred Ballës me 15 vite nga drejtësia, KL...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen numër ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare pëso...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet mëngjesi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...