Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për mediat dha detaje në lidhje me aksionin në bashkëpunim me SPAK-un kundër trafikimit të emigrantëve të jashtëligjshëm.
Sipas Rumbullakut janë 26 të arrestuar, 5 u shpallën në kërkim, 4 janë jashtë shtetit. Mes të arrestuarve është edhe një efektiv policie.
Policia ka zbuluar dhe një laborator ku falsifikoheshin pasaporta të shteteve të BE-së. Gjithashtu janë sekuestruar mijëra euro dhe 10 pasaporta italiane, greke e sllovene, 120 kontrata noteriale shitblerje pronash të patundshme.
Operacioni për arrestimin e të dyshuarve për trafik emigrantësh ka sjellë në vendin tonë edhe hetues nga Spanja, Italia, Kosova, SHBA.
Deklarata e Rrumbullakut:
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Kombëtare Spanjolle, pas një hetimi intensiv 2-vjeçar në kuadër të skuadrës së përbashkët hetimore, realizoi operacionin “NOMADA” për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, që vepronte kryesisht në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandimit të shtetasve.
Në kuadër të këtij operacioni, SPAK dhe GJKKO, caktoi masën e sigurimit personal “arrest në burg” për 31 shtetas për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”.
Nga 31 shtetas me masë sigurimi personal “arrest në burg” është bërë e mundur kapja dhe ekzekutimi i vendimit të gjykatës për 26 shtetas dhe për 4 shtetasit e tjerë u bë shpallja në kërkim, pasi rezulton se ndodhen jashtë shtetit, ndërsa 1 shtetas ndodhet brenda territorit shqiptar për te cilat strukturat operacionale janë angazhuar për kapjen e tij.
Në mes të personave të arrestuar është edhe një punonjës policie i nivelit zbatues.
Gjithashtu, për 6 shtetas, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”.
Në vazhdimësi të këtij procedimi penal janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë, ndërsa në Spanjë janë arrestuar 35 persona.
Veprimet operacionale u koordinuan me profesionalizëm edhe me homologët tanë në Itali e Kosovë, ndërsa për realizimin e operacionit në Shqipëri u angazhuan rreth 500 forca policore në disa qytete, si Tiranë, Durrës, Shkodër, Berat, Kukës dhe Shijak.
Gjatë operacionit u sekuestruan: 7 automjete;
1 laborator për falsifikimin e dokumenteve;
25 mijë euro;
20 mijë
paund;
10 pasaporta italiane, greke, sllovene e karta identiteti të huaja;
1 armë
gjahu; 10 laptop;
15 kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta
monedha virtuale - BITCOIN;
sasi lëndësh narkotike; 47 aparate celulare;
1aparat luminator; bizhuteri dhe varëse floriri me vlerë të konsiderueshme dhe
120 kontrata noteriale shitblerje pronash të paluajtshme dhe automjetesh.
Nga veprimet operative, gjurmuese dhe hetimore rezulton se, subjektet kryesorë kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm të falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht dokumenteve të BE-së, ku përfshihen pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi automjeti, karta shëndeti dhe karta banke.
Këto dokumente të falsifikuara, përdoreshin në një shkallë të gjerë, për dhënien ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve, për të lehtësuar udhëtimin e migrantëve të parregullt shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, por jo vetëm.
Këto udhëtime kryesisht realizoheshin drejt aeroporteve spanjolle, veçanërisht atyre në Majorka, Madrid, Barcelona dhe Alikante.
Nga hetimi me metoda speciale rezultoi se, shtetasit shqiptarë largoheshin nga Shqipëria me pasaportat e tyre origjinale shqiptare për në vendet e BE-së, brenda zonës “Schengen”.
Dokumentet e falsifikuara u dërgoheshin më pas me postë në hotelet ku qëndronin në Spanjë ose në adresa rezidenciale.
Vlen të theksohet se, operacioni “NOMADA” u përfundua falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar, EUROPOL-in dhe Zyrën e Sigurisë së Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Policia e Shtetit falënderon partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin e shpejtë dhe profesional në realizimin e operacionit “NOMADA”.
E kam thënë edhe më parë dhe dëshiroj ta përsëris sërish se, krimi në përgjithësi dhe veçanërisht krimi i organizuar, nuk ka kombësi dhe në botën globale ai po bëhet gjithnjë e më shumë ndërshtetëror.
Ndaj shpreh bindjen se ndërveprimi mes agjencive të zbatimit të ligjit është element thelbësor në përpjekjen tonë të përbashkët për të goditur krimin e organizuar, kudo ku ai shfaqet.
Konkretisht, bashkëpunimi ynë me Policinë Kombëtare të Spanjës është ngritur cilësisht dhe është konsoliduar tashmë, duke dhënë rezultate domethënëse në luftimin e fenomeneve kriminale që shqetësojnë të dy vendet.
Dëshiroj të falënderoj, drejtuesit e Policise se Shtetit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, të angazhuar në këtë operacion, për punën hetimore dhe veprimet organizative e operacionale, që garantuan suksesin e operacionit./CNA
Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, ë...
Babai i recepsionistit 31-vjeçar me iniciale E.N., i c...
Me Credins bank, vera e këtij viti duket se do të jetë sti...
Të premten, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Dritan D...
Detaje të reja kanë dalë lidhur me skandalin e zbuluar...
“DigitAlb”, një nga kompanitë mediatike më të mëdha në...
Trafik i rënduar deri në bllokim të qarkullimit në rrugën ...
Shoqëria “SENA SOLAR ENERGY OF ALBANIA” SH.P.K që është pj...
Ish-drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në...
Mirela Bogdani zgjidhet kryetare e KLP-së. Ajo ka mu...
Policia ka shpëtuar 7 turistë të huaj që kishin mbetur të ...
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela...
Mirela Bogdani është kandidatja e vetme për kreun e KLP-së...
Pas largimit të Alfred Ballës me 15 vite nga drejtësia, KL...
Pas largimit të Alfred Ballës me 15 vite nga drejtësia, KL...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen numër ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare pëso...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet mëngjesi...
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...