web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nis seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së/ Osmani, përballë Vuçiçit

22 Prill 2024, 16:27, Aktualitet CNA

Nis seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së/ Osmani,

Pak më parë ka nisur në New York mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Kosova po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, ndërsa Serbia nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

Gjithashtu, Presidentja do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Në këtë takim, OKB-ja do ta shqyrtojë raportin e rregullt gjashtëmuor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut./ CNA





Lajmet e fundit nga