“Zoti, familja dhe kombi”/ Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës organizon konventën e dytë
Pastor Akil Pano ka zbuluar se në datën 18 shkurt ora ...

Ditën e sotme është mbajtur ceremonia për nisjen e punimeve për krijimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, pranë Parkut të Liqenit.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama e cilësoi ndërtimin e kësaj qendre si një vepër ikonike që do të ketë të gjitha kushtet për fëmijët.
“Ishte e paimagjinueshme që fëmijët të mos kishin një qendër të denjë artistike dhe kulturore, një teatër të denjë kukullash, por vazhdonin të frekuentonin teatrin e vjetër, i cili edhe tani i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë dhe një restaurimi bashkë me rikonstruksionin, pasi është monument kulture i mbrojtur.
Mirëpo jo të gjitha gjërat mund të bëheshin menjëherë, jo të gjitha mundësitë i kemi sa ç’kemi nevojat të cilat janë në proporcione shumë më të mëdha sesa mundësitë. Megjithatë, ja ku i erdhi dita edhe kësaj vepre të re, e cila siç e patë dhe nga prezantimi, jo vetëm do të jetë një hapësirë me të gjitha kushtet për fëmijët, por do të jetë një tjetër shenjë e rëndësishme arkitektonike, një tjetër vepër ikonike e transformimit dhe e modernizimit të Shqipërisë, të kryeqytetit dhe patjetër edhe të një territori të tërë si ky ku faktikisht kjo godinë do të jetë një vlerë e shtuar së bashku, shpresoj së shpejti dhe me Bibliotekën e re Kombëtare, që është një tjetër projekt fantastik, por që siç na duhet të çlirojmë rrugën e zënë nga drejtësia e korruptuar me truallin në anën tjetër, ashtu na duhet edhe të sigurojmë financimin masiv që ka nevojë, gjë që jam i bindur do të arrijmë ta bëjmë në një kohë të arsyeshme”, u shpreh ai.
Më tej, kreu i qeverisë deklaroi se sfida është që të gjejë njerëz të përkushtuar, të kualifikuar dhe të angazhuar për të pasur një Teatër cilësor.
Më tej, kryeministri tha se veç ndërtimit dhe kushteve të reja, ky investim i ri ka nevojë dhe për njerëz të përkushtuar dhe të kualifikuar, që të krijojnë dhe shfaqin përmbajtje cilësore.
“Nuk dua të zgjatem më tutje, por dua vetëm të theksoj diçka, që përtej godinave, përtej infrastrukturave të reja, përtej kushteve të reja optimale na duhen njerëz të përkushtuar, të kualifikuar dhe të angazhuar për t’i mbushur këto hapësira me përmbajtje po aq cilësore. Është një sfidë më vete që të kesh në Teatrin Kombëtar një përmbajtje po aq cilësore sa Teatri i ri Kombëtar që është vepër e një arkitekti të shquar siç është kjo vepër e një tjetër arkitekti të shquar dhe të jesh në lartësinë e këtyre veprave nuk është e lehtë, por kjo është detyra tjetër e Ministrisë së Kulturës në këtë rast dhe e qeverisë, e jona së bashku me bashkinë për të arritur që të bëjmë gati një skuadër të denjë për të këtë vepër sepse është një vepër që krijon hapësira për shumë funksione, nuk është thjeshtë një teatër i ri kukullash apo një qendër e re fëmijësh, por është të gjitha këto bashkë dhe edhe më shumë se kaq dhe duke parë këtu edhe një pjesë të komunitetit të pranishëm, kam shumë besim që kemi brumin e duhur për të bërë bukën e duhur edhe në këtë aspekt”, theksoi kryeministri./ CNA.al
Pastor Akil Pano ka zbuluar se në datën 18 shkurt ora ...
Dështon raundi i parë për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatë...
Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin për ...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka deklaruar se sot...
Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Lezhës ka...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për foto...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje qyt...
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është larguar nga GJ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se ish-kryepr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në mbledhje me grupin parlamen...
Prodhuesi amerikan i makinave, Ford, njoftoi të martën "ha...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka vizituar së...
Sindikata Ver.Di ka paralajmëruar një grevë për të premten...
Sot në GJKKO është zhvilluar seanca paraprake për incenera...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, do të mbledhë grupin parlament...
Avokati Spartak Ngjela, që aktualisht vetëm titullin ka si...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka folur mbi skandalin e Mc...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të ish-m...
Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se do të nisin ...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se çësh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...