“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Prodhuesi amerikan i makinave, Ford, njoftoi të martën "hapat e ardhshëm në transformimin" e operacioneve të tij në Europë, ndërsa industria e automjeteve përpiqet të përmbushë objektivat aktualë të BE-së për të mos shitur më automjete të reja me motor me djegie të brendshme deri në vitin 2035.
Duke e quajtur Europën një "rajon shumë konkurrues që po përballet me sfida të rëndësishme ekonomike dhe gjeo-politike", Ford tha se qëllimi ishte të ristrukturonte operacionet e veta për të krijuar "një strukturë konkurruese më solide dhe me më pak kosto".
Kjo do të përfshijë "shkurtimin e 3,800 vendeve të punës gjatë tri viteve të ardhshme", afërsisht 2,300 në selinë e saj europiane në Këln në Gjermani, afërsisht 1,300 në Mbretërinë e Bashkuar dhe rreth 200 në vende të tjera.

"Këto janë vendime të vështira, jo të marra lehtë," u citua Martin Sander, Drejtor i Përgjithshëm i Ford Model në Europë, në deklaratën për shtyp të kompanisë. "Ne e njohim pasigurinë që krijon për ekipin tonë dhe i siguroj se do të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë në muajt në vijim. Ne do të angazhohemi në konsultime me partnerët tanë socialë në mënyrë që të mund të ecim përpara së bashku në ndërtimin e një të ardhmeje të begatë për biznesin tonë në Europë."
2800 procese pune inxhinierike do të mbyllen, 1000 në funksione administrative
Ford tha se shumë nga shkurtimet e vendeve të punës ishin rezultat i planeve për t'u larguar nga motori me djegie të brendshme, me shumicën e pushimeve nga puna në sektorin e inxhinierisë. Kjo për shkak se motorët elektrikë kanë dukshëm më pak pjesë lëvizëse dhe kompleksitet të reduktuar në krahasim me motorët me djegie të brendshme.

"Shtrimi i rrugës drejt një të ardhmeje të qëndrueshme fitimprurëse për Ford-in në Europë kërkon veprime me bazë të gjerë dhe ndryshime në mënyrën se si ne zhvillojmë, ndërtojmë dhe shesim automjetet Ford”, tha Sander. "Kjo do të ndikojë në strukturën, talentin dhe aftësitë organizatave që do të na duhen në të ardhmen."
Pothuajse tre të katërtat e shkurtimeve të planifikuara do të jenë në sektorin e proceseve inxhinierike, 1,700 në Gjermani, 1,000 në Mbretërinë e Bashkuar dhe 100 të tjera në shtete të tjera në kontinent.
Ford tha se shkurtimet e tjera të vendeve të punës do të ishin për njerëzit që kryejnë funksione administrative, 600 në Këln, 300 në Mbretërinë e Bashkuar dhe 100 të tjera në shtete të tjera.
Të gjitha këto shifra janë ende objekt konsultimi, vuri në dukje prodhuesi i makinave. Ai gjithashtu tha se synohet të arrihen reduktimet përmes programeve vullnetare.
Shifrat janë pak më të larta se ato që sindikatat kishin parashikuar si skenarin më të keq, rreth 3,200 vende pune, në fillim të këtij viti.
Ford tha se do të mbajë një organizatë inxhinierike prej rreth 3,400 punonjësish në Europë, "të fokusuar në projektimin dhe zhvillimin e automjeteve, si dhe krijimin e shërbimeve të lidhura".
Në total, në të gjithë Europën në objektet e saj tërësisht në pronësi dhe sipërmarrjet e përbashkëta të konsoliduara, kompania punëson afërsisht 34,000 vetë.
Ford bashkëpunon me rivalin VW për motorët elektrikë

Prodhuesi i makinave ka sinjalizuar tashmë përpjekje të mëtejshme për uljen e kostove në fillim të shkurtit kur prezantoi rezultatet e tij tremujore, veçanërisht një humbje neto të plotë prej 2 miliardë dollarësh (pak nën 2 miliardë euro).
Ford e ka quajtur performancën nën pritshmëritë dhe tha se "u atribuohej, pjesërisht, çështjeve të ekzekutimit në një mjedis me zinxhirin e furnizimit dhe paqëndrueshmërinë e prodhimit, duke rezultuar në kosto më të larta dhe vëllime më të ulëta sesa ishte planifikuar".
Shefi Financiar i Ford-it, John Lawler, pati deklaruar atëherë, se kompania do të ishte "shumë agresive" në uljen e shpenzimeve në operacionet e prodhimit dhe zinxhirit të furnizimit. Ai tha gjithashtu se produktiviteti i inxhinierëve në Europë kishte qenë 25-30% më i ulët sesa kompania mendonte se duhej të ishte.
Marsin e kaluar, Ford njoftoi një investim prej rreth 2 miliardë dollarësh në sitin e Këlnit.
Makina e parë tërësisht elektrike e kompanisë është planifikuar të nisë nga Këlni në pranverën e vitit 2023. Megjithatë, është një projekt bashkëpunues që mbështetet në platformën MEB (modular elektrik matricë elektrik) që mbështet ID4 të Volkswagen-it, mes modeleve të tjera në grup.
Prodhuesit e makinave që huazojnë dhe ndajnë platformat bazë për makinat, të cilat më pas paketohen, markohen dhe shiten me distinktivë të ndryshëm dhe me trupa të ndryshëm, është bërë një praktikë gjithnjë e më e zakonshme në dekadat e fundit. Kjo duket se do të vazhdojë, nëse jo do të intensifikohet, pasi prodhuesit nxitojnë të konstruktojnë makina elektrike me diapazon të mjaftueshëm për përdorim të gjithanshëm.
Ndërkohë, fabrika e Fordit në Këln do të ndërpresë prodhimin e makinës së saj të vogël Fiesta deri në fund të qershorit. Ky tip veture është prodhuar në Këln në seri të ndryshme që nga viti 1976. Kompania planifikon të ndërpresë prodhimin edhe të dy modeleve të tjera, minifusave S-Max dhe Galaxy, në Valencia të Spanjës deri në prill të këtij viti.
Ford u zhvendos për herë të parë në Këln në vitin 1930, i tërhequr nga kryebashkiaku i atëhershëm, Konrad Adenauer, i cili do të bëhej kancelari i parë i Gjermanisë Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.
Me rreth 15,000 persona në staf, Ford është pas Lufthansa-s, punëdhënësi i dytë më i madh i sektorit privat në qytetin me rreth 1 milion banorë.
Vitin e kaluar, Ford njoftoi gjithashtu rreth 3,000 shkurtime të vendeve të punës në Amerikën e Veriut dhe Indi, duke përmendur përsëri ristrukturimin drejt më shumë prodhimit të automjeteve me elektrik si një shtytës kryesor për këtë avancim./DW
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka vizituar së...
Sindikata Ver.Di ka paralajmëruar një grevë për të premten...
Sot në GJKKO është zhvilluar seanca paraprake për incenera...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, do të mbledhë grupin parlament...
Avokati Spartak Ngjela, që aktualisht vetëm titullin ka si...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka folur mbi skandalin e Mc...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të ish-m...
Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se do të nisin ...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se çësh...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është shprehur për me...
Ish-ministri dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu,...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, e ka kaluar ditën e Shën V...
Sot pritet të zgjidhet kreu i Gjykatës Kushtetutës. Për k...
Nesër në orën 10:00 pritet të zhvillohet seanca plenare e ...
Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë përgjatë vit...
Një vit më parë, Jens Stoltenberg po përgatitej të përfund...
E ardhmja për Bashkimin Europian është e qartë: Kariki...
Avokati mbrojtës i ish kryeprokurorit të Përgjithshëm ...
Avokati i ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llal...
Indinjata e djeshme e grave socialiste në Kuvend ndaj gjuh...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...