Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, po zhvillon një vizitë zyrtare në Irlandë, në kuadër të turit të diplomacisë parlamentare, me synim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjen për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u prit në takim nga kryetarja e Parlamentit irlandez, Verona Murphy, ku u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe u theksua rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit parlamentar si një instrument kyç për forcimin e dialogut politik dhe afrimin mes dy vendeve.
Gjatë bisedës, kryetari Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës ndaj politikës së zgjerimit të Bashkimit Europian dhe integrimit të Shqipërisë, duke nënvizuar përparimin konkret të vendit në kuadër të reformave, veçanërisht në forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.
Duke venë në dukje rrënjët, vizionin dhe vlerat europiane të shqiptarëve, kryetari Peleshi nënvizoi se anëtarësimi në BE gëzon një mbështetje shumë të gjerë popullore dhe një konsensus politik dhe parlamentar.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e rolit të Irlandës në kuadër të Presidencës së ardhshme të Këshillit të Bashkimit Europian, të cilën Irlanda do ta marrë në korrik 2026, si një moment kyç për avancimin e procesit të zgjerimit dhe mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.
Palët diskutuan gjithashtu mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët si ekonomia, turizmi, energjia, inovacioni dhe arsimi, si dhe mbi rolin e diasporës shqiptare në forcimin e lidhjeve kulturore dhe shoqërore mes dy vendeve.
Vizita e kryetarit të Kuvendit në Irlandë është pjesë e një angazhimi më të gjerë për të forcuar diplomacinë parlamentare dhe për të rritur mbështetjen ndërkombëtare për Shqipërinë në rrugën e saj europiane.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Parlamentit të Irlandës, në kuadër të procesit të anëtarësimit.
Kryetari i Kuvendit shoqërohet në këtë vizitë zyrtare në Irlandë nga delegacioni i Kuvendit, i përbërë nga deputetët Bora Muzhaqi, Genti Lakollari, Erion Malaj dhe Blendi Himçi si edhe nga Ambasadori Uran Ferizi./ CNA
Bordi i Transparencës ka marrë vendimin për çmimet e reja ...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ...
Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare kërkesën e...
Sot do të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore në Apelin e...
Një raport i Komisionit të VI Rajonal Antimafia në Itali, ...
Gazetari Artan Hoxha ndau sot detaje lidhur me ngjarjen tr...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço analizoi sot de...
Jetmir Pepa dhe familjarët e tij mundën të investonin dhe ...
Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dërguar Komitetit të ...
Ndryshime të tjera në radhët e Policisë së Shtetit. Sot ra...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-kryetari i Gjykatës...
Gjykata e Lartë ka urdhëruar Komisionin Qëndror të Zgjedhj...
Sot, GJKKO ka dhënë një vendim në lidhje me ish-ministrin ...
Avokati i pandehur i Erion Veliajt, Plarent Ndreca vazhdon...
GJKKO ka shpallur fajtorë dhe dënuar tre persona, të cilët...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për herë t...
Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka mba...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar zyrtarisht se gjykata...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Ilir...
Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka rea...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...