Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

GJKKO ka shpallur fajtorë dhe dënuar tre persona, të cilët u morën të pandehur për ndikim të paligjshëm në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, që u zhvillua në maj të vitit të kaluar nga Prokuroria e Posaçme.
Bëhet fjalë për shtetasit: Edison Çukaj alias Gjoka, Ervis Deti dhe Bexhed Mema.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Engjëllushe Tahiri dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 35, datë 27.04.2026 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison Çukaj alias Gjoka, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë të Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit burgim.
Në bazë të neneve 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale, përshkak se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin Nr. 34 datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëse nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal të pavuajtur.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Deti, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 2 (dy) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit e 4(katër muaj) burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga dita që ky vendim të marrë formë të prerë dhe të vuhet në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bexhed Mema, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 2 (dy) vjet burgim. 8. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit e 4(katër) muaj burgim.
Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Bexhed Mema, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin i pandehuri. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 2 (dy) vite e 8 tetë muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit.
Në bazë të nenit 261/1/b dhe 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” caktuar me vendimin Nr. 34 datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Lidhur me Provat materiale bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale, gjykata disponon si më poshtë ku: 1 (një) aparat telefonik i markës “Samsung Galaxy A16”, me numër IMEI 1: **** dhe IMEI 2: **** i cili ka në brendësi kartën SIM të kompanisë italiane me numër serial ****, i shtetasit Edison Cukaj alias Gjoka të kthehet këtij të fundit; 1 (një) aparat telefonik i markës “Iphone 12 ProMax”, me numër IMEI 1: **** dhe IMEI 2: **** i cili ka në brendësi kartën SIM të kompanisë vodafone me numër serial ****, i shtetasit Bexhed Mema të kthehet këtij të fundit; 1 (një) aparat celularë i markës Samsung blu e errët model galaxy A21S në gjëndje të ndezur pa kod hyrës me nr IMEI 1: **** dhe IMEI 2: ****, sim kartë ****, i shtetasit Armand Tragaj të lihet në dispozicion të dosjes së ndarë; 1 (një) aparat celularë i markës Samsung galaxy A3, me nr IMEI 1: **** i shtetasit Ervis Deti, të kthehet këtij të fundit. 13. Në bazë të nenit 224 të K.Pr.Penale, CD me të dhënat përkatëse, mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor. 14. Shpenzimet hetimore si dhe ato gjyqësore (sipas proçesverbalit bashkëlidhur), ju ngarkohen solidarisht të pandehurve. 15. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar./CNA
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për herë t...
Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka mba...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar zyrtarisht se gjykata...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Ilir...
Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka rea...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e sotme për...
Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm ish-drejtorin e...
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri, ambas...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar se një pjesë e k...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e Shk...
Segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te mb...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Arbër Veliajt, vël...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një reagim lidhu...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshku...
Gazetari Artan Hoxha ndau sot detaje nga procesi gjyqësor ...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ndau sot detaje nga seanca ...
Avokati Kujtim Cakrani komentoi sot qëndrimin e ish-presid...
Gazetari Poli Hoxha komentoi sot lidhur me qëndrimet pë pr...
Të dhënat zyrtare të tregut të pasurive të paluajtshme në ...
Shqipëria është vendi i parë në botë që ka prezantuar një ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...