Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Jetmir Pepa dhe familjarët e tij mundën të investonin dhe të fshihnin në Shqipëri, dhjetra biznese, që sipas një përllogaritje të kapin vlerën e 69 milion eurove.
Nga bisedat e publikuara me SkyEcc, vëllezërit Pepa flasin midis tyre për tendera rindërtimi si edhe për leje ndërtimi në zonën më të lakmuar të Tiranës, atë të ‘21 Dhjetorit’. Shoqëri që selinë e saj qendrore e ka në zonën industriale në autostradën Tiranë-Durrës.
Aty ku SPAK tashmë e ka vënë në sekuestro, bashkë me shumë biznese të tjera në të cilat janë aksionerë në masën më të madhe dhe ku gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit janë sekuestruar pasuri me vlerë 12 milionë euro.
Grup kriminal i cili gjatë viteve 2019-2021, ka operuar në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, ku janë dokumentuar 8 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha.
Po kështu pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme me vendimin nr.20, datë 14 Prill 2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurimit ‘arrest në burg’, ndaj 11 shtetasve shqiptarë.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur zbatimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve:
Fation Marku, i datëlindjes 20 Shkurt 1992
Lulëzim Pepa, i datëlindjes 6 Korrik 1974
Anton Kola, i datëlindjes 19 Qershor 1993
Ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Bashkëpunim me hetuesit e BKH vazhdojnë me veprimet proceduriale dhe operative për lokalizimin e shtetasve të tjerë, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë personale ‘arrest në burg’.
Disa prej këtyre personave të cilët nuk ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ndër personat kyç të cilët nuk u mundën të ndalohen, janë edhe Aleks Pepa dhe vëllai i tij Jetmir Pepa. Ky i fundit siç thamë i njohur edhe si ‘Kazanova’.
Ndërsa në listën e bizneseve të sekuestruara janë edhe llogari të shumta bankare, sipërfaqe të mëdha toke, hotele, deri dhe automjete luksoze.
Një pjesë e tyre të regjistruara në emër të familjarëve të cilët nuk kishin asnjë mundësi financiare për t’i blerë me të ardhurat që deklaronin nga punësimi.
Ku një pjesë e këtyre familjarëve që posedonin këto pasuri marramendëse, ishin të punësuar me rroga minimaliste, pikërisht në këto biznese që shërbenin si pastrim të parave të trafikut të drogës.
Në total janë sekuestruar 231 pasuri, shoqëri tregtare, sipërfaqe toke, apartamente, njësi tregtare, apartamente, llogari bankare të shoqërive dhe në emër të individëve të ndryshëm dhe automjete luksoze.
Konkretisht pasuritë e sekuestruara janë:
Shoqëria ‘Pepa Group’ me qeli qendrore në Kashar, km 6, Autostrada Tiranë-Durrës
Shoqëria ‘HEC ARSTI’ me seli qendrore në Shkodër, Fierzë
Shoqëria ‘B.I.V’ shpk, me seli qendrore Lezhë, Rubik fshati Fan, ku 50 për qind të aksioneve i përkasin ortakut të ‘Pepa Group’.
Shoqëria ‘Shëngjini 2013’ shpk, me seli qendrore Lezhë, në masën 50 për qind të cilët i përkasin ortakut të ‘Pepa Group’
Shoqëria ‘Oxford Hotel’, shpk, njësia Bashkiake nr.1, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë e kapitalit të shoqërisë.
Shoqëria ‘Maison Nuve Aesthetics’, me seli qendrore në Tiranë.
‘E.DK.AL’ shpk, me seli në Ishull-Shëngjin, me emrin tregtar ‘Soluna’, etj.
Por cilat janë bizneset në të cilat vëllezërit Pepa kishin investuar dhe i kishin fshehur në emër të familjarëve të tyre.
Cili ishte mekanizmi që ata kishin zgjedhur për të pastruar paratë e trafikut ndërkombëtar të kokainës?
Sipas SPAK, asnjë nga bizneset në emër të familjes Pepa, nuk e justifikon burimin e ligjshëm të të ardhurave.
Kjo bazuar në të gjitha të dhënat e punësimit që kanë lidhje me drejtuesit e këtyre bizneseve.
Nga ku del se një nga vëllezërit Pepa, nuk e justifikon burimin e të ardhurave nga punësimi në Shqipëri në 10 vitet e fundit.
Kjo, krahasuar me investimin që ai ka bërë në biznese të ndryshme.
Ku sipas Spak, konkretisht, të ardhurat e personave të poshtëpërmendur kanë qenë tejet modeste.
Ndërkohë që ata rezultojnë se ata kanë krijuar veprimtari tregtare, të cilat nga tërësia e hetimeve dhe mungesa e mjeteve financiare konsiderohen si mënyra për të fshehur burimin e paligjshëm të financimit të pasurive të krijuara, permes skemave fiktive, të fshehura nën veprime juridike.
Shtetasi Lulëzim Pepa, nga muaji mars 2012 deri në muajin tetor 2025, ka qenë i punësuar në disa subjekte private, sikurse në subjektin ‘Pepa Group’, ku në total është paguar me pagë bruto në vlerën prej 104 milionë lekë të vjetra.
Shtetesja L. Pepa, për të njëjtën periudhë është paguar me pagë bruto në vlerën prej 35 milionë lekë të vjetra.
Shtetasi Urim Pepa për periudhën dhjetor 2012-maj 2021, në total është paguar me pagë bruto në vlerën prej 93 milion lekë të vjetra.
Shtetasja B. Pepa, për periudhën nga muaji tetor 2015 deri në tetor 2025, në total është paguar me 53 milionë lekë të vjetra.
Shtetasi Jetmir Pepa, rezulton se për periudhën nga muaji korrik 2019 deri në tetor 2025, ka qenë i punësuar në një subjekt privat dhe në total ështe paguar me 50 mijë lekë të vjetra.
Shtetasi Lekë Pepa, nga muaji dhjetor 2011 deri në maj 2012, është paguar në vleren prej 99 mijë lekë të vjetër.
Shtetasja V. Pepa, në total është paguar nga muaji dhjetor 2012 deri në gusht 2025 në vlerën prej 55 milionë lekë të vjetra.
Ndërsa shtetasi Aleks Pepa, nuk rezulton të ketë qenë i punësuar në Shqipëri.
Ashtu si shtetasja B. Pepa, që nuk kishte histori punësimi.
Nga hetimet e SPAK rezulton se vetëm një nga vëllezërit Pepa, konkretisht Urim Pepa, që ka ndërruar jetë në një aksident fatal në vitin 2021, kishte themeluar së bashku me bashkëshorten e tij shtetasen B. Pepa, shtatë shoqëri tregare.
Konkretisht ‘Pro Home’, sh.p.k me datë regjistrimi 26 Qershor 2012.
‘Pepa Group’, sh.p.k, me datë regjistrimi 15 Tetor 2014.
‘Oxford Hotel’, sh.p.k, me datë regjistrimi 14 Qershor 2017.
‘Property Investment 2020’, sh.p.k.
Gjithashtu shoqëria ‘Pepa Group’ sh.p.k, kishte blerë 33.5 % të kuotave në vitin 2018 të shoqërisë ‘HEC ARSTI’, sh.p.k, me datë regjistrimi 1 Prill 2016
Dhe ne vitin 2022 po kështu kishte blerë 50 % të kuolave të shoqërisë ‘IUV’, sh.p.k, me datë regjistrimi 1 Janar 2003.
Shoqëri të cilat në fakt rezultojnë në bilancet e tyre vjetore ose me humbje, ose me fitime minimaliste.
Por edhe pse pas vdekjes së bashkëshortit në aksidentin tragjik të ndodhur më 19 Maj 2021 në Mamurras, një pjesë e rëndësishme të kompanisë ‘Pepa Group’, i kaluan shtetases B. Pepa dhe fëmijëve të tyre, në fakt SPAK ka zbuluar se të gjitha asetet kontrolloheshin nga Lulëzim Pepa.
I cili ndërkohë menaxhonte të gjithë pasuritë e vëllezërve, në emër të familjes.
Referuar ekstraktit historik të QKB-së, ortakët e shoqërisë ‘Pepa Group’, sh.p.k, kanë qenë shtetasit Urim Pepa dhe bashkëshortja e tij shtetasja B, Pepa.
Pas vitit 2021 ku shtetasi Urim Pepa ndërroi jetë, ortakët e shoqërisë u bënë shtetasja B. Pepa dhe fëmijët e saj me 25 % të kuotave secili, por de fakto të gjitha shoqëritë në emër të familjarëve Pepa, u menaxhuan nga vëllai i madh i familjes Pepa (ku pronar janë të gjithë vëllezërit Pepa), konkretisht nga shtetasi Lulëzim Pepa.
Edhe këtu platforma që nxorri zbuluar se kush ishte në të vërtetë menaxheri i pasurive të vëllezërve Pepa, u bë Sky Ecc.
Si edhe nga prokurat e vitit 2022, ku pavarësisht se administratore e këtyre pasurive ishte motra e tyre, shtetasja V, Pepa, të gjitha veprimet në emër të shoqërisë ‘Pepa Group, sh.p.k, autorizoheshin nga shtetasi Lulëzim Pepa.
Ashtu si në një tjetër prokurorë të vitit 2023, ku administratorja dhe njëkohësisht ortake e shoqërisë ‘Oxford Hotel’, sh.p.k, ka emëruar si përfaqësues të përgjithshëm shtetasin Lulëzim Pepa.
Duke i dhënë kështu atij jo vetëm të drejtën e administrimit, por në thelb të gjitha të drejtat vendimarrëse që u takojne ortakëve të shoqërisë tregtare./ Në Shënjestër
Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dërguar Komitetit të ...
Ndryshime të tjera në radhët e Policisë së Shtetit. Sot ra...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-kryetari i Gjykatës...
Gjykata e Lartë ka urdhëruar Komisionin Qëndror të Zgjedhj...
Sot, GJKKO ka dhënë një vendim në lidhje me ish-ministrin ...
Avokati i pandehur i Erion Veliajt, Plarent Ndreca vazhdon...
GJKKO ka shpallur fajtorë dhe dënuar tre persona, të cilët...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për herë t...
Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka mba...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar zyrtarisht se gjykata...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Ilir...
Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka rea...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e sotme për...
Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm ish-drejtorin e...
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri, ambas...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar se një pjesë e k...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e Shk...
Segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te mb...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Arbër Veliajt, vël...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një reagim lidhu...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...