“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Me një përzierje të këndshme kulturore dhe letrare, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim me Teatrin “ArbnoriIlir”, shfaqën para bashkëvendësve tanë në Vjenë, një program të bukur dhe plot ndjenjë atdhedashurie, shoqëruar me poezi, pika muzikore dhe përurime librash. E gjithë kjo me rastin e Festave të Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Alfabetit.
Festat e Nëntorit sërish i afrojnë dhe bëjnë bashkë shqiptarët gjithandej globit, njashtu edhe në Austri, ku jetojnë e veprojnë një numër i madh i tyre. Me këtë rast, LSHKSHA “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim me Teatrin “Arbnoriilir”, në një ambient të bukur artistik, mbajtën një orë letrare, ku disa anëtarë lexuan krijimet e tyre dhe disa krijues të tjerë, të ardhur nga Zvicra, përuruan veprat e tyre më të fundit.

Ardita Lajçi-Gjocaj paraqiti para artdashësve romanin e saj “Hije që mbesin”, një roman me një përmbajtje të ndjeshme mbi dhunën seksuale të agresorit në luftën e fundit për çlirim në Kosovë, ndërsa poeti Besnik Camaj librin e tij me poezi “Fryma e kandilit të dehun”, një vëllim i çmuar shumë nga lexuesit e kritikët, me copëza poetike, siç do të thoshte vetë autori, “thërrmija apo trohë të vogla”, të mbetura anësh nga libri paraprak “Strehë dashnie”.
Për mbarëvajtjen dhe udhëheqjen e këtij organizimi kulturor u kujdes poetja shkodrane Gabriela Mujaj, e cila lexoi me shumë patos emocional dhe fuqi artistike disa poezi të autorëve në sallë.

Anton Marku, poet dhe kryetar i LSHKSHA “Aleksandër Moisiu” pasi i falënderoi mysafirët për pjesëmarrje, uroi Festat e Nëntorit, të cilat na bashkojnë të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhemi, pa marrë parasysh dallimet krahinore, politike e fetare.
Në emër të Ambasadës së Kosovës në Austri përshëndeti zyrtari z. Jeton Maliqi, ndërsa të Fondit Austriak të Integrimit, z. Bahri Troja. Me praninë e tyre e nderuan këtë aktivitet znj. Manjola Z. Lumani, profesoreshë e gjuhës shqipe në Universitetin e Durrësit, znj. Alketa G. Fazliu, poete dhe gazetare pranë RTK-së, si dhe sopranoja e talentuar shkodrane Gesu Zefi, të cilat morën fjalën dhe përshëndetën të pranishmit dhe uruan festat. Të pranishëm ishin edhe mësuesit e gjuhës shqipe Miradije Berisha dhe Osman Ademi.

Në pjesën e parë të programit, me nga disa poezi u paraqitën Violeta Allmuça, Kimete Krasniqi-Prebreza, Besim Xhelili, Gabriela Mujaj dhe Angjelina Marku, në pjesën e dytë u përuruan romani “Hije që mbesin” i autores Ardita Lajçi-Gjocaj dhe vëllimi poetik “Fryma e kandilit të dehun” i autorit Bes Camaj. Një shkëputje nga romani gjergjësisht disa poezi nga vëllimi poeti i lexoi znj. Arilda Lleshi. Në pjesën e tretë, autori nga Shkodra me banim në Vjenë Gjergj J. Kola, bashkë me znj. Enxhi Rroji shfaqën një shkëputje të shkurtër të dramës së tij të radhës “Krishtlindje për fillestarë”, e cila në prag të Krishtlindjes, do të vihet në skenë para publikut vendas. Për shoqërimin muzikor të programit u përkujdes Prof. Lejla Agolli dhe në fund u shtrua një koktej rasti.








Nashiferi, një nënë e moshuar ka prekur me historinë e saj...
Në Policinë e Shtetit janë zhbllokuar gradat për punonjësi...
“SKY” dhe “Encro Chat” kanë zbërthyer disa grupe krimi...
Disa turistë që kishin zgjedhur të kalonin fundjavën n...
Ish-trajneri i Anglisë, Terry Venables, ka ndërruar je...
Një 60-vjeçar në Kolonjë ka humbur kontaktet me familjen e...
Shumë nga vendet që kanë sanksionuar Rusinë për luftën në ...
Katër vite më parë më, 26 nëntor 2019, tërmeti me magn...
Skiatorja Lara Colturi ka dalë e para në botë në raund...
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka folur l...
Kandidati që fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Hi...
Këto janë pamjet mahitëse që vijnë sot nga Dardha, Pis...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar lidhur me situatën në te...
Në të gjitha akset e vendit qarkullimi është i hapur d...
Katër vite më parë mëngjesi i 26 nëntorit të 2019, nuk...
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë dhe 6 të tjerë...
Shqipëria ka shënuar një tjetër hap shumë të rëndësish...
Pas bllokimit të një nate më parë për shkak të reshjev...
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Krenar Ah...
Një kirurg 40-vjeçar me origjinë shqiptare është dënua...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...