Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen "Meta"/ Ja kur do të mbahet e radhës
Seanca paraprake për dosjen “Meta” në Gjykatën e Posaçme ë...

Gjatë seancës së sotme parlamentare, ministrja Kumbaro kërkoi mbështetjen e përfaqësuesve të Kuvendit të mbështesin trajtimin financiar të të gjithë mësuesve të punësuar në sistemin tonë arsimor përpara vitit 2017.
“Një nga ndryshimet kryesore lidhet me standardizimin dhe harmonizimin e normave ligjore për trajtimin financiar të personelit mësimdhënës që janë punësuar përpara datës 01 mars 2017 me kohë të plotë dhe pa afat dhe që zotërojnë diploma që referuar ligjit 'Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë', diplomat e tyre nuk ekuivalentohen me 8 semestra, për shkak të kohëzgjatjes së programeve të studimit.
Janë 6,761 punonjës mësimorë që do të përfitojnë nga kjo nismë, lidhur me trajtimin e barabartë të kësaj kategorie në raport me personelin mësimdhënës,” tha ministrja Kumbaro.
Ministrja theksoi se ky propozim që paraqitet sot vjen në kuadrin e politikave të qeverisë shqiptare për mbështetjen e personelit mësimdhënës, si një element kyç në edukimin e brezit të ri dhe formimin e së ardhmes.
“Ky hendek lindi pas rritjes historike të pagave që qeveria shqiptare ndërmori në korrik të vitit 2024, kur për herë të parë pagat e punonjësve arsimorë pësuan një rritje shumë kuptimplotë, duke e çuar pagën mesatare të një mësuesi deri në 950 euro. Ka qenë në vullnetin e Ministrisë së Arsimit që nga dita 1 për t’i dhënë rrugëdalje këtij problemi;
Por kjo çështje, teksa po gjendej zgjidhja ligjore, u dërgua nga një grup interesi në Gjykatën Kushtetuese, duke sjellë bllokimin e këtij procesi deri në shprehjen e Gjykatës.
Me t’u shprehur instanca më e lartë e drejtësisë, sigurisht rimorëm këtë kauzë duke punuar bashkë me ekipin e Ministrisë së Arsimit shumë intensivisht gjatë këtyre javëve”, vijoi ministrja e Arsimit.
Gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro kërkoi gjithashtu mbështetjen për një shtrirje më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse të programit “Pas shkolle”.
“Programi 'Pas Shkolle' synon ta shndërrojë shkollën në një mjedis komunitar, social dhe edukativ, ku fëmijët të kenë mundësi të zhvillojnë talentet e tyre përmes veprimtarive jashtëkurrikulare, të qëndrojnë larg ndikimit të tepruar të ekraneve dhe të ndihen të sigurt e të mbikëqyrur edhe përtej orarit mësimor dhe kërkon një bazë të qartë ligjore dhe rregullatore.
Bazuar në përvojat dhe shembujt e vendeve anëtare të OECD-së, si dhe në literaturën e disponueshme profesionale dhe shkencore, veprimtaritë pas shkollës synojnë të krijojnë një mjedis të pasur dhe të sigurt për nxënësit.
Ne besojmë se, me mbështetjen tuaj, “Pas Shkolle” mund të shtrihet në mënyrë graduale dhe të strukturuar në të gjithë sistemin parauniversitar, duke u kthyer në një model të qëndrueshëm që i shërben jo vetëm fëmijëve, por edhe familjes dhe komunitetit në tërësi”, tha ministrja Kumbaro.
Ministrja Kumbaro njoftoi se nga viti tjetër, pjesë e olimpiadave kombëtare, do të jetë edhe olimpiada e gjuhëve të huaja./ CNA
Seanca paraprake për dosjen “Meta” në Gjykatën e Posaçme ë...
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur kontrollet dhe monitori...
Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë fjalën në Kuvend ku ka...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kritiku...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u është drejtuar socialistëve ...
Në më pak se një orë Parlamenti është kthyer sërish në një...
Seanca plenare është ndërprerë, pasi kryeparlamentari Niko...
Sot në seancën parlamentare, Elisa Spiropali, e zhveshur n...
Komisioni i Etikës ka vendosur të pranojë kërkesën e grupi...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sot...
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me një minutë heshtje...
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka folur për reformim...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, më 5 mars 2026, n...
Një projektvendim i nxjerrë për konsultim nga Ministria e ...
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi sot detaje të reja lidhur m...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” ka fol...
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adri Nurellari kom...
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adri Nurellari u n...
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës ka ndarë so...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndarë një njo...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...