Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kritikuar ashpër mënyrën e drejtimit të seancës parlamentare, duke akuzuar mazhorancën dhe drejtuesin e Kuvendit, Niko Peleshin, se po kufizojnë të drejtat e opozitës për të folur dhe replikuar.
Në fjalën e tij në Kuvend, Këlliçi iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke i kërkuar të distancohet nga ajo që e quajti një qasje që e kthen Parlamentin në “mburojë të korrupsionit”.
Sipas tij, opozita po përballet me ndërprerje të fjalës dhe përjashtime nga seancat.
Deputeti demokrat përmendi edhe rastin e përjashtimit të tij nga seancat, vendim i marrë nga Komisioni i Etikës i drejtuar nga Ulsi Manja.
Ai tha se ishte ndëshkuar pasi kishte kërkuar që në rendin e ditës të vendosej kërkesa e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për masë sigurie ndaj zëvendëskryeministres.
Këlliçi kritikoi gjithashtu nismën e Partisë Socialiste të Shqipërisë për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, e cila sipas tij synon të përgjysmojë kohën e diskutimit të deputetëve nga 10 në 5 minuta. Ai e cilësoi këtë një përpjekje për të kufizuar zërin e opozitës.
Në përfundim, Këlliçi i bëri thirrje mazhorancës që të shmangin provokimet dhe të qëndrojnë në lartësinë e detyrës, duke garantuar të drejtat parlamentare për të gjithë deputetët.
“Duke qenë se rikthehem pas tre muajsh, mendova se kishe reflektuar edhe i kishe marrë parasysh të gjitha shqetësimet e partnerëve, edhe takimet që ke bërë, se je nga të paktët politikanë që je pritur edhe në Amerikë. Por me sa duket, largimi i ministres së Jashtme, si pjesë e klubit të anglishtfolësve në PS, të ka detyruar të radikalizohesh nga ndonjë merak i brendshëm që mund të kesh.
E nise me zotin Balliu, tre muaj edhe ai i përjashtuar, i hoqe fjalën. E tentove me zonjën Zhupa, e vazhdove me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së. Nuk e kuptoj këtë qasje tënden. Është absurde. Kjo shkon paralel edhe me nismën e Partisë Socialiste për të ndryshuar sërish në mënyrë të njëanshme rregulloren dhe për të përgjysmuar minutat e deputetëve, nga 10 në 5.
Niko, shkëputu nga qasja që ka marrë ky Kuvend për t'u bërë mburojë e korrupsionit, ta them sinqerisht. Unë jam përjashtuar me vendimmarrjen tuaj dhe të Komisionit të Etikës drejtuar nga Ulsi Manja, sepse kam kërkuar pikërisht të zbatohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për masën e sigurisë për zëvendëskryeministren dhe ta vinte në rend dite, se është çështje prioritare. Këtë e kërkon Brukseli, këtë e kërkojnë shqiptarët, këtë e kërkon integrimi europian i vendit. Por është absurde që pas tre muajsh të vish në Parlament dhe situata të jetë më e agravuar. Është absurde që t'i privosh deputetët e opozitës nga e drejta edhe për replikë, edhe për fjalë, dhe t'u ndërhysh në fjalë madje...
Është e turpshme kjo mënyrë drejtimi e seancës. Kur nuk keni asnjë fyerje, asnjë etiketim, as nga deputetët e opozitës, dhe për më tepër, çohet kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, fyen kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, fyen deputetët e opozitës, i flet edhe në emër të besimit, dhe ndërkohë i tërhiqet vëmendja kreut të Grupit Parlamentar të PD-së. Kjo është e paimagjinueshme, sinqerisht.
Lini edhe provokimet, lini edhe këto tentativa për të ndezur konflikt brenda opozitës. Ju garantoj që është mirë për ju të qëndroni në lartësinë e detyrës suaj”, tha Këlliçi./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u është drejtuar socialistëve ...
Në më pak se një orë Parlamenti është kthyer sërish në një...
Seanca plenare është ndërprerë, pasi kryeparlamentari Niko...
Sot në seancën parlamentare, Elisa Spiropali, e zhveshur n...
Komisioni i Etikës ka vendosur të pranojë kërkesën e grupi...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sot...
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me një minutë heshtje...
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka folur për reformim...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, më 5 mars 2026, n...
Një projektvendim i nxjerrë për konsultim nga Ministria e ...
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi sot detaje të reja lidhur m...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” ka fol...
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adri Nurellari kom...
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adri Nurellari u n...
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës ka ndarë so...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndarë një njo...
GJKKO ka shpallur sot vendimin për tetë ish-zyrtarët e pan...
Këtë të mërkurë është pezulluar nga detyra Ulian Shpatarak...
Autoriteti i Konkurrencës ka bërë një njoftim zyrtar në li...
Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për dosjen...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...