FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...

Liderët e NATO-s pritet që të arrijnë pajtueshmëri për një përforcim të madh të aleancës në krahun lindor, kur të takohen të mërkurën në Madrid.
Qëllimi i këtij vendimi është forcimi i aleancës, pas pushtimit rus në Ukrainë.
Ky vendim përbën “ndryshim themelor në parandalim dhe mbrojtje”, brenda aleancës, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në nisje të samitit treditor.
Ai ka thënë në disa komente paraprake se vendimet e këtij samiti do të bëjnë rishikimin më të thellë të politikave për mbrojtje prej Luftës së Ftohtë.
Lufta në Ukrainë ka krijuar një atmosferë të re brenda aleancës perëndimore, pas disa viteve të mospajtimeve të brendshme dhe rritjes së tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, në kohën sa Donald Trump ka qenë president i SHBA-së.
Presidenti francez Emmanuel Macron e ka përmendur më 2019 se NATO-ja po përballej me “vdekje të trurit”, teksa rriteshin dilemat për rrugën që po merrte aleanca.
Fundi kaotik i intervenimit 20-vjeçar të SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan, ka ndikuar pak, derisa lufta në Ukrainë ka vënë theksin te qëllimi kyç i aleancës: mbrojtja kolektive.
Pushtimi rus në Ukrainë “e ka bërë edhe më të qartë” sa e rëndësishme është NATO-ja për të ardhmen, ka thënë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në nisje të takimit.
Përveç frymës së re, NATO-ja do të pranojë edhe anëtarë të rinj, pasi Suedia dhe Finlanda kanë vendosur të braktisin neutralitetin dhe të anëtarësohen në këtë aleancë, pas nisjes së pushtimit rus.
Turqia është pajtuar të martën që të heqë veton për anëtarësimin e të dyja këtyre shteteve në NATO, pas nënshkrimit të zotimeve nga Suedia dhe Finlanda për luftim të terrorizmit.
Ankaraja ka kundërshtuar anëtarësimin e këtyre dy shteteve për disa javë, duke i akuzuar për mbështetje të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe YPG-së, një milici kurde me bazë në Siri.
Ankaraja i konsideron të dyja këto organizata si terroriste.
Të mërkurën, aleanca trans-atlantike pritet të arrijë marrëveshje për të pozicionuar më shumë pajisje afër Rusisë, përfshirë armët e rënda, të rrisë numrin e trupave të NATO-s në Evropën Lindore dhe të rrisë numrin e forcave në gatishmëri të lartë nga 40,000 në 300,000.
Aleatët e NATO-s janë ende duke finalizuar përbërjen e trupave që do të angazhohen në Evropën Lindore, pasi disa vende anëtare dëshirojnë të shmangin bazat e përhershme për shkak të kostove të mëdha.
Baltiku, sidomos Estonia, kanë shtyrë NATO-n që të ndryshojë taktikat pas pushtimit rus në Ukrainë dhe që të sigurojë mbrojtje të plotë të territorit në Evropën Lindore.
Aleanca perëndimore me 30 vende anëtare, pritet të pajtohet edhe për një koncept strategjik që vë në pah misionet dhe detyrat e NATO-s.
Përditësimi i fundit i politikave është bërë më 2010.
Aty pritet që Rusia të kategorizohet si kërcënimi më i madh për NATO-n në 10 vjetët e ardhshëm, si dhe të përmendet Kina për herë të parë.
Vendet partnere të NATO-s në rajonin e Indo-Paqësorit – Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Koreja Jugore – janë duke marrë pjesë në samit, një shenjë se lufta në Ukrainë ka marrë gjithë vëmendjen e aleancës.
Vendet anëtare të NATO-s po planifikojnë që të tregojnë përkushtim se do t’i ndihmojnë Ukrainës në periudhë afatgjatë me pajisje, trajnim dhe modernizim të pajisjeve ushtarake të periudhës sovjetike./REL
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka diskutu...
Analisti Milaim Zeka, i ftuar në "A Show" me Adi Krast...
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur nënshkrimin e mem...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur...
Ish-ministri Ylli Manjani, i ftuar në A Show me Adi Kr...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë një deklara...
Gazetari Lutfi Dervishi ka kritikuar qëndrimin e media...
Gazetari Lutfi Dervishi, ka fajësuar policinë, prokuro...
Vrasja e Pjerin Xhuvanit mund të ishte parandaluar nës...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka bërë një r...
Partia Demokratike ka thirrur një protestë kombëtare n...
Klevis Balliu i emëruar tashmë Shef Organizimi i Parti...
Big Brother Albania është një nga realityshowt që ka p...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i shikon me p...
Disa ditë më parë, Gjykata Supreme në Shtetet e Bashku...
Ish kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama është thirru...
Rreth 40% e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni është ...
Asnjë nga bankat që operojnë në Shqipëri nuk klasifiko...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat për 6 të arrest...
Bordi i Transparencës në datë 28 Qershor 2022, në mble...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...