“Ehu, muhabet l*shi”/ Manja dhe Gjiknuri, përplasje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve
Mbledhja e zhvilluar këtë të martë në Komisionin për Çësht...
Mbledhja e zhvilluar këtë të martë në Komisionin për Çësht...

Pensionistët, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rriten me shpejtësi.
Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se në vitin 2022 pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 48% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie nga 45% në 2021.
Në 2022 në të gjithë vendin numëroheshin 481,420 përfitues të pensionit të pleqërisë nga të cilët 231,734 morën pagesa të pjesshme.
Numri i total i pensioneve të pleqërisë në vitin 2022 pësoi rritje vjetore me 4.6%, por ato me pensione të pjesshme u shtuan me 12%. Rritja më shpejtësi e përfituesve me pension të pjesshëm tregon se mosha e tretë rrezikon varfërinë ekstreme, teksa inflacioni ka qenë i lartë dy vitet e fundit.
Skema e sigurimeve shoqërore lejon që të gjithë personat, të cilat nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm të pleqërisë. Çka do të thotë se ata do të marrin pensionin për aq vite pune sa kanë investuar në skemë, por jo më pak se 15 vite gjithsej.
Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë kur plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore ata duhet të kenë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 35 vjet periudha sigurimi dhe të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike.
Në njërën anë rritja e pensionistëve me pagesë të pjesshme ka lehtësuar skemën publike të pensioneve nga rritja e shpenzimeve, por nga ana tjetër po krijohet një problem i madh social me qëndrueshmërinë financiare të moshës së tretë.
Problematikat e tranzicionit dhe informaliteti i lartë në tregun e punës po bën që pensionet e reja të dalin në vlera më të ulëta, vit pas viti.
Ekspertët shpjegojnë se një masë e madhe e pensionistëve që hyjnë rishtas në skemë kanë punuar në të zezë dhe nuk plotësojnë kushtet për pension të plotë. Këtë ecuri e tregon edhe mosha mesatare e viteve të punës për pensionistë që dalin rishtas.
Ekspertët pohojnë se pensionet e reja kanë nisur të reflektojnë problematikën e tranzicionit, sidomos punës në të zezë. Personat, që kanë paguar sigurime në mënyrë të rregullt dhe plotësojnë kriteret, do të kenë të ardhura më të larta se me ligjin e vjetër që zbatohej para vitit 2014. Por, personat që nuk kanë paguar kontribute, duket se do të vuajnë pasojat gjatë pensionimit, pasi pagesat me reformën e re të pensioneve, që nisi të zbatohet pas vitit 2014, bëhen në bazë të kontributeve.
Masa e pensioneve në vendin tonë është nën kufirin relativ të varfërisë me 6.7 USD në ditë rreth 201 USD në muaj.
Në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte 180 USD në muaj ose 90 për qind e kufirit të varfërisë, ndërsa pensioni mesatar në fshat ishte 105 USD në muaj ose 52% e kufirit të varfërisë.
Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Vitin e kaluar, në 2022, pensioni mesatar në qytet arriti sa 44.4 për qind e pagës mesatare neto./ Revista Monitor

Behar Bajrit është personi i cili u arrestua në Francë kët...
Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir S...
Këtë të hënë u mbajt Asambleja Kombëtare e Partisë Sociali...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka thotë se p...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sekretariatin e ri të ...
Kryeministri Edi Rama në fjalën në Asamblenë e Partisë Soc...
Kryeministri Edi Rama foli si për programet e reja të drej...
Kryeministri Edi Rama tha se pranoi ftesën e Fatos Nanos p...
“Shqipëria do të bëhet se sbën vend europian i denjë.” Kë...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kom...
Rama ka shprehur pritshmëri të larta pë turizmin në ve...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëta...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e kësaj të hën...
Kreu i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, është kallzuar ...
Ish-ambasadori i BE-së Luigi Soreca, është rikthyer sëris...
Një 65-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi drejto...
Pas takimit dhe konferencës për shtyp me Predisentin Barja...
Mungesa e ekspertëve dhe specialistëve të aftë po shndërro...
"TiranAgro Food", 21-24 shtator 2023 në sheshin “Skënderbe...
Koreja e Veriut kreu një stërvitje të simuluar të një sulm...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...