Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Ilir Meta, kreu i PL-së, është kujtuar pas pesë ditësh në lidhje me rastin e Lear Kurtit.
Në fakt, më shumë sesa për Learin, Meta është kujdesur të sulmojë Qeverinë duke përdorur ngjarjen e rëndë.
Sipas Metës, Qeveria dhe policia po përpiqen ta trajtojnë si një ngjarje të zakonshme, duke tentuar të fshehin të vërtetën.
“E mbushur me patronazhistë të mbështetur politikisht nga arroganca e Edi Ramës dhe Ministrit të Brendshëm, policia nuk shihet më si një institucion që mbron jetën, por si një kërcënim kriminal, për t’ia marrë jetën. Mbi bazën e disa fakteve, shtrohen disa pyetje.
Cila është arsyeja që policia deklaroi se i riu vdiq në spital, ndërkohë që spitali konfirmoi se kishte shkuar i vdekur”, ka thënë Meta duke shtruar dhe një sërë pyetjesh më pas.
Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:
Rastin tronditës të humbjes së jetës së Lear Kurtit, qeveria dhe policia e Ramës po përpiqet ta trajtojë si një ngjarje të zakonshme për të mbuluar një krim flagrant shtetëror.
Po tentohet të fshihet e vërteta, ndërsa është ende shumë e fresket në kujtesën e të gjithë shqiptarëve, vrasja makabër e Klodian Rashës dhe mashtrimi i policisë së Ramës dhe Ministrisë së Brendshme.
E mbushur me patronazhistë, të frymëzuar dhe të mbështetur politikisht nga arroganca e kryeministrit dhe sjellja dhe qëndrimet e njëjta me të dhe të Ministrit të Brendshëm, policia sot nuk shihet më si një institucion që mbron jetën dhe sigurinë e qytetarëve, por si kërcënim kriminal për ta.
Mbi bazën e disa fakteve publike ulëritëse, që rëndojnë edhe më shumë paligjshmërinë ku është zhytur policia e Ramës, natyrshëm shtrohen disa pyetje.
Cila është arsyeja që policia deklaroi që i riu vdiq në spital, ndërkohë që spitali konfirmoi se ka ardhur i vdekur?
Cilët janë arsyet që autopsia u bë para kohës së detyruar me ligj, sepse autopsia është bërë 5 orë pas vdekjes dhe jo 12 orë sipas ligjit? Dhe u bë nga një ekspert i vetëm, ndërkohë që duhej të bëhej nga një grup ekspertësh?
U përdor si argument që në trupin e të ndjerit u gjet një qese plastike me kokainë, ndërkohë që për arritjen e konkluzioneve, duhet patjetër të kompletohen të gjitha analizat toksikologjike, për të vërtetuar nëse substanca ishte vërtet kokainë dhe e dyta cila ishte niveli i saj në gjak?
Duke qenë se vendngjarja ishte jo më larg se 100 metra nga spitali i Traumës, përse nuk u transportua direkt në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por u dërgua direkt në komisariat.
Si është e mundur dhe si ka mundësi që është lejuar që edhe në krevatin e spitalit, i shtruar, Lear Kurti ka qenë me pranga në duar?!
Disa pyetje:
A kanë pasur kamerat trupi punonjësit e policisë dhe çfarë evidentojnë ato?
A kanë funksionuar kamerat në komisariat dhe çfarë evidentojnë ato?
A ka pasur komunikim të patrullës me sallën operative dhe a është i regjistruar ky komunikim?
Nëse është e vërtetë që i riu ka gëlltitur qesen, përse nuk u pritën analizat toksikologjike për të vërtetuar llojin e lëndës narkotike dhe sasinë e saj në gjak?
Pse u ndryshua versioni nga sëmundje zemre në epilepsi e më pas te ‘gëlltitja e qeses’?
A ka patur prezencë të përfaqesuesit ligjor të familjes gjatë autopsisë? A është marrë miratimi i familjes për kryerjen e autopsisë?
A janë parë kamerat e zonës për veprimet e personit dhe të patrullës?
Janë tronditëse dëshmitë e shokut të ngushtë, prezent në vendngjarje dhe nënës së tij, të cilat pasqyrojnë më së miri veprimet barbare dhe të dhunshme të policisë së Ramës.Ishte policia e Ramës që shkaktoi vetëvrasjen e 31-vjecarit Ilvi Meta në paraburgimin e Kavajës.
Ishte policia e Ramës ajo që vrau 27-vjeçarin Enea Ftoi, babain e tre fëmijëve në Komisariatin e Korçës.
Ishin policët e Ramës që i morën jetën vogëlushes Joniada Avdiaj në Himarë.
Është policia e Ramës që dhunon të rinjtë e të rejat në protesta të drejta dhe legjitime, i dhunojnë me policë të maskuar me xhupa dhe kapuç të zinj, që sillen si kriminelë dhe që nuk kursejnë as gazetarët me dhunën e tyre në prani të kamerave.
Kjo situatë kriminale që ka mbështetës dhe frymëzues personalisht Edi Ramën ka vetëm një zgjidhje:
Largimin e menjëhershëm të Ramës, Ministrit të Brendshëm Çuçi si përgjegjësit kryesorë të krimit shtetëror të përsëritur.
Të procedohet Ard Veliu manipulues i disa ngjarjeve shumë të rënda kriminale të policisë së Ramës. Prokuroria duhet të zbardhë tërësisht ngjarjen, jashtë ccdo ndërhyrjeje dhe presioni qeveritar dhe policor.
Avokati i Popullit duhet të bëjë sa më parë transparencën e gjithë kësaj ngjarjeje kriminale me pasoja tragjike.
Koha nuk pret për të parandaluar vrasje të tjera të qytetarëve nga policia e patronazhistëve të Edi Ramës që atij i duhet vetëm për të vjedhur votat dhe për të dhunuar qytetarët e Shqipërisë. Koha nuk pret për të parandaluar fatkeqësi dhe tragjedi të tjera për familjet shqiptare dhe tronditje të tjera për të gjithë opinionin shoqëror në vendin tonë.
Ndaj i bëj thirrje medias dhe shoqërisë civile të monitorojnë hetimin dhe njëkohësisht të ecim të gjithë së bashku në transparencë të plotë deri në ndëshkimin e autorëve të kësaj tragjedie që mban vetëm një emër policia patronazhiste e Edi Ramës../CNA.al
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ...
Prokuroria Lushnjë ka ekzekutuar 8 masa sigurie për is...
Një 19-vjeçar nga Mallakastra ka përfunduar në prangat e p...
Pedagogët, siç kishin paralajmëruar, kanë protestuar edhe ...
“G Academy”. Kështu e ka quajtur deputetja Grida Duma, aka...
Aleko Miho, pedagog në Fakultetin e Shkencave, departament...
Pedagogët kanë vijuar sërish sot me protesta para Korpusit...
Presidenti Bajram Begaj pritet të shpallë datën e zgjedhje...
Prokuroria e Tiranës pas disa ditësh ka reaguar në lidhje ...
Elidon Çela, shoferi i agjencisë së transportit ndërkombët...
Ndaj institucioneve që nuk respektojnë ligjin, “Për të dre...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Iz...
Nard Ndoka ka folur sot për temën e punësimit. I ftuar në ...
Pedagogët do të vijojnë të bojkotojnë mësimin. Sot kanë pa...
Ish-drejtuesi i policisë së shtetit, Krenar Ahmeti tha për...
Pilotja Egestina Levani deklaroi se ka pasur një moment të...
Çfarë është qarkullimi i ujërave? E thënë thjeshtë, qark...
Ish-drejtuesi i policisë, Krenar Ahmeti, ka deklaruar ...
Emisioni “Review” në "Euronews Albania" ka siguruar pa...
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka bër...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...