Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Akademiku Artan Fuga ka bërë një analizë mbi firmosjen për lirimin nga detyra të Bajram Begajt, i cili të shtunën u zgjodh si Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Fuga ka treguar se ku qëndron problemi dhe ku është juridikisht korrekte dhe jo korrekte procedura e zgjedhjes së Presidentit.
“Ku është juridikisht korrekt dhe ku nuk është procedura e zgjedhjes të Presidentit?
Mos ngatërrojmë imunitetin dhe ekstraterritorialitetin. Territori i ambasadave të huaja në në një vend ka imunitet absolut. Sipas konventave ndërkombëtare. Askush nga forcat e rendit të vendit që pret nuk mund të hyjë atje pa autorizimin e ambasadorit.
Por, aspak të ekstraterritorialitetit që është koncept juridik krejt tjetër. Pra, nuk quhet territori i ambasadave shqiptare si tokë shqiptare. Larg këtij absurditeti në normat juridike ndërkombëtare!
Pra, Presidenti i sotëm nuk e firmosi dekretin për heqjen e gradave ushtarake për kandidatin për president në "tokë shqiptare", por m'u në majë të Stambollit!
Por pyetja është : A ka problem juridik kjo?
Aspak, edhe një herë. Sepse asnjë kufizim të kësaj natyre nuk vendos Kushtetuta e Shqipërisë. Dhe nuk mund të vendosë. Po të ishte kështu asnjë kryetar shteti nuk mund të vizitonte një vend tjetër apo të merrte pjesë në një mbledhje ndërkombëtare, apo drejtuesit e shteteve të ishin mbledhur ta zemë në Bruksel për çështje të Bashkimit Evropian!
Mos ngatërroni këtë çështje me historitë e kaluara të mbretërve klasikë! Kuptojeni historinë e institucioneve në mënyrë krahasuese dhe jo kallup! Sepse tjetër është mbreti autokrat, apo perandori që përfaqëson vetë ai me trupin e tij shtetin nga një presidenti republike parlamentare. Kur një mbret a një president është i përzënë, ose detyrohet të iki në ekzil për arsye të ndryshme, sigurisht ai e humb të drejtën të ushtrojë kompetencat e mëparshme. Ka iku nga detyra, nga funksionet, nga detyrimi, pra nuk mund të ketë më të drejta.
Por, mesa di presidenti aktual as është i përzënë nga territori, as e kanë detyruar të largohet, as ka ikur në ekzil. Si kokrra e mollës për arsyet e veta politike, që i di vetëm ai, por edhe mund të merren me mend, ka shkuar për vizitë ku e ka pritur kryetari i bashkisë së Stambollit, mesa kam marrë vesh nga media.
Pra, deri këtu asnjë problem për proçedurat e zgjedhjes të Presidentit të ri, i cili në fakt është votuar por ende nuk është konsumuar akti i zgjedhjes, pra nuk ka bërë betimin, etj, nuk ka dalë në fletoren zyrtare. Ai mund të votohej edhe pa iu hequr grada akoma, sepse të votohesh nuk është koncept juridik i njëjtë me të zgjidhesh.
Ku qendron problemi? E para, sepse Kushtetuta kërkon që presidenti të propozohet nga një grup deputetësh jo më i vogël se njëzet deputetë. Kurse presidenti nuk u propozua nga një grup i tillë deputetësh, por në emër të grupit socialist. Një "grup deputetësh jo më i vogël se 20" dhe "grupi socialist" nuk janë aspak dy nocione juridike kushtetuese të njëjta. Zëvendësimi i njerit nga tjetri është gabim.
Një e drejtë që u jepej deputetëve socialistë ta zemë në raundin e katërt, sepse të tjerët nuk kishin vepruar në raundet e tjera, u është hequr dhe i ka kaluar në mënyrë piramidale dhe autoritare "grupit socialist".
E dyta është shpejtësia e procedurave që nuk u la kohë deputetëve as ta njohin cv e kandidatit, as të diskutojnë në grup për të, as të shqyrtojnë përputhshmërinë me kërkesat ligjore, as të intervistojnë kandidatët në grup (jo në seancë) si edhe iu kërkua presidentit aktual ta lironte nga gradat ushtarake kandidatit a thua se kishte rënë zjarri dhe duhej thirrur urgjent zjarrfiksi!!! Ky i fundit e liroi pa asnjë shqyrtim për atë që humbte ushtria nga lirimi i një gjeneral majori, çka do të ishte mirë ta bënte duke biseduar me të interesuarin, në dinjitetin e tij, duke u konsultuar me këshillin e sigurisë kombëtare, me ministrin e mbrojtjes, etj, etj.
Por, kjo çështje e fundit ka të bëjë me seriozitetin e procedurave në shtet, që anashkalohen sipas urdhërit të kryeministrit, por jo me çështje kushtetueshmërie.
Kurse "rrëshkitja" nga "grup deputetësh" te "grupi socialist" êshtë një "normativ shift" shumë problematik nga ana e legjitimitetit juridik. Deputeti trajtohet si "burmë" dhe "vidhë" e partisë, dhe jo si bartës më vete i personalizuar juridiksioni!
Ky është debati, ky është problemi jo vetëm për këtë rast, por denbabaden.
Ne zgjedhim deputetë, por partia na i "rrëmben", ata nuk bëzajnë, dhe nuk ushtrojnë detyrimet juridike për të cilat janë zgjedhur!
Ju hiqen kompetencat që u jep Kushtetuta dhe ata nuk bëzajnë, veç urojnë me telegrame qesharake dhe pa sens, si kartolina të Vitit të Ri, kandidatin!”, shkruan Fuga në postimin e tij.
Lëkundjet e tërmetit vijojnë në Shqipëri. Sërish janë ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pa...
Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një foto në rrug...
Zjarri në ishullin e Sazanit po përhapet me shpejtësi ...
Pas zgjedhjes së presidentit, duket se kryeministri Ra...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën e p...
Aktivistja Evi Kokalari, ndoshta e mbetur pa punë në S...
Aktivistja Evi Kokalari nuk i ka ndalur sulmet ndaj CN...
Fundjava për qytetet bregdetare kthehet në një stre...
Plot 78 deputetë zgjodhën ditën e djeshme në seancë pl...
Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i nxeht...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar ditë...
Del videoja nga grabitja që ndodhi rreth një muaj më p...
Policia Rrgore e Tiranës, u ka bërë apel të gjithë dre...
Diplomati Agim Nesho ka komentuar zgjedhjen e Bajram B...
Jemi në sezon plazhi dhe të githë i kanë sytë nga deti...
Presidenti Ilir Meta, ka publikuar disa pamje nga vizi...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e tre ...
Lëkundje tërmeti në Shqipëri. Sipas EMSC, epiqendra ka...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për opera...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...