Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Të dielën, më 15 qershor 2025, gjatë Liturgjisë Hyjnore të kremtuar në Kishën Patrarkale të Shën Gjergjit në Fanar, Patriarku Ekumenik, Tërëshenjtëria e tij, z. Vartolome, drejtoi një fjalë përshëndetëse dhe thellësisht simbolike ndaj Kryepiskopit të ri të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joanit.
Në fillim të fjalës së tij, Patriarku theksoi rëndësinë e pritjes së Kryepiskopit Joan dhe delegacionit të tij.
“E mirëpresim me çdo nderim dhe me dashuri të thellë vëllazërore Kryepiskopin e ri të Kishës së Shenjtë Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, Joanin dhe delegacionin e Tij të përzgjedhur. Në fytyrën e Tij të nderuar përqafojmë tërë popullin besimtar të Kishës sonë motër Orthodhokse të Shqipërisë”,-tha Patriarku duke çmuar lidhjen e pandërprerë të Kishës së Shqipërisë me Patriarkanën Ekumenike.
Vartholomeu vlerësoi rritjen e Kishës në Shqipëri, si shumë Kisha të tjera të Ballkanit dhe të Evropës.
“I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit. Ju, nuk keni ardhur në një vend të huaj, por jeni kthyer në tuajin, në shtëpinë e Kishës tuaj Mëmë shpirtërore, në vendin ku edhe vetë Kisha e Shqipërisë u rrit si bijë e zgjedhur dhe e dashur, si shumë Kisha të tjera të Ballkanit dhe të Evropës”,-vijoi Vartholomeu, duke nënvizuar me ngrohtësi mikpritëse këtë vizitë.
Tërëshenjtëria e Tij përmendi lidhjen e gjatë dhe të thellë të Kryepiskopit Joan me të ndjerin Kryepiskop Anastas.
“Ju kemi njohur, Fortlumturi, për shumë vite si bashkëpunëtorin më të besuar dhe më të çmuar të paraardhësit tuaj të ndjerë, të të paharruarit dhe të papërsëritshmit Kryepiskopit Anastas, Apostullit të ri të Shqipërisë.”-tha Vartholomeu.
Një moment i rëndësishëm i fjalës së Patriarkut ishte vlerësimi i kontributit të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë në Sinodin e Madh dhe të Shenjtë Orthodhoks në Kretë, në vitin 2016, ku Kryepiskopi Anastas së bashku me Imzot Joanin dhe hierarkët e tjerë, ndriçuan me praninë e tyre dhe kontribuuan në mënyrë vendimtare në suksesin e punimeve të Sinodit.
Me një gjuhë të pasur simbolike dhe frymëzuese, Patriarku përmendi gjithashtu rikthimin e pranverës shpirtërore në Shqipëri pas dimrit të gjatë të regjimit ateist, duke përdorur fjalët: “Lavdi Zotit, dimri më në fund kaloi, rrebeshi u largua, lulet u shfaqën mbi tokën e shenjtorëve, martirëve dhe homologjetëve të besimit, të cilët festojnë sot së bashku me të gjithë Shenjtorët”.
Duke vlerësuar veprën 33-vjeçare të Kryepiskopit Anastas, Patriarku tha se ajo tashmë matet me peshore të artë nga historia për tridhjetë e tre vite ai ringjalli, ndërtoi dhe forcoi Kishën përmes veprash kishtare, shpirtërore, akademike, filantropike, arsimore, ndërkishtare, ndërfetare dhe, pa dyshim, apostolike. Trashëgimia që Kryepiskopi i ndjerë Anastas ka lënë është e madhe dhe e rëndë, por e ndritur dhe e lavdishme.
Duke u ndalur tek cilësitë personale të Fortlumturisë së Tij, Patriarku Vartolome u shpreh me bindje për virtytet me të cilat Zoti ka pajisur bujarisht Kryepiskopin Joan për vijimin e veprës ndaj Kishës.
“Zoti ju ka pajisur bujarisht me virtyte: me trimëri dhe fisnikëri, me ndershmëri dhe përkushtim, me njohuri të thella, me formim teologjik dhe shpirtëror, me zgjuarsi dhe zell të pashuar, me besnikëri të devotshme ndaj rregullit kishtar dhe me dashuri sakrifikuese për popullin tuaj, për bashkëpiskopët dhe bashkëpunëtorët tuaj, për atdheun tuaj të bekuar.”-tha Patriarku.
Në përmbyllje, ai garantoi nga ana e Patriarkanës Ekumenike mbështetje vëllazërore.
“Nga ana jonë, Fortlumturi, do të keni mbështetje vëllazërore, bashkëpunim të sinqertë dhe dorë ndihme të gatshme për gjithçka që do t’ju nevojitet.”
Vartholomeu theksoi gjithashtu se në çështjet ndërorthodhokse dhe ndërkishtare, si edhe në përballjen me nevojat globale të njeriut bashkëkohor, do të ketë bashkëpunim të përzemërt.
Fjala e Patriarkut përfundoi me një thirrje të rëndësishme ndaj veprës kishtare.
“Ne kemi detyrimin të japim një dëshmi bindëse përpara të gjithëve, atyre që janë afër dhe larg, se Ungjilli i Krishtit është përmbajtja e vërtetë e zemrës sonë dhe e jetës sonë personale dhe kishtare.”-tha Partiarku Vartholome./CNA
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Aktori dhe regjisori i njohur italian dhe fitues i çmimit ...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Është emëruar drejtori i ri i Gardës së Republikës. Simon...
Është mbajtur Mesha Hyjnore në Kishën Patriarkale të Shën...
Gjykata e Lartë ka regjistruar zyrtarisht rekursin e kryet...
Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë re...
Nesër, e diel, 15 qershor, do të mbahet Mesha Hyjnore në K...
Këtë të shtunë, sipas burimeve policore, u ekstradua në Shqi...
Pedagogu në Institutin e Studimeve Europiane dhe teologu E...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joa...
Prej 2 orësh linja ajrore "Air Albania" mban pasagjerët "p...
Me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pa...
Kryepiskopi Joan është pritur sot nga Tërëshenjtëria e Tij...
Më 13 qershor 2025, në ambientin piktoresk të Villa Flora,...
Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj kreut të KQZ-së, I...
Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit Korçë ka intensifikua...
Sot po mbahet Dhoksologjia në Kishën e Shën Gjergjit në Pa...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po ndjek me prio...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...