Seanca për Fredi Belerin/ Dëshmitari tregon shumën që ju ofrua për tre vota
Në listën e dëshmitarëve në seancën për kandidatin që fito...

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Itali dhe takimit me Giorgia Melonin ka nënshkruar një marrëveshje për emigrantët, ku në Shëngjin do të ngrihen dy qendra të cilat do të presin emigrantët e paligjshëm.
Shqipëria do të presë të paktën 3 mijë emigrantë për periudha të caktuara. Lidhur me këtë marrëveshje ka reaguar për CNA diplomati Agim Nesho.
Nesho ka thënë për CNA se kjo është një marrëveshje e fshehtë , e dyshimtë dhe është bërë për t’i shërbyer programit qeverisës së Giorgia Melonit dhe përpjekjeve të saj për menaxhuar krizën e emigrantëve.
Diplomati thekson se kjo marrëveshje nuk do t’i shërbejë Shqipërisë por vetëm do të krijojë një situatë kritike për çështjen e sigurisë së vendit dhe problemeve të ardhshme sociale.
Nesho shton se nëse deklaratat e Ramës që ‘në qoftë se kërkesat për azil refuzohen nga Italia, Shqipëria do ti deportojë”, sipas tij tregojnë sa qesharak dhe aventurier është kryeministri Edi Rama.
“Marrëveshja Rama-Meloni është një marrëveshje e fshehtë, e dyshimtë për qëllimin që bëhet dhe një akt për ti shërbyer programit të qeverisë Meloni si dhe përpjekjeve të saj për të menaxhuar krizën e emigrantëve. Nga kjo marrëveshje Shqipëria nuk përfiton asgjë, përvecse evidentohet karakteri klientelist i Kryeministrit Rama, i cili vazhdon të bëjë të pëlqyeshmin për ndërkombëtarët në këmbim të ruajtjes së pushtetit të tij të pakufizuar. Ai vazhdon ta trajtojë Shqipërinë si një pronë private dhe një tokë djerrë ku shqiptarët duhet të largohen dhe afrikanët ti ndihmojnë në shërbimet e vendit.
Nga kjo marrëveshje Shqipëria përfiton vetëm një situatë më kritike për cështjet e sigurisë së vendit dhe problemeve të ardhshme sociale që do të stimulohen nga një numër tepër i madh emigrantësh afrikanë të cilët do të kërkojnë hapësira për të jetuar. Deklaratat e Ramës që ‘në qoftë se kërkesat për azil refuzohen nga Italia, Shqipëria do ti deportojë”, tregojnë se sa qesharak dhe aventurier është kryeministri ynë”, tha Nesho.
Më tej diplomati tha për CNA se kjo marrëveshje bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjin shqiptar pasi është anashkaluar konsultimi me popullin, opozitën si dhe kjo marrëveshje nuk është paraqitur në parlament.
Kjo tregon sipas diplomatit se Rama nuk ka të bëjë fare me shtetin e së drejtës.
“Marrëveshja Rama-Meloni bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjin shqiptar dhe mënyra e realizimit të marrëveshjes në mënyrë të fshehtë duke anashkaluar konsultimin e popullit, të opozitës, dhe paraqitja e marrëveshjes në fund Parlamentit si një fait a complie tregon se kryeministri Rama nuk ka të bëjë fare me shtetin e së drejtës. Krijimi i një zone ekstraterritoriale në Shqipëri jo vetëm bie ndesh me Kushtetutën por është e dënueshme edhe nga Kodi Penal. Kjo marrëveshje krijon probleme me zbatueshmërinë e ligjit në territorin Shqiptar, për respektimin e të drejtave të njeriut deri në bashkëfajësi në rastin e përdorimit të forcës kur emigrantët mund të revoltohen për trajtimin e tyre.
Për Italinë, kjo marrëveshje minimalisht duhet të miratohet nga parlamenti, por duhet të jetë në përputhje me të drejtën e Bashkimit Europian si dhe të drejtën ndërkombëtare. Britania e Madhe aplikoi krijimin e qendrave ekstraterrioriale të azilit në Ruanda por u kundërshtua nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut. Shtrirja e juridiksionit të Italisë në sovranitetin e një vendi tjetër jashtë Bashkimit Europian krijon një precedent të gabuar që kundërshtohet nga ekspertët e të drejtës ndërkombëtare. Sipas kryeministres Meloni kjo marrëveshje është një aranxhim politik që do të shoqërohet me rregullimet përkatëse ligjore”, ka deklaruar Nesho për CNA./ CNA
Në listën e dëshmitarëve në seancën për kandidatin që fito...
Kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është përp...
Një 18-vjeçare në Kukës është larguar në drejtim të paditu...
GJKKO ka zbardhur vendimin për ish kryeministrin Sali Beri...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur alarmin lid...
PD e vulës ka zbardhur kërkesën për interpelancë me kryemi...
Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla, ka përfundua...
Qytetarë të shumtë kanë dalë këtë të hënë në protestë ...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka reaguar pas pub...
Valentina Teodoresku, avokatja e caktuar nga shteti për të...
Komisioni Evropian ka reaguar lidhur me marrëveshjen e fir...
Ilir Kulla është paraqitur këtë martë në SPAK. Nga inform...
Ministria e Arsimit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të dhu...
Një shpërthim në pikën e skrapit tek ish-Metalurgjiku ...
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka konstatuar s...
Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, u shpreh në emisioni...
Disa vatra zjarri janë ende aktive në ish-Metalurgjikun e ...
Në vitin 2024 do të kryhen punime për të zgjeruar autostra...
Agron Shehaj ka deklaruar sot se Gjykata Kushtetuese ë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka folur ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...