Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Më shumë se utopia që do të na vijë shpëtimi i gjithë problemeve nga “ari” i zi, vendit i duhet një strategji e qartë zhvillimi të qëndrueshëm, që nënkupton rritjen pa ezauruar burimet për brezat që do të vijnë.
Kjo, fatkeqësisht nuk po ndodh. Brezave të rinj po u lihet një vend i betonizuar, me bregdet pothuajse të shkatërruar, me skemë pensionesh që po shkon drejt falimentimit, me burimet natyrore të keqshpërdorura duke mos u lënë alternativë tjetër veçse të largohen, çka po rrezikon të shkelmojë kapitalin më të vlefshëm që kemi në vend, atë human!
“Mallkimi i pasurive natyrore” është një term i përdorur gjerësisht në ekonomi dhe i referohet paradoksit ku vendet, që kanë një bollëk të burimeve natyrore jo të rinovueshme, përjetojnë një ecuri jo të mirë të ekonomisë. Kjo prirje quhet shpesh edhe kurthi i burimeve dhe mund të çojë në korrupsion.
Nëse një pjesë e madhe e pasurisë kombëtare është e përqendruar në vetëm disa industri, qeveria mund të abuzojë me fuqitë e saj rregullatore, si p.sh. duke dhënë kontrata të vlefshme bazuar në ryshfet.
Mallkimi i pasurive është i dukshëm kur bëhet fjalë për një burim të veçantë natyror: naftën. Një studim i Universitetit të Kalifornisë, analizoi korrelacionin midis pasurisë së burimeve natyrore dhe politikës dhe arriti në përfundimin se ekzistonte një mallkim i burimeve në vendet e pasura me naftë.
Sipas studimit, ishin të dukshme tre efekte të dëmshme (dhe kryesisht të pazgjidhura) në këto vende: Nxitja e regjimeve autoritare; Rritja e korrupsionit; Shkaktimi i konfliktit në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Studimi përmendi përdorimin e termit mallkim burimesh në vendet në Afrikë, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe ish-Bashkimin Sovjetik.
Përvoja ka treguar se shtetet që kanë burime natyrore shpesh bëhen “dembele” në kërkim të alternativave të qëndrueshme të zhvillimit. E kundërta ka ndodhur me vendet më pak të pasura me pasuri natyrore, ku p.sh.
Estonia shënoi një zhvillim të shpejtë të teknologjisë së informacionit pas viteve ‘90, pikërisht për shkak të mungesës së burimeve dhe motit të ashpër.
Shqipëria është rasti tipik se si pasuritë e shumta natyrore nuk e kanë ndihmuar përmirësimin e mirëqenies së popullatës së saj, që edhe sot vijon të mbetet ndër më të varfrat në Europë.
Vendi ka fushën më të madhe naftëmbajtëse në tokë në Patos-Marinzë, por ende pas gati dy dekadash, kompania që e shfrytëzon me koncesion nuk paguan tatim fitimi.
Burimet e shumta të kromit në pjesën më të madhe janë bërë shkak konfliktesh për shkak të informalitetit të shfrytëzimit, apo burim aksidentesh si rrjedhojë e masave të dobëta të sigurisë.
Të ardhurat nga renta minerare, – një taksë që paguhet nga kompanitë që shfrytëzojnë burimet natyrore në vend, ai nafta, bitumi, gazi. kromi, bakri, materiale ndërtimore-, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave ishin 4.2 miliardë lekë (rreth 40 milionë euro) në vitin 2022.
Kjo shumë është më pak se 1% e totalit të të ardhurave që mbledh gjithsej buxheti nga taksat dhe tatimet. Bulqiza, një nga zonat më të pasura me krom dhe ku pushteti lokal mban sipas ligjit 25% të rentës, është nga më të varfrat në Shqipëri.
Edhe uji, një tjetër pasuri natyrore që e kemi me shumicë, po keq shfrytëzohet përmes hidrocentraleve të vogla në kurriz të bujqësisë e turizmit, teksa vendi vijon të mos diversifikojë energjinë (diellin e kemi për fat të mirë me shumicë) dhe të importojë me kosto të larta në periudha thatësire.
Pa dyshim që lajmi i fundit i mundësisë për të pasur naftë në zonën e Shpiragut është i mirë, ndonëse do të duhet kohë për të parë rezultatet konkrete të testimeve.
Vetëm pas ndoshta një dekade do të krijohet një ide më e qartë se sa janë rezervat e naftës, sa të shfrytëzueshme janë ato dhe a ka leverdi nxjerrja dhe tregtimi i saj.
Por, nisur nga përvoja e asaj që kemi përjetuar deri tani më tani me burimet natyrore, edhe nëse do të jenë të bollshme e të shfrytëzueshme, entuziazmi i qeverisë na duket i tepruar.
Përmes krijimit të një fondi sovran, të ardhurat nga i cili pritet të shumëfishohen përmes investimeve, qeveria pret të zgjidhë shumë halle, sidomos rritjen e pensioneve, injektimin e investimeve në arsim e shëndetësi!
Në kontrast të plotë, fondi sovran i Norvegjisë, i ngritur pas zbulimit të burimeve të mëdha të naftës në Detin e Veriut, dhe një nga më të suksesshmit në botë, synon që të sigurojë që këto para të përdoren me përgjegjësi, të mendohet afatgjatë, në mënyrë që të mbrohet e ardhmja e ekonomisë.
Fondi menaxhohet me frymën që pasuria i përket edhe brezave, duke mos e përdorur atë pa kriter sot, me synim për t’i maksimizuar vlerën afatgjatë.
Ndaj, më shumë se utopia që do të na vijë shpëtimi i gjithë problemeve nga “ari” i zi, vendit i duhet një strategji e qartë zhvillimi të qëndrueshëm, që nënkupton rritjen pa ezauruar burimet për brezat që do të vijnë.
Kjo, fatkeqësisht nuk po ndodh. Brezave të rinj po u lihet një vend i betonizuar, me bregdet pothuajse të shkatërruar, me skemë pensionesh që po shkon drejt falimentimit, me burimet natyrore të keq shpërdorura, duke mos u lënë alternativë tjetër veçse të largohen, çka po rrezikon të shkelmojë kapitalin më të vlefshëm që kemi në vend, atë human./Revista Monitor
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me...
Zjarri në fushën e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit d...
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka reagu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme në ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për pushuesit, e veç...
Universiteti i Mjekësisë ka publikuar listat me maturantët...
Raportohet se një zjarr ka rënë te pika e grumbullimit të ...
Kreu i shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj ka njoftuar se ish-p...
Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar...
Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka anuluar te...
“Pandemisë” së zjarreve këtë verë nuk i ka shpëtuar as fsh...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është shprehur ditën e...
Floreta Faber, ambasadorja e Shqipërisë në SHBA prej 8 vit...
Avokati i njohur Adriatik Lapaj është shprehur se një frym...
CNA ka pyetur qytetarët në lidhje me çështjen më të nx...
Ish kandidati për kryetar bashkie të Elbasanit, Luçiano Bo...
I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gab...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje m...
26 Gushti shënon 113 vjetorin e lindjes së Shën Terezës, m...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...