Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në mbledhjen me anëtarët e Komitetetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit me sektorin privat.
Balluku gjithashtu ka kërkuar vëmendje të shtuar sa u përket 2 masave në planin e punës për agjendën 2024-2030
Ajo ka deklaruar se ka pasur një ndryshim thelbësor të performancës të të gjitha institucioneve pjesë e kësaj tryeze, krahasuar me mbledhjen e dhjetorit të vitit 2023 dhe kjo tregon përgjegjshmërinë për të vazhduar dhe për të rritur nivelin dhe cilësinë e kërkesave që ka vënë Bashkimi Evropian dhe nga MONEYVAL.
“Në hartimin e strategjisë, një vëmendje të veçantë i është dhënë bashkëpunimit të ngushtë me sektorin privat, si bankat, noterët, audituesit, ndërmjetësusesit, zyrat e këmbimit valutor, shoqatat e ndërtueve, të cilët janë angazhuar plotësisht në procesin e hartimit të këtij dokumenti dhe konsultimit të kësaj strategjie në publik.
Vlen të theksohet se përfaqësuesit e sektorit privat janë anëtarë të Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës, i cili është ngritur me vendim të këtij Komiteti në dhjetor të vitit 2023 dhe është një dëshmi e rëndësisë që i kemi dhënë forcimit të partneritetit me sektorin privat, duke u bërë një nga vendet e para në rajon dhe më gjerë padyshim që ka konsoliduar këtë formë partneriteti.
Dokumenti i strategjisë që është paraqitur për miratim është përqendruar në 6 objektiva madhorë të cilët do të përmbushen nëpërmjet masave të detajuara të Planit të Veprimit që shoqëron këtë strategji.
Gjithashtu do të doja veçanërisht të sillja në vëmendjen tuaj, që miratimi i strategjisë është një nga masat që duhet të përmbushim në kuadër të agjendës së Reformave si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Miratimi i kësaj strategjie do të sjellë përfitimin padyshim për Shqipërinë me vlerë modeste, por që është domethënëse pasi konsolidon procesin. Është një grant prej 1.5 milionë eurosh të cilat akordohen në kuadër të Planit të Rritjes.
Gjatë mbledhjes së fundit të Komitetit, miratuam Vlerësimin Kombëtar të Riskut dhe Planin e Veprimit, në ndërkohë që në mbledhjen e sotme është parashikuar që të vlerësojmë raportin e realizimit për 6-mujorin e parë të këtij plani.
Në zbatim të detyrave të lëna nga Komiteti, është i nevojshëm angazhimi i vazhdueshëm i institucioneve që ju drejtoni për realizimin e planeve të veprimit që janë pjesë e vlerësimit të MONEYVAL dhe të vlerësimit nga Komisioni Evropian, por edhe sigurisht për përfitimin e grantit i cili na akordohet në kuadër të planit të rritjes.
Nga ana tjetër, duke qenë se Shqipëria do t'i nënshtrohet procesit të vlerësimit nga Komiteti MONEYVAL gjatë vitit 2025-2026, puna parapërgatitore që po ndërmerret nga të gjitha institucionet do të shërbejë për të mundësuar marrjen e një vlerësimi pozitiv.
Është me rëndësi të veçantë, që të gjitha institucionet që ju drejtoni të angazhohen me përkushtim maksimal për të përmbushur të gjitha kërkesat në mënyrë që vlerësimi i radhës së MONEYVAL për Shqipërinë të ruajë trendin pozitiv të vlerësimit që tashmë e kemi konsoliduar.
Masat për të cilat kërkohet vëmendje juaj në veçanti janë:
§ Angazhimi i stafeve me njohuri të fushës, për t’ju përgjigjur në kohë kërkesave të ekspertëve vlerësues. Në këtë kontekst, qëndrueshmëria e stafit është gjithashtu një aspekt i rëndësishëm që duhet të mbahet në konsideratë nga të gjithë drejtuesit.
§ Evidentimi me qartësi i nevojave buxhetore për ngritjen e sistemeve dhe rritjen e kapaciteteve institucionale, në mënyrë që t'i adresojmë në kohë, në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë”, ka theksuar zv.kryeministrja./ CNA
Në 5-vjetorin e vdekjes se historianit, të burgosur po...
Këtë të mërkurë do të mbahet seanca e radhës në GJKKO për ...
SPAK-u ka nxjerrë detaje nga operacioni që goditi band...
Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një reagim të ashpër pë...
Në mes të një vale të pafundme nxetësie, Greqia po fes...
Njëzetenjë korriku ishte dita më e nxehtë e regjistrua...
Agjencia Kombëtare Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK) njoftoi ...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve krye...
Një tërmet është regjistruar në orët e para të mëngjesit t...
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar pas rekursit të bërë ...
Në republikat e bananeve nuk ka vend për institucione ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Raporti përfundimtar që u miratua sot në Komisionin He...
Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
U shua sot Gëzim Çela i burgosuri politikë, piktori, q...
Komisioni Hetimor “Babale” ka përfunduar duke rrëzuar ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngj...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për aferën e incene...
Anëtari i Këshillit Bashkiak i PD-së Dorian Teliti, gj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...