Greqia feston 50-vjetorin e demokracisë
Në mes të një vale të pafundme nxetësie, Greqia po fes...

Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një reagim të ashpër për çmimet e larta në jug të Shqipërisë.
Ai i kërkon qeverisë të vendosë një çmim tavan për çadrat e vendosura në bregun e detit.
Fevziu, me anë të një videomesazhi, deklaron se plazhet publike jepen me qira me 5 - 10 euro metri katror në vit, ndërsa bizneset ua japin qytetarëve me 15, 30, 40, 50 deri në 500 euro në ditë.
Gazertari thotë se ky abuzim duhet ndaluar në mënyrë që pushuesit shqiptarë të jenë të kënaqur, por edhe për turistët që mbeten të zhgënjyer nga çmimet e larta.
Pjesë nga deklarata:
Pak më parë isha me një gazetar italian, një lëng frutash, i cili në Romë, në vendin më të shtrenjtë të Romës, kushton 8 euro, shitet 15 euro në jugun e Shqipërisë. Nuk do të doja të përqendrohesha te të gjitha çmimet në këtë rast se pa diskutim çmimet janë çështje tregu. Dikush mund të dojë ta shesë një shishe uji edhe 1 milion, nëse ka budallenj që ia blejnë.
Do të doja të fokusohesha te raporti midis këtyre budallenjve siç pretendojnë një pjesë e madhe e atyre që ofrojnë shërbime dhe vetë ofruesve të shërbimeve, por vetë raporti që ata kanë me shtetin.
Gjithkush mund të ketë çmimet e tij në restorantin e tij, në hotelin e tij, në biznesin e tij, por kur bëhet fjalë për çmime në ato zona, ku ofrohen shërbime që lidhen drejtpërdrejt me shtetin, siç janë çadrat në bregdet, në këtë rast duhet të ketë një ndërhyrje të shtetit.
Nuk është e drejtë që plazhet publike, që janë pronë publike, që jepen për t’u ofruar shërbim më të mirë qytetarëve një biznesi të caktuar, me 5, maksimumi 10 euro metri katror në vit, të jepen me nga 15, 30, 40, 50 dhe deri në 500 euro në ditë. Është një shpërdorim absolut i pronës publike, është një largim i qytetarit shqiptar, i cili ka të drejtën ta shfrytëzojë këtë pronë publike si gjithë të tjerët.
Në këto raste, vetëm në këto raste, shteti duhet të vendosë një çmim tavan për të detyruar të gjithë ata që e kanë marrë me qira për një vit plazhin, për të ofruar shërbime për qytetarët, për t'ua bërë më të thjeshtë jetën qytetarëve, një çmim në të cilin të fitojnë dhe ata vetë, një çmim që të marrë edhe shteti qiranë e tij, një çmim që të kënaqet edhe qytetari që i ofrohet ky shërbim.
Në qoftë se këto hapësira publike do të kthehen në një lloj benefiti për biznese të caktuara, për të fituar miliona e miliona në kurriz të këtyre budallenjve, siç i quajnë ata, ose turistëve që nuk do kthehen më kurrë në Shqipëri, atëherë ky nuk është më një problem i bizneseve, ky është një problem i drejtpërdrejtë i shtetit. Ndaj shteti duhet të vendosë një tavan sa më parë, sidomos për çadrat në bregdet dhe të përcaktojë sa për qind e bregdetit duhet të jetë për shërbim privat dhe sa duhet të jetë për shërbim publik./ CNA
Në mes të një vale të pafundme nxetësie, Greqia po fes...
Njëzetenjë korriku ishte dita më e nxehtë e regjistrua...
Agjencia Kombëtare Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK) njoftoi ...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve krye...
Një tërmet është regjistruar në orët e para të mëngjesit t...
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar pas rekursit të bërë ...
Në republikat e bananeve nuk ka vend për institucione ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Raporti përfundimtar që u miratua sot në Komisionin He...
Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
U shua sot Gëzim Çela i burgosuri politikë, piktori, q...
Komisioni Hetimor “Babale” ka përfunduar duke rrëzuar ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngj...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për aferën e incene...
Anëtari i Këshillit Bashkiak i PD-së Dorian Teliti, gj...
55 udhërrëfyes të rinj turistikë të certifikuar së fun...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij...
Pasditen e sotme është zhvilluar mbledhja e fundit e k...
Mazhoranca ka rrëzuar nismën e deputetes së PD-së Ina ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...