SPAK dha pretencën për fraksionin e dosjes “Meta”/ Ish-presidenti reagon nga burgu
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...

Qeveria synon të miratojë një ligj të ri që do të rregullojë prodhimet e cilësuara si “bio”, duke nisur nga përcaktimi i kushteve që duhet të ndjekin ata që do të përfshihen në këtë aktivitet, te mënyra e kultivimit apo prodhimit e deri te faza e testit dhe eksporti.
Në një projektligj të publikuar për konsultim nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në emërtimin “Për prodhimin biologjik, etiketimin e produkteve biologjike dhe kontrollin e tyre” nënvizohet se ligji aktual i vitit 2016 që është në fuqi do të shfuqizohet.
Referuar draftit, ai ndalet në një sërë elementësh nga autoriteti i ngarkuar me kontrollin që në këtë rast është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit te rregullat e prodhimit.
Lidhur me këto të fundit, drafti parashikon se në prodhimet biologjike lejohen vetëm një pjesë substancash të mirëpërcaktuara, ndërkohë që përdorimi i OMGJ-ve dhe rrezatimit jonizues në produktet organike është i ndaluar.
Në nene të veçanta, ligji parashikon edhe përjashtimet nga rregullat e prodhimit biologjik kur si pasojë e fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera kanë ndodhur ngjarje katastrofike, që e bëjnë të pamundur përmbushjen e rregullave të prodhimit. Përjashtimet miratohen nga Komisioni për Prodhimin Biologjik (KPB) për një periudhë të kufizuar, derisa prodhimi biologjik të mund të rikthehet në kushte normale.
Produktet dhe substancat që përdoren në prodhimin biologjik janë përafruar me listën e Bashkimit Evropian të përcaktuar në rreg. 1165/2021/KE.
Ligji parashikon gjithashtu etiketimin e produkteve ku vetëm për ato që plotësojnë kushtet do të mund të përdorin termat “biologjik” “organik”, “bio” ose “eko”.
Për prodhuesit do të ketë një fazë që ligji e cilëson si fazë kalimi ku do të prodhojnë si bio, por nuk do të cilësohen si të tillë. Kjo shërben si një fazë prove ndërkohë edhe pse ato mund të përmbushin si produkte kriterin e “bio”-s nuk do të etiketohen dhe tregtohen si të tilla.
Regjistrimi dhe eksport/importi
Prodhuesit e kësaj kategorie duhet të bëjnë kërkesë për t’u regjistruar si të tillë në portalin e-albania dhe detyra e miratimit i takon ministrisë.
“Pasi operatori ose grupi i operatorëve ka paraqitur kërkesën për regjistrim në ministri, duhet të lidhë kontratë me trupën e kontrollit të zgjedhur dhe të deklaruar në kërkesë dhe brenda 90 ditëve (afati maksimal i vendosur nga diskutimi me trupat e kontrollit, në varësi të prodhimit që certifikohet) nga lidhja e kontratës, trupa e kontrollit duhet të përfundojë inspektimin e operatorit të cilit i lëshon certifikatën zyrtare dhe e dërgon atë në ministri”, shpjegon relacioni që shoqëron draftin.
Ministria mban listën e përditësuar me emrat dhe adresat e operatorëve ose grup operatorëve, që kanë regjistruar aktivitetin e tyre, bashkë me informacionin për certifikatat zyrtare të lëshuara dhe e publikon në faqen zyrtare. Publikimi i këtyre të dhënave kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Trupat e kontrollit pajisin me certifikatë zyrtare çdo operator ose grup operatorësh që ka paraqitur kërkesë për regjistrimin e aktivitetit të tij dhe është në përputhje me kërkesat e këtij ligji (neni 38). Certifikata zyrtare, lëshohet në format fizik ose elektronik kur është e mundur, në varësi të operatorit të certifikuar (certifikatë fizike për fermerët që nuk përdorin sistemin e digjitalizuar).
Ndërkohë në kreun e shtatë, përcaktohen rregullat për eksportin dhe importin e produkteve biologjike me vendet e tjera. Në rregulloren 848/2018/KE, përcaktohen kushtet për importin në BE, pra eksporti ynë, ndërsa për kushtet e vendit tonë, ne duhet të krijojmë një regjim importi duke e përshtatur me atë të BE-së.
Në nenin 54, përcaktohen kushtet për eksportin e produkteve biologjike, nëse plotëson të paktën rregullat e përcaktuara në këtë ligj dhe kushtet e vendit ku eksportohet./ Monitor.al
Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar se mbi 50 persona janë ...
Gazetari Elvi Fundo është shprehur se Mirel Mërtiri ës...
Gazetari Elvi Fundo ka folur lidhur me aferën e incenerato...
Gazetari Elvi Fundo, gjatë fjalës së tij në emisionin "Të ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me aferën e in...
Gazetari Elvi Fundo ka zbërthyer intervistën e Mirel Mërti...
Gazetari Elvi Fundo ka folur lidhur me intervistën e z...
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar daljen e Mirel M...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enj...
Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar arsyen e daljes së Mirel Më...
Gazetari Ylli Rakipi ka thumbuar Gazment Bardhin në li...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka folur për vendimin pë...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se si do komunikojë Be...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në li...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin në nj...
Fluks makinash është vërejtur në doganën e Qafë-Thanës...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dek...
Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë porositë e tij ...
Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Krye...
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi foli li...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...