Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Kuvendi i Shqipërisë do t’i kërkojë Bankës së Shqipërisë të hartojë ndryshime ligjore që do të shtojnë mbrojtjen e konsumatorit në raport me subjektet financiare jo banka.
Projektrezoluta e Kuvendit “Për vlerësimin e veprimtarisë së bankës së shqipërisë për vitin 2023”, ku përfshihen edhe rekomandimet kryesore për punën e institucionit gjatë vitit 2024 dhe në vazhdim, kërkon angazhim në hartimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore, nën asistencë e institucioneve ndërkombëtare, për mbrojtjen e konsumatorit në veprimtarinë e subjekteve financiare jo banka.
Gjithashtu, Kuvendi rekomandon edhe përfshirjen në aktet ligjore të ndryshimeve rregullative të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, në lidhje me vendosjen e tavaneve të normave të interesit të kredisë apo dhe me penalitetet e akumuluara në rast të vonesave për të mbajtur kostot e ndërmjetësit financiar në nivele të pranueshme për klientët kredimarrës.
Sipas projektrezolutës, Bankës së Shqipërisë i kërkohet të analizojë kuadrin rregullator të licencimit të Institucioneve Financiare Jo banka, me synim forcimin e mëtejshëm të kritereve për licencimin e këtyre subjekteve si dhe të hartohet një dokument i politikës së licencimit për bankat dhe jo bankat, ku të mbahen parasysh elemente të tillë si mbrojtja e konsumatorit, vendi i origjinës së pronarëve fundor, eksperienca në sistemet financiare evropiane e subjekteve që aplikojnë për licencim.
Kuvendi kërkon që Banka e Shqipërisë të rrisë më tej bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë, Shoqatën Shqiptare të Bankave, Shoqatën e Mikrofinancës dhe me aktorë të tjerë të sektorit financiar jobankar, për të propozuar përmirësimet e nevojshme ligjore në kuadër të zgjidhjes së problematikave të evidentuara në fushën e mikrofinancës.
Gjithashtu, Banka e Shqipërisë duhet të sigurojë përmirësimin e treguesve të transparencës të të gjitha institucioneve që licencohen nga Banka e Shqipërisë, veçanërisht të Institucioneve Financiare Jo banka, në mënyrë që informacioni i pasqyruar prej tyre të jetë i plotë, me një gjuhë të thjeshtë dhe lehtësisht i aksesueshëm për konsumatorët, nëpërmjet të gjitha kanaleve të komunikimit, qofshin ato fizike apo digjitale.
Projektrezoluta, mes të tjerash, kërkon gjithashtu nga Banka e Shqipërisë të sigurojë implementimin brenda vitit 2024 të Open Banking (bankingut të hapur), si dhe mundësimin për shtimin e opsioneve për transferim parash dhe pagesat bankare me qëllim uljen e kostove në çdo transaksion.
Në fushën e pagesave, detyrë tjetër është që Banka e Shqipërisë të kujdeset për zbatimin e plotë të ligjit nr.100/2023 “Për llogarinë e pagesave në shërbimet bazike”, nëpërmjet miratimit të gjitha akteve nënligjore brenda afateve të përcaktuara si dhe sensibilizimit të publikut të gjerë, për përfitimin shërbimeve bankare me kosto të ulëta, dhe të intensifikojë përpjekjet për kryerjen e transaksioneve të pagesave elektronike përmes kartave të kreditit, veçanërisht në sektorin e turizmit.
Rekomandim tjetër i rëndësishëm është ai që i kërkon bankës qendrore të prioritizojë veprimet për anëtarësimin sa më parë të vendit në Tregun Unik të Pagesave në euro, si pjesë e rëndësishme e angazhimit në drejtim të procesit të integrimit evropian, që do të sjellë përfitime për ekonominë si dhe të nxisë zhvillimin e projektit Instant Payment.
Në lidhje me statibilitetin financiar, një rekomandim i posaçëm është ai që i kërkon Bankës së Shqipërisë të monitorojë me kujdes përqendrimin në rritje të kreditimit të lidhur me sektorin e pasurive të paluajtshme, si dhe të nxisë zbatimin e plotë nga bankat të rregullores “Për raportimin e të dhënave, identifikimin dhe monitorimin e treguesve mbi kredi dhënien dhe investimet për prona të paluajtshme”./ Monitor.al
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gazetari Blendi Fevziu si asnjëherë më parë është shfa...
Ndeshja Itali-Shqipëri në Euro 2024 do të jetë më e ve...
Gazetari Arian Çani se hetimet e nisura ndaj njerëzve ...
Sipas analisitit Neritan Sejamini ka një tjetër lojë q...
Analisti Andi Bushati ka komentuar vendimin e Gjykatës...
Gazment Bardhi ka deklaruar se njeriu më i mërzitur në...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ...
Sot në mbledhjen e nënkomisionit të Posaçëm për përzgj...
Bashkia e Tiranës do të shpenzojë me shumë se 3.5 mili...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar dy deputetët ...
Avokat Sokol Mëngjesi ka dalë nga koma pas 16 ditës që...
Drejtuesit e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jugl...
Kreu i PL-së, Ilir Meta duket se ka dalë jashtë kontro...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Profesionistët e lirë janë mbledhur para Gjykatës Kush...
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka debatuar në ...
Sot është mbledhur nënkomisioni i Posaçëm për përzgjed...
Shqipëria është bërë zyrtarisht anëtare e Qendrës Europian...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...