SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Me datë 3 nëntor, falë një aksioni të policisë, u kap sërish drogë në Portin e Durrësit.
Sasia prej 33.5 kilogramë kokainë, u gjet në arkat me banane të “Bana King”, për të cilën u shoqëruan 8 persona, tre prej të cilëve ndodhen në burg.

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim Trifon Murataj, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane.
Pavarësisht këtij skandali, moderatori Ardit Gjebrea vijon të reklamojë “Bana King”, në të cilën brenda një viti janë kapur rreth 152.5 kilogramë kokainë në total dhe 49 arka të zhdukura.

Në prag të vitit të ri, më 31 dhjetor të 2021-shit policia organizoi operacionin e koduar “Romanati”.
Blutë ndaluan në Romanat të Durrësit një kamion që transportonte një kontenier të ngarkuar me banane nga porti i Durrësit, për një magazinë në Vaqarr. Brenda saj u gjetën plot 119 kilogramë kokainë të nisura nga Amerika Latine.

Për këtë rast u arrestuan Lavdosh Zerba dhe Julian Merhori, punonjës në doganën e Durrësit dhe Bujar Qyrku punonjës i AKU-së me akuzën se lejuan që të kalojë kamioni i “Bana King” me kokainë, teksa në skaner nuk u konstatua droga. Por pavarësisht ngjarjes së bujshme, ata u lanë të lirë.

Kur u duk se çështja u zbeh dhe u la në harresë, një tjetër operacion nxori sërish emrin e “BanaKing” në kronikat e zeza.
Më 18 korrik të këtij viti, blutë informuan mediat se për zhdukjen e 49 arkave banana nga kontejneri i “BanaKing”, të cilat dyshohet se kanë pasur brenda kokainë.
Ngarkesa kishte mbërritur në portin e Durrësit në datën 8 korrik. Por prej 10 ditësh askush nga kompania nuk ishte paraqitur për të marrë porosinë, deri në ditën ku kontejneri u konstatua i hapur. Ngarkesa ishte nisur nga Kolumbia, më pas ishte ndalur në Spanjë, Itali e në fund në Durrës.
Për këtë u shoqëruan 20 punonjës të sigurisë portuale dhe kompanisë “Bana King”, por edhe kjo ngjarje mbeti në hije.

Sot, për të tretën herë, pa mbushur një vit, mediat u informuan për një tjetër ngarkesë me drogë në bananet e “BanaKing”. Operacioni i koduar quhet “Again”, ndërsa policia është kujdesur të mos përmendë emrin e kompanisë së cilës i përkisnin arkat me banane që vinin nga Ekuadori.
Pra, në total kemi 152.5 kilogramë kokainë dhe 49 arka të zhdukura të “BanaKing”./ CNA.al
“Disa informacione të nxjerra nga dosje sekrete tregojnë s...
Paraditen e sotme në Kuçovë është gjetur një person i paje...
Plehrat po mbysin qytetin e Kamzës. Një video e mbërritur ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lid...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thyer ...
Kriminelët shqiptarë që mbahen në burgjet britanike po...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka vlerësuar qëndrimin e NA...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, iu ka bërë thirrje ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk i ndahet kryeministrit...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka nisur mëngje...
Deputeti Ervin Salianji, i njohur ndryshe si “Babalja”...
Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar kryeministrin Edi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se ditën që d...
Deputeti Ervin Salianji, ka treguar se si është situat...
Prokurori Dorjan Juniku, i cili po merret me çështjen ...
Kompania S2 ALBANIA, e cila merret me skanimin e konet...
“Në 12 nëntor le të lebetitet nga vrulli, guximi, trimër...
Një tjetër emër që do të garojë në Primare, për të kan...
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka sqaruar ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se Partia De...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...