Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Në kuadër të aktiviteteve kulturoro-shkencore “Ditët e Alfabetit” Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup zhvilloi një konferencë shkencore kushtuar kontributit të studiuesve gjermanë për shkencën dhe gjuhësisë shqiptare.
Albanologë si Gustav Mayer, Nobert Jokli, Maksimilian Lambreci, Johan G. fon Han, kanë dhënë një kontribut kolosal dhe me vlerë të qenësishme si për historinë e gjuhës ashtu edhe për vetë historinë e popullit shqiptar. Në sesionin shkencor "Studime albanologjike në gjuhën gjermane” u sollën trajtesa interesante dhe me shumë prurje të reja shkencore rreth studimeve të këtyre albanologëve në zë të shkollës gjermane dhe asaj austriake.
Vend i veçantë dhe shumë meritor
"Dija albanologjike nuk do të ishte kjo që është sot, po qe se pjesë e kronologjisë së studimeve albanologjike nuk do të ishte edhe shkolla gjermane, e cila në këtë dije zë një vend të veçantë e shumë meritor dhe që u prin prurjeve të studimeve që vijnë nga të huajt. Kjo shkollë, në shumë drejtime të studimeve albanologjike ka vënë themele fillestare, ndërsa ka spikatur në krahasim me shkollat e tjera edhe në kërkimet shkencore e zgjidhjen e shumë çështjeve jo vetëm gjuhësore, por edhe historike e etno-kulturore të etnisë shqiptare”, tha prof.dr. Hidajete Azizi, udhëheqëse e Departamentit të studimeve të gjuhës në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, ITSHKSH.

Me gjenezën gjermane të studimeve albanologjike, lidhet edhe njëri ndër dokumentet e para të shkruara të gjuhës shqipe, "Fjalorthi” i udhëtarit gjerman Arnold von Harff-it akoma pa u botuar vepra e parë në gjuhën shqipe, "Meshari” i Gjon Buzukut.
"Ky fjalorth zë vendin e shkrimit të parë për gjuhën shqipe ndër të huajt. Në çdo shekull vijues e deri më sot, interesi për gjuhën e kulturën shqipe nga ana e studiuesve gjermanë jo vetëm që do të jetë i pranishëm, por do të avancojë bindshëm e do të zërë një vend të paluhatshëm në dijen albanologjike”, tha prof.dr. Hidajete Azizi.
Interesimi i shkencëtarëve gjermanë ka rëndësi dhe në aspektin gjeopolitik
Sekretari shkencor i ITSHKSH-së, Sefer Tahiri, tha se gjuha shqipe, me dialektet dhe të folmet e shumta të saj, së bashku me interferencat me gjuhë tjera ballkanike por jo vetëm, është studiuar në vazhdimësi nga studiues të ndryshëm të hapësirës akademike, ndërsa në këtë drejtim veçohen studimet gjermane. "Interesimi i shkencëtarëve gjermanë ka rëndësi për shqiptarët edhe në aspektin gjeopolitik dhe përdëftimin se shqiptarët i takojnë edhe identitetit evropian. Meqë në fushën gjeopolitike rastësia nuk ekziston, ky interesim shkencor, është pasuar me angazhimin e kombeve mike të shqiptarëve, jo vetëm në shtet-ndërtimin e Shqipërisë në vitin 1912, por edhe në arritjen e pavarësisë së Kosovës si shtet dhe në avancimin e statusit të shqiptarëve e në veçanti të shqipes në Maqedoninë e Veriut”, tha Tahiri.
Në sesionin shkencor janë prezentuar me kumtesa edhe studiuesja nga Shqipëria Elda Gjana me kumtesën "Dialektet e shqipes në studimet e albanologëve gjermanë Gustav Majer dhe Nobert Jokli”, Anton Nikë Berisha me kumtesën "Ç'shkruante Gustav Majer për letërsinë shqipe në vitin 1883”, "Albanesissche Gramatik e vitit 1886” e studiuesve Xhafer Beqiraj dhe Vilson Markut, si dhe kumtesat e Ylber Sela me temën "Hani dhe udhëtimi i tij nëpër viset e Drinit dhe Vardarit”, Mimoza Kore me "Fjalorthi Von Hahn-it dhe mbështetja e albanologëve të tjerë në të” dhe Emin Azemi me temën "Maximilan Lambertzi në studimet e disa autorëve shqiptarë”./DW
Në kuadër të aktivitetit “Dialog mes kulturave juridike m...
Kreu i PD-së, Sali Berisja ka vizituar sot "Panairin e Lib...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për pafajësi të ish-kr...
Enkelejd Alibeaj, sërish ka bërë një deklaratë për Portin ...
Në seancën e radhës paralamentare, kryeministri Edi Rama k...
“Një hap të madh”. Kështu e sheh, Komisioneri për Zgjerim,...
Gazetari Artan Hoxha, në rubrikën “Opinion” në News24, ka ...
Eksperti i kriminsalistikën, Ervin Karamuço, ka zbulua...
Nga data 1 janar e vitit 2023, tatimi për pagat deri n...
Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Sig...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjegj Luca, ndonëse i ësht...
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me tur-operator...
Sot është ndaluar nga policia, Redon Skutera, 32 vjeç,...
Marrëdhënia e Rudina Hajdarit me ish-partnerin e saj, ësht...
Gazetari Artan Hoxha është shprehur se nëse Prokuroria do ...
Kanë kaluar disa muaj (që nga gushti i 2022), që kur Ervis...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur për hetime...
“Daily Mail” ndryshe nga raportimet e ashpra për emgrantët...
Këngëtari Sinan Vllasaliu është deklaruar të premten i paf...
Më datë 6 dhjetor, në Tiranë, do të zhvillohet Samiti ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...