Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Analiza e gjashtë viteve aktivitet sa i takon fillesës së një koncesioni, por edhe zbatimi i kontratës, kanë dalë në përfundimin se ai shoqërohet me mangësi të shumta.
Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi raportin e një auditimi të kryer pranë Ministrisë së Financave “Për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm dhe miratimin e bonusit në procedurën konkurruese që i jepet shoqërisë”, për periudhën 09.12.2016 deri më datë 31.12.2022.
Referuar këtij raporti audituesit dalin në përfundimin se lidhur me përputhshmërinë rezultuan mangësi kryesisht në procedurën e dhënies me koncesion dhe zbatimin e kontratës koncesionare, si shkelje e kuadrit rregullator të fushës (koncesioneve) për dhënien me koncesion të këtij shërbimi, pasi është bërë nëpërmjet propozimit të pakërkuar, i cili nuk e përfshin dhënien me koncesion në një nga fushat e përcaktuara në kuadrin rregullator të fushës.
“Dhënia me koncesion e shërbimit të verifikimit të shpërndarësve të karburantit, ka ndikuar negativisht në efektivitetin dhe eficiencën e investimeve të kryera në Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, për blerjen e autolaboratorëve dhe pajisjeve të nevojshme për kryerjen e këtij shërbimi, ku janë investuar 63,975,994 lekë.
U konstatuan mangësi në hartimin e kontratës së koncesionit duke mos pasqyruar kushtet e DST. Gjithashtu u konstatuan mangësi në zbatimin e kontratës nga koncesionari si dhe nga institucionet që mbështesin parregullsitë e konstatuara”, thuhet në raport.
Konkretisht raporti i KLSH-së sjell në vëmendje se në shqyrtimin e dokumentacionit të dosjes së procedurës së dhënies me koncesion u konstatua se studimi i fizibilitetit dorëzuar nga koncesionari përmban të dhëna të pasakta në përllogaritjen e të ardhurave vjetore, të cilat automatikisht ndikojnë në vlerën e NPV (vlera aktuale neto), tregues i cili shërben për marrjen e vendimit për kryerjen e investimit ose/jo.
“Studimi i fizibilitetit përgatitur nga komisioni i dhënies me koncesion, përmban të dhëna jo të sakta, si dhe të pakonfirmuara nga burime zyrtare.
Komisioni, për ta bërë fizibël projektin e koncesionit, i ka shtuar si të ardhura vjetore koncesionarit, të ardhurat nga TVSH që do të sigurohen nga ofrimi i shërbimit nga koncesionari, si dhe është sjellë situata në kushte jo të barabarta me krahasuesin e sektorit publik, pra ofrimin e shërbimit nga DPM, ku kësaj të fundit nuk i kanë njohur aspak të ardhura për buxhetin e shtetit, përkundrazi i kanë shtuar si kosto TVSH që nuk ka mbledhur DPM, ndërkohë që DPM nuk është institucioni përgjegjës për mbledhjen e TVSH.
Komisioni i dhënies me koncesion nuk përmban specialist të fushës, detyrim ky ligjor për tu përmbushur”, thuhet në raport.
Audituesit kanë konstatuar se në raportin përmbledhës drejtuar titullarit të AK, mungojnë elementë që i japin fuqi ligjore dokumentit, konkretisht mungon vula e institucionit dhe si i tillë nuk vërteton miratimin nga titullari i AK.
“Në mendimin e dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit dhe Borxhit Publik, nëpërmjet MEMO-s nr. s’ka, datë 27.08.2018, nuk pasqyrohet mendimi i drejtorisë së mësipërme për ndikimin që mund të ketë dhënia me koncesion në drejtim të deficitit buxhetor dhe detyrimeve kontingjente eventuale”, nënvizon KLSH.
Raporti konstaton një seri elementësh në një parashtrim prej 178 faqesh duke bërë ndër të tjera edhe rekomandimet përkatëse për institucionet. Aktualisht koncesioni për kontrollin e instrumenteve matëse nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm. Mbajtës i kontratës është shoqëria koncesionare Noa Inspect sh.p.k./ Monitor.al
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gjatë periudhës 22 shtator- 02 tetor 2024 Datacentrum dhe ...
Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi, b...
Gjatë periudhës 22 shtator- 02 tetor 2024 Datacentrum dhe ...
Gjatë periudhës 22 shtator- 02 tetor 2024, Datacentrum dhe...
Mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë ka vijua...
Kryetari i Radhës i OSBE-së, zëvendëskryeministri dhe ...
Prokuroria e Tiranës dha pretencën për Princ Lekën, El...
Në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë kanë vijuar debatet ...
Apeli i Posaçëm ka caktuar datën 19 nëntor në orën 10:...
Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK-ut, ka pushuar ç...
Ngjarja më e madhe e librit, Panairi i 27-të “Tirana 2...
Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka folur për akuza...
Artistë të rinj në ngritje dhe të afirmuar, politikëbërës ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ak...
Debate kanë shoqëruar komisionin për Edukimin. Deputetja I...
Presidenti i Shoqatës së Të Zgjedhurve Vendorë, Fisnik Qos...
Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë pë...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka bërë...
Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Eugen Pap...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...