Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...

Rrjeti "Safe Journalists" i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollës, ku shpreh shqetësimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin.
Në letër shkruhet se është e domosdoshme të merren parasysh implikimet më të gjera që kjo nismë mund të ketë në lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.
Sipas rrjetit "Safe Journalists", urgjenca në formimin e komisionit, mungesa e një procesi konsultativ me palët e interesuara, mungesa e konsensusit nga opozita dhe miratimi i shpejtë më 3 prill 2024, në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit të Shqipërisë, ngre shqetësime në lidhje me qëllimin dhe objektivat e komisionit.
Letra e hapur per Nikollën:
E nderuar Znj. Nikolla,
Rrjeti SafeJournalists, përfaqëson mbi 8,200 anëtarë nga Ballkani Perëndimor dhe është i përkushtuar në advokimin për të drejtat dhe sigurinë e gazetarëve, si dhe në mbrojtjen e lirisë së medias në rajon.
Organizata jonë monitoron vazhdimisht peizazhin mediatik në Shqipëri dhe është e angazhuar në zhvillimet që prekin komunitetin e gazetarëve.
Ndërkohë që ne e pranojmë qëllimin për të trajtuar çështjen urgjente të dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj, pas krijimit të një Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin, është e domosdoshme të merren parasysh implikimet më të gjera që kjo nismë mund të ketë në lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.
Urgjenca në formimin e komisionit, mungesa e një procesi konsultativ me palët e interesuara, mungesa e konsensusit nga opozita dhe miratimi i shpejtë më 3 prill 2024, në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit të Shqipërisë, ngre shqetësime në lidhje me qëllimin dhe objektivat e komisionit.
Për më tepër, mekanizmat ekzistues brenda kuadrit legjislativ të Shqipërisë, si komisionet e tjera parlamentare, apo Kodi i Transmetimeve Audiovizive, i miratuar vetëm vitin e kaluar, tashmë ofrojnë mekanizma për të adresuar çështjet që lidhen me dezinformimin.
Nevoja për themelimin e një entiteti të ri potencialisht me pushtet të gjerë dhe të papërcaktuar kërkon një deliberim të hollësishëm për të parandaluar çdo shkelje të mundshme të lirisë së medias dhe shprehjes.
Duke qenë se krijimi i Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin është tashmë një fakt, i bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit të sapoformuar të punojnë me një qasje që i jep përparësi transparencës, gjithëpërfshirjes, llogaridhënies dhe efektivitetit në veprimtarinë e komisionit.
Është e domosdoshme që vendimet dhe strategjitë e komisionit të bazohen në kërkime rigoroze dhe analiza të të dhënave. Angazhimi i një game të ndryshme aktorësh, duke përfshirë profesionistët e medias, shoqërinë civile, organizatat e lirisë së medias, ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, është gjithashtu thelbësor për ruajtjen e vlerave demokratike.
Komisioni duhet të ndërmarrë një proces të plotë për të përcaktuar qartë qëllimin dhe objektivat e tij. Kjo qartësi është thelbësore për të shmangur çdo dyfishim të roleve me strukturat ekzistuese dhe për të siguruar që përpjekjet e komisionit të jenë të qarta, të përcaktuara saktësisht dhe të japin rezultate të prekshme.
Një mandat i mirëpërcaktuar gjithashtu do të parandalojë tejkalimin e mundshëm dhe do të sigurojë që aktivitetet e komisionit të përqendrohen në trajtimin e dezinformacionit pa cenuar lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.
Ndërsa Shqipëria përparon në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE, përafrimi me standardet e përcaktuara nga Akti i Shërbimeve Digjitale (DSA) dhe Akti i ardhshëm i Lirisë së Medias (MFA) bëhet jo vetëm një çështje përafrimi legjislacioni, por një hap vendimtar në harmonizimin me kuadrin ligjor dhe rregullator evropian.
Fokusi i Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin duhet të jetë në respektimin e kuadrit ligjor shqiptar ndaj këtyre standardeve për të siguruar që qasja e Shqipërisë për të luftuar dezinformimin të përputhet me objektivat dhe praktikat më të mira të BE-së.
Roli i gazetarisë së pavarur dhe cilësore është i domosdoshëm në zhvillimet demokratike shqiptare, duke shërbyer si shtyllë për qytetari të informuar dhe llogaridhënie.
Çdo masë e marrë për të luftuar dezinformimin duhet të rrisë, jo të pengojë, aftësinë e medias shqiptare për të përmbushur këtë rol.
Ne presim me padurim një dialog konstruktiv dhe jemi në pritje të shohim Kuvendin e Shqipërisë të miratojë një qasje që balancon luftën kundër dezinformimit me imperativin për të mbështetur lirinë e medias dhlirinë e shprehjes. Ne jemi të vëmendshëm ndaj veprimeve dhe vendimeve tuaja në këtë çështje dhe jemi në dispozicionin tuaj për çdo dialog apo kontribut që mund të ndihmojë në arritjen e këtyre objektivave të përbashkëta.
Mirëpresim përgjigjen tuaj.
Me respekt,
Tamara Filipovic Stevanovic
Në emër të
Shoqata e Gazetarëve të Bosnjes dhe Herzegovinës
Sindikata e Mediave të Malit të Zi
Shoqata e Gazetarëve Kroatë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë./ CNA
Numri dy i qeverisë njëkohësisht ministrja e Infrastruktur...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, prezantoi sot para Ko...
Sot është zhvilluar në GJKKO seanca e radhës për ish-minis...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për dy koncesionet në shënd...
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës kanë zbarkuar pa...
Disa drejtorë të tjerë të Bashkisë së Tiranës janë nën...
Me 28 mars, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kr...
"Në këtë sofistikim, ky SPAK që mban në burg njerëz pa p...
Skandali me dosjen “5D” vazhdon dhe thellohet. Erion V...
Bashkisë së Tiranës po i del flaka nga korrupsioni dhe...
Kreu i KLP-së, Alfred Balla, në një dalje televizive m...
Kreu i KLP-së, Alfred Balla, ka deklaruar se prokurorë...
Projekti për furnizimin me ujë të disa fshatrave në Jug, k...
Autoriteti i Dosjeve ka bërë me dije se përgjatë vitit...
Gazetari Elvi Fundo bëri një deklaratë të fortë mbrëmj...
Për katër minuta e gjysmë toka është errësuar për shkak të...
Gazetari Klodian Tomorri ironizoi kryeministrin Edi Ra...
Kryeministri Edi Rama Rama ka shtruar mbrëmjen e sotme...
Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 3 urdhër-arreste për ...
Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar punën e SPAK...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...