Europa përfshihet nga vala e të nxehtit, Italia në alarm me temperatura deri në 45°C
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...

David J. Kostelancik ishte kandidatura e propozuar nga presidenti amerikan Joe Biden në janar të vitit 2023 si ambasador të Shqipërisë në SHBA.
Por Kostelancik nuk u miratua nga Senati Amerikan në afatet e përcaktuara nga Rregullorja dhe si rrjedhojë kandidatura u kthye mbrapsht te Presidenti.
Në njoftimin e Kongresit Amerikan thuhet se në 3 janar të këtij viti propozimi është kthyer te Presidenti sipas rregullit XXXI, pika 6.

CNA ka analizuar rregullin XXXI, pika 6, i cili thotë se emri kthehet te Presidenti në kohën kur Senati nuk ka konfirmuar dhe as refuzuar kandidaturën brenda afatit që ka në dispozicion.
Rregullorja thotë se nëse kandidatura kthehet te Presideti, Senati nuk ka më mundësi të marrë një vendim për atë person.
Në këtë moment, ka një rëndësi të madhe Presidenti në këtë procedurë.
Presidenti Joe Biden mund të rinominojë kandidatin e kthyer më parë ose të nominojë një emër të ri për postin e ambasadorit.
“Nominimet që nuk janë konfirmuar dhe as refuzuar nga Senati në kohën kur Senati nuk cakton një datë në të ardhmen ose për një periudhë prej më shumë se 30 ditësh, i kthehen Presidentit në përputhje me Rregullin XXXI të Senatit, pika 6. Seancat pro forma (informale) të mbajtura gjatë një pushimi nga Senati llogaritet si dite seance dhe mund të parandalojë atë që përndryshe do të ishte një afat më i madh se 30-ditor që do të shkaktonte rikthimin e nominimeve sipas rregullit. Përdorimi i seancave pro forma në praktikën moderne të Senatit nënkupton që nevoja për të pezulluar Rregullin XXXI zakonisht ndodh vetëm në fund të sesionit të parë të një Kongresi.
Senati shqyrton në mënyrë rutinore të paktën disa nominime ndërmjet seancave të Kongresit ose pushimeve që zgjasin më shumë se 30 ditë. Emërimet mund të pezullohen nëse Senati bie dakord, me vota unanime, për të pezulluar rregullin. Marrëveshjet unanime për të hequr dorë nga rregulli mund të zbatohen për disa ose të gjitha nominimet që janë në pritje të Senatit dhe komiteteve të tij. Nominimet e zgjedhura për t'u mbajtur zakonisht negociohen nga drejtuesit e partive dhe komiteteve, megjithatë senatorë individualë kanë ndikim në negociata pasi çdo kundërshtim ndaj një kërkese unanime pëlqimi do ta rrëzonte atë. Nominimet për të cilat rregulli është pezulluar mbeten në status quo, që do të thotë se ato vazhdojnë të jenë në pritje në Kalendarin Ekzekutiv në vend që t'i kthehen Presidentit siç kërkohet nga rregullat e Senatit. Senati i kthen të gjitha nominimet në fund të një Kongresi.
Nëse një emërim i kthehet Presidentit, ai nuk është më i përshtatshëm për shqyrtim nga Senati. Presidenti mund të paraqesë një nominim të ri, qoftë për kandidatin e kthyer më parë ose për një kandidat të ri”, thuhet në Rregullin XXXI, pika 6.

Kështu, e gjithë procedura e zgjedhjes së ambasadorit të Shqipërisë do të duhet të rifillojë nga e para, duke bërë që Kostelancik t’i nënshtrohet edhe njëherë të gjitha procedurave që ka kaluar.
Edhe pse disa nga procedurat Kostelancik i ka kaluar më parë, nëse rinominohet nga Presidenti, do të duhet t’i nënshtrohet edhe njëherë të gjitha hapave.

Komisionet mund të kërkojnë dokumente të përditësuara nga Kostelancik, duke përfshirë të dhënat financiare, etike, do i duhet që t’i përgjigjet edhe njëherë pyetësorëve dhe të plotësojë dokumentet që i kërkohen.
Seancat dëgjimore mund të mbahen për kandidatët e riparaqitur, në këtë rast Kostelancik, megjithëse komitetet më parë kanë zgjedhur edhe të mos e bëjnë këtë./ CNA

Kryeministri, Edi Rama do mbledhë në fillim të këtij m...
Senati amerikan nuk e ka miratuar emërimin e David Kos...
Kur do të rritet temperatura mesatare vjetore globale ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë bilancit që...
Gazetari dhe shkrimtari Agim Xhafka përmes një shkrimi...
Avokatja Adriana Kalaja i është drejtuar SPAK-ut me nj...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg drejtorët e Erion Vel...
Ish-kryeministri Sali Berisha, edhe pse në arrest shtëpie,...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vijuar me prop...
Inceneratorët janë skema më e madhe korruptive që u ka...
Familjarët e Agata Carbonara-s, italianes, e cila u pl...
Vangjel Tavo ka reaguar pasi mediat greke shkruan se k...
Disa ditë më parë në media u njoftua se kishte pasur d...
Në pikën kufitare të Kapshticës nuk ka aktualisht fluk...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin...
Ka disa kohë që për interesa korruptive apo propagandë...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka publikuar statistik...
Tranzicioni demografik vit pas viti po e ndryshon popu...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto...
Kandidati i pavarur dhe aktivisti kundër vaksinimit Ro...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...