Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Tranzicioni demografik vit pas viti po e ndryshon popullsinë e vendit në favor të moshave të vjetra, teksa numri i të rinjve po bie nga rënia e lindjeve.
INSTAT ka përllogaritur se në tetë qarqe të vendit Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Lezhë, Shkodër, Vlorë në fillim të 2023 numri i të rinjve është më i vogël se numri i të moshuarve.
Qarqet me raportin më të lartë të varësisë së të rinjve janë ato të Kukësit dhe Dibrës, përkatësisht me 33,7 dhe 32,0 persona më të rinj se 15 vjet për 100 persona nga 15 deri në 64 vjeç.
Në janar të vitit 2023, në Shqipëri ishin 443.227 të rinj të moshës nën 15 vjeç dhe 454.496 të moshuar të moshës 65 vjeç ose më shumë. Popullsia në moshë pune (njerëz të moshës 15 deri 64 vjeç) ishin 1.864.062 persona gjatë të njëjtit vit.
Siç mund të shihet, nga shpërndarja e popullsisë sipas tri grupmoshave kryesore, në katër qarqe ka më shumë të rinj krahasuar me të moshuarit (Dibër, Durrës, Kukës, Tiranë).
Nga ana tjetër, qarqet me raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve janë ato të Gjirokastrës dhe Lezhës, respektivisht me 28,0 dhe 27,8 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 deri 64 vjeç. Qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve janë ato të Tiranës dhe Shkodrës, respektivisht me 22,8 dhe 23,4 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 në 64 vjeç.
Ndërsa qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të rinjve janë të Gjirokastrës dhe Vlorës, me 19,4 persona më të vogëluar që nga viti 2001, megjithëse jo të gjitha qarqet kanë ndjekur këtë prirje.
Popullsia mesatare e Shqipërisë për vitin 2022 u pakësua nga 2.811.666 banorë në 2.777.689 banorë 2021. Në vitin 2022, qarku me popullsinë mesatare më të madhe në Shqipëri ishte i Tiranës, me 922.386 banorë, i ndjekur nga qarku i Durrësit me 290.561 banorë.
Në të njëjtën kohë, dy qarqet me popullsinë mesatare më të vogël në vitin 2022 ishin të Gjirokastrës dhe Kukësit, respektivisht me 54.296 dhe 72.133 banorë. Gjatë vitit 2022, vetëm popullsia e qarkut të Tiranës është rritur, ndërsa të gjitha qarqet e tjera kishin një normë negative të rritjes së popullsisë.
Qarku i Tiranës ka pasur nivelin më të lartë të rritjes së popullsisë mesatare gjatë vitit 2022, pasi u rrit me 0,7% krahasuar me vitin 2021.Nga ana tjetër, qarku me normën më të ulët të rritjes së popullsisë mesatare ishte ai i Gjirokastrës, me –4,2%, gjatë vitit 2022.
Shqipëria po përjeton efektet e moshimit të popullatës pas një periudhe transformimi demografik të pavërejtur kurrë më parë në historinë e saj, periudhë gjatë së cilës numri i personave të moshuar është rritur me disa herë, ndërkohë që ka rënë numri i fëmijëve, si pasojë e rënies së fertilitetit, dhe rënies së numrit të të rinjve, për shkak të emigracionit.
Ky tranzicion i përshpejtuar demografik është shoqëruar nga një zvogëlim i familjes dhe i rolit të saj tradicional mbështetës për të moshuarit. Për më tepër, ndryshe nga shumica e vendeve të rajonit, Shqipëria nuk trashëgon nga e kaluara një sistem tradicional e të integruar të kujdesit shëndetësor e social për të moshuarit.
Si rezultat i situatës ekonomiko-shoqërore, si dhe i dukurive që lidhen me tranzicionin, individë dhe grupe të përjashtuara ose në rrezik përjashtimi përballen me situata shumë kritike që ndikojnë në mohimin, përjashtimin apo mosrespektimin e të drejtave të tyre./Monitor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto...
Kandidati i pavarur dhe aktivisti kundër vaksinimit Ro...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë disa pamje nga ndërtimi i...
Në hyrje-dalje të qytetit të Elbasanit në drejtimin e Libr...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ës...
“Të vazhdojmë të pamposhtur çdo ditë”, kjo është thirr...
Qytetarë të shumtë janë mbledjhur përpara banesës s ëi...
52-vjeçarja italiane e cila u plagos nga 1 plumb qorr ...
Inteligjenca Artificiale ka zbuluar diçka të pazakontë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë me dije s...
Avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë a...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka njoftuar se mj...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar pu...
Një automjet ka marrë flakë në ecje në aksin rrugor Fier-L...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një postim në r...
Turizmi ka qenë një nga pikat më të forta të Shqipërisë gj...
Një udhërrëfyes mbi funksionimin e institucioneve demo...
Gjatë festave të fundvitit në pikat kufitare ka pasur fluk...
Trafiku i rënduar ka përfshirë aksin Librazhd-Elbasan....
Tregtia online po shndërrohet një instrument të zakons...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...