web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali i anëtares së Gjykatës Kushtetuese/ Kalaja, kallëzim në SPAK

4 Janar 2024, 13:54, Aktualitet CNA
Skandali i anëtares së Gjykatës Kushtetuese/ Kalaja,
Adriana Kalaja

Avokatja Adriana Kalaja i është drejtuar SPAK-ut me një kallëzim ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, e cila sipas saj është në konflikt interesi pasi ka marrë në shqyrtim dhe ka votuar për çështje ku kërkues është edhe personi që ajo bashkëjeton, Enkelejd Alibeaj.

Në fjalën e saj për mediat, Kalaja u shpreh se Xhaferllari ka kryer dy vepra penale. Sipas saj, Xhaferllari ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj antërëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese, kjo ka të bëjë me kërkesën e bërë nga grupi i deputetëve të Bashës që fatmirësisht u rrëzua nga Kushtetuesja. 

‘’Subjekti i këtij kallëzimi është Marsida Xhaferllari, anëtare e gjykatës Kushtetuese. Sipas provave që paraqes sot para SPAK-ut, Xhaferllari ka kryer 2 vepra penale. Veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Referuar këtyre provave rezulton se Xhaferllari në konflikt të pastër interesi ka marrë në shqyrtim dhe ka votuar për çështje ku kërkues është edhe personi që bashkëjeton. Nga ana tjetër rezulton se Xhaferllari ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese ku Xhaferllai ishte relatore dhe kjo ka të bëjë me kërkesën e bërë nga grupi i deputetëve të Bashës që fatmirësisht u rrëzua nga Kushtetuesja'', tha ndër të tjera Kalaja. 

Skandali në festën e Lulzim Bashës

CNA ka denoncuar më herët me foto se anëtarja e Gjykatës Kushtetuese u shfaq në festën e organizuar nga Lul Basha për fundvit. 

Ky është një skandal, pasi anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, një nga institucionet me peshë të madhe, shfaqet në një festë me frymë politike. 

E përgjedhur nga Ilir Meta, kur ky i fundit mbante postin e Presidentit, Xhaferllari, pa asnjë lloj hezitimi shfaqet në festën e një partie politike, e cila në fakt ka një konflikt interesi brenda saj. 

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, Xhaferllari është nën shoqërinë e alkoolit dhe duhanit, ku nuk mungojnë batutat dhe të qeshurat me anëtarët e një partie politike. 

Xhaferllari shfaqet nën shoqërinë e nënkryetarit të PD-së së Bashës, Enkelejd Alibeajt, i cili në fakt është edhe bashkëjetuesi i saj. 

Ende nuk ka një reagim nga Këllimi i Lartë Gjyqësor për një skandal të tillë që sjell politizimin e Gjykatës Kushtetuese./CNA





Lajmet e fundit nga