
Për sherrin verbal e fizik të mësueseve në shkollën “Memo Meto” në Kuç të Vlorës, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan mori edhe versionin e arsimtarit tjetër me të cilin ka ndodhur debati fillestar që ka qenë dhe zanafilla e këtij konflikti. Ai pranon se gjithçka nisi pasi mësuese Irma fliste keq për Blerinën në marrëdhëniet shoqërore.
Mësuesi: Ne debatuam aty, pasi pati një incident, për shkak të të tjerëve. Të asaj të Anglishtes, të Irmës. Ajo e inicioi. Ajo fliste keq për Blerinën në marrëdhëniet shoqërore dhe unë nuk i fola Blerinës.
Gazetarja: Çfarë fjalësh ju janë thënë për mësuese Blerinën?
Mësuesi: Për gjëra që nuk ia vlejnë.
Gazetarja: Për çështje morali?
Mësuesi: Po
Një nxënës gjithashtu pohon se ka qenë Irma Yzeiraj që ka nisur debatin dhe i ka thyer syzet koleges Blerina.
Gazetarja-nxënësit: A ke qenë ti prezent? Çfarë ka ndodhur?
Nxënësi: Ja theu mësuese Irma syzet.
Gazetarja: A e ka kapur për flokësh?
Nxënësi: Po.
Gazetarja: Po tjetër çfarë ka ndodhur?
Nxënësi: E ka sharë mësuese Irma e para.
Gazetarja: A t’i mësoi njeri këto fjalët?
Nxënësi: Jo, isha vetë. Doja të vija vetë.
Mësuese Irma shkon edhe më tej kur thotë se Blerina është me probleme serioze të shëndetit mendor dhe bën magji.
Mësuese Irma: Kjo është mësuesja me probleme serioze mendore. Është në sallën e mësuesve. Kjo mësuese merret me magji. Ka fuqi të mbinatyrshme. Ki kujdes dhe ti zonjë! Ki kujdes, se kjo mësuese ka fuqi! Me këto na shprehet në shkollë. Kjo është një mësuese fallxhore. Është mësuese që shikon filxhanët. Është mësuese, që nuk bën mësim. Ka aftësi të mbinatyrshme. Do t’i shikosh si kjo e juaja sot. Është e mbinatyrshme.
Gazetarja: Kjo e imja? Qenkam dhe unë magjistare?
Mësuese Irma: Po.
Gazetarja: Pse merreni me moralin e saj se me kë shkon e më kë nuk shkon?
Mësuese Irma: Është kjo mësuese, që flet për moralin e saj në ambientet e shkollës. Për moralin e saj, që ka një burrë të martuar, që është futur me një familje që e ka prishur, që do rrisi fëmijët e gruas tjetër. Nuk më intereson fare jeta e saj private. I kam hequr vizë, nuk i flas.
Mësuesja qëndroi e mbyllur 2 orë në një klasë të shkollës, por nuk pranoi të jepte versionin e saj pse ka nisur konflikti dhe u largua duke vrapuar nga ambientet e institucionit arsimor.
Gazetarja: Do të dalësh?
Mësuese Irma: Nuk dua.
Gazetarja: Pse po vraponi? A mendoni se nuk mund të vrapoj dot, çfarë është kjo formë? Më thuaj pse e ke dhunuar? Ku do të shkoni? Pse e keni dhunuar? Mos më shtyj? Pse po vrapon? Pse po i shmangesh të vërtetës? Më jep versionin tënd, është shumë e thjeshtë. Do të ikësh në furgon? Pafshim!
Për këtë situatë, “Stop” iu drejtua DRAP Fier që tha se janë marrë masat për paralajmërim për largim nga puna për të dyja arsimtaret e përfshira në konflikt.
Mësuesja: Sapo fola me…dhe më thotë, që drejtoresha nesër do marri masë për ty, se ke futur Stopin brenda. Është e vërtetë kjo? Gjoja të ka thënë DRAP-i.
Drejtoresha: Po. Unë jam e detyruar, t’ju mbledh. Është futur Stopi. Do të pyes edhe ty, do pyes edhe Etlevën, do pyes edhe gjithë mësuesit, si ka ndodhur. E kam detyrë deri nesër pasdite të jap masë, pse është futur Stopi në shkollë.
Mësuesja: Unë jam kërcënuar kaq muaj nga filan mësuese me një video, apo jo? Me të njëjtën video je kërcënuar edhe ti.
Drejtoresha: Moj, unë jam kërcënuar, por nuk e vras mëndjen për atë pjesë.
Por një ditë pasi, “Stop” ishte në shkollën “Memo Meto”, në këtë institucion u bë një mbledhje pse grupi i xhirimit ishte futur në shkollë, mbledhje që nuk u bë kurrë për sherrin dhe dhunën ndaj mësueses. Arsimtarët kanë firmosur nga një deklaratë, ku thuhet se sherri ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës. Por për përmbajtjen e deklaratës, firmëtarët nuk dinë gjë pasi thjesht janë detyruar të nënshkruajnë.
Denoncuesja: Nuk e ke lexuar dhe ke firmosur?
Mësuesja: Unë kam firmosur ca ka qenë poshtë. Ca ka qenë lart, s’e di. Ca ishte ajo?
Mësuesja tjetër: As unë s’e kam lexuar.
Denoncuesja: Qofshi ju, që jeni, që thoni nuk ishim dakord, por firmosëm.
Mësuese tjetër: Unë nuk e kam lexuar fare pjesën lart.
Denoncuesja: Atje thuhet, që unë kam sharë në sy të fëmijëve, ndërkohë që ju thoni, nuk ke sharë në sy të fëmijëve.
Mësuese tjetër: Ku ke sharë ti…?! Po nuk e kemi lexuar tani, se po na merrni mendtë e kokës?!
Denoncuesja: Domethënë do e pranoni ju që na detyruan?
Mësuesja tjetër: Unë do mbroj kokën time./tvklan.al
Gazetari Elvi Fundo, një nga denoncuesit e aferës së i...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në fshat...
Gazetari Elvi Fundo ka folur për skemën e inceneratorë...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur lidhur me ndry...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet soci...
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmje...
Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike I...
Në Shqipëri, studimi më i fundit nxori sërish shifra t...
Ditën e sotme gjatë takimit në burg mes ministrit grek të ...
Ish-presidenti, Bamir Topi ka folur lidhur me situatën...
Ish-drejtuesi i policie, Fatjon Softa, thotë se akuzat...
Prokuroria Tiranë ka kërkuar "Arrest me burg" për dy arkit...
Jamarbër Malltezi ka reaguar për herë të parë pas liri...
Në Shqipëri vonesat në dhënien e drejtësisë sipas juristëv...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka ndarë në rrjetet soc...
Gazetarja, Klodiana Lala ka folur lidhur me aksionin m...
Pak muaj më parë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nënsh...
Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner ka reaguar ...
“Shpresojmë që nesër gjyqësori shqiptar të japë drejtë...
Ministri grek, Stavros Papastavrou ka ardhur këtë të m...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...