Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Gjykata e Posaçme ka shpallur ditën e sotme dënimin për Shpend Sokolin. I riu nga Kosova që akuzohet për mashtrime kompjuterike nëpërmjet tregut online “dark internet” me platforma “Rydox”, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar është dënuar me 3.8 vjet burg.
Vendimi u mor nga treshja gjykuese Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Atalanta Zeqiraj, ndërsa bëhet me dije se Sokoli do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Ajo që FBI ka hetuar në Ballkan lidhet me tregun e paligjshëm online të njohur si RYDOX. Hetimi amerikano-shqiptar zbuloi se rrjeti Rydox, aktiv që nga viti 2016, ishte çaktivizuar për pak kohë në 2020 për t’u rihapur sërish. Rydox reklamonte RaidForums, një forum online kriminal, i cili ofronte shitjen e regjistrave spam, mjeteve për t’i dërguar ato, si edhe tutorialet e tyre.
FBI dhe SPAK konstatuan se Rydox ishte një treg i nëndheshëm online. Nga pretenca e lexuar ndaj Shpend Sokolit në Shqipëri u tha se në bazën e të dhënave të Rydox përfshihej informacion për 18 mijë përdorues, ku ishin edhe transaksionet monetare virtuale.
Vendimi i GJKKO-së:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Shpend Sokoli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrimi kompjuterik” në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.”.
Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Atalanta Zeqiraj, me vendimin nr. 37, datë 04.05.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shpend Sokoli, për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pajisjeve”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 293/ç dhe 28/4, në lidhje me nenin 334, paragrafi parë të K.Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shpend Sokoli, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi dytë të K.Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
3. Në bazë të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna me një dënim të vetëm, duke e dënuar të pandehurin Shpend Sokoli, me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
4 .Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, të pandehurit Shpend Sokoli i zbritet 1/3 e masës së dënimit me burgim, duke u dënuar përfundimisht me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
5. Vuajtja e dënimit të fillojë nga dita e ndalimit të të pandehurit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.
Në bazë të nenit 190/1, shkronja “a” të K.Pr.Penale, të nenit 36/1, shkronjat “a” dhe “ç”, të K.Penal, konfiskimin e fondeve të shtetasit Shpend Sokoli në Binance, në llogarinë me të dhëna UID: ****, Email: ****, User Name: ****.
Provat materiale të sekuestruara t’u kthehen personave që u përkasin.
Në mbështetje të nenit 485/3 të K.Pr.Penale, shpenzimet procedurale dhe ato gjyqësore, sipas formularit bashkëlidhur, i ngarkohen të pandehurit.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi të arsyetuar. Tiranë, më datë 04.05.2026. /CNA
Ka diçka thellësisht paradoksale në mënyrën se si drejtësi...
Pas rreth një muaji, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së L...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një reagim në rr...
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë ditën e sotme "r...
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë "rrëzojnë" Sokol...
Shtyhet procesi për pushimin e çështjes në ngarkim të gjyq...
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka reaguar sot l...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka qenë i pranishëm...
Gjykata e Lartë pritet që sot në orën 14:00 të ketë mbledh...
Ish-CEO-t e kompanisë “Bankers” janë paraqitur ditën e sot...
Ish-kreu i KESH-it, Erald Elezi, dhe ish-kreu i ARRSH-së, ...
Prokuroria e Shkodrës përfundoi hetimet dhe dërgoi në g...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kreut të...
Eksperti i sigurisë, Gert Metani, ndau disa shpjegime bazu...
Mësohen detaje të reja lidhur me gjendjen e fëmijës së tre...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Gjykata e Lartë do të shpallë sot vendimin për ndryshimin ...
Në pamje të parë, zyrat duken si çdo korporatë tjetër mode...
Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhap...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar li...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...