
Biznesmeni shqiptar, L. H., ka rrëfyer mbrëmjen e sotme largimin nga Shqipëria për në Afrikën e Jugut dhe zhvendosjen më pas në Meksikë.
Ai tha se nga vendi ynë është larguar në vitin 1998 dhe në afrikë ka jetuar për rreth 2 vite e 11 muaj.
Biznesmeni deklaroi në emisionin “Opinion” se në Meksikë iku për të hapur lojërat e fatit, pasi ishte një vend që e lejonte këtë biznes.
Shqiptari bëri të ditur se që prej vitit 2016 është qytetar meksikan dhe gjithashtu është rezident kanadez.
Pjesë nga intervista:
Biznesmeni: Unë jetën time e kam filluar në vitin 1990 kur kam mbaruar inxhinierinë. Jam larguar nga Shqipëria në vitin 1998.
Fevziu: Ku keni punuar nga viti 1990 deri në 1998?
Biznesmeni: Kam punuar drejtor Mekanik në TEC-in e Cërrikut dhe drejtor i drejtorisë së ujërave. Kam bërë jetë politike dhe kam qenë kryetar i PD-së së Belshit në vitin 1991, kur është themeluar seksioni i PD-së në Belsh.
Fevziu: Si u larguat?
Biznesmeni: Jam larguar në vitin 1998 me ngjarjet e vitit 1997 dhe një nga problemet madhore ka qenë masakra e famshme e Cërrikut. Vetëm familja ime e di që unë kam pasur probleme dhe jam larguar drejt Afrikës së Jugut ku jetonin vëllezërit e mi.
Fevziu: Në çfarë periudhe kanë jetuar?
Biznesmeni: Vëllai im jetonte që në vitin 1993 në Afrikën e Jugut. Dhe jemi takuar me ju në vitin 1999 sepse ju bëtë emisionin për Leka Zogun dhe njëkohësisht na takuat ne si komunitet shqiptarësh. Ishim shumë pak, një komunitet prej 20 vetësh.
Fevziu: Sa keni jetuar në Afrikë?
Biznesmeni: Kam jetuar 2 vjet e 11 muaj ditë më ditë.
Fevziu: Nga Afrika e Jugut ku kaluat?
Biznesmeni: Nga Afrika e Jugut bashkë me dy partnerët e mi kam ikur në Peru, sepse donim të hapnim lojërat e fatit.
Fevziu: Kishit biznes lojërash fati në Afrikën e Jugut?
Biznesmeni: Kishim biznes të lojërave të fatit. Perunë e gjetëm si vendin ku lejoheshin lojërat e fatit dhe atje kam qëndruar nga viti 2001 deri në vitin 2004.
Një miku im që punonte na shiste makinat e lojërave të fatit na tha që tregu po hapet në Mesikë. Dhe në atë kohë shkuam në Mesikë dhe filluam të operonim në Mesikë. Unë kam shkuar në mars të vitit 2004 në Mesikë.
Fevziu: Këto 14 vjet operoni në Mesikë?
Biznesmeni: Operoj në Meksikë dhe jam qytetar meksikan nga viti 2016.
Fevziu: Familja juaj jeton në Meksikë?
Biznesmeni: Familja ime jeton në Kanada.
Fevziu: Jeni dhe shtetas kanadez?
Biznesmeni: Unë jam rezident kanadez, sepse nuk mund të mbaj më shumë se dy pasaporta.
Fevziu: Në çfarë zone të Meksikës jeni vendosur?
Biznesmeni: Unë jetoj në Kankun në këtë moment. Bizneset e mia në Meksikë janë gjithandej. Partneri im i vetëm është vëllai im.
Fevziu: Sa biznese keni në Meksikë?
Biznesmeni: Janë mbi 10 biznese, lojëra të fatit, restorante, bare./ B.A. - CNA.al
Regjisori Edmond Budina, i ftuar në emisionin “Now” me...
Gazetari Mentor Kikia ka zbuluar prapaskenat e shkarki...
Eksperti Ervin Karamuço i ka dhënë një mesazh të drejt...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur n...
Gazetari Denis Dyrnjaja e ka quajtur qesharak vendimin...
Pedagogu dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Me...
Shoqëria Civile dhe Unioni i të Burgosurve dhe të Përn...
Deputetja Grida Duma ka folur mbi sulmet kiberentike n...
Kreu i Partisë së Inceneratorëve, Ilir Meta, ka bërë t...
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, përmes nj...
Aktorja Rajmonda Bulku është bërë pjesë e takimit të k...
Prokuroria ndaloi dje publikimin e materialeve që nxor...
Analisti Lutfi Dervishi, gjatë një prenoncimi për A2CN...
Gazetarja Ilnisa Agolli është rikthyer në ekran me një...
Një ditë më parë, policia e Shtetit me urdhër të Proku...
Analisti Andi Bushati ka komentuar vendimin e Prokuror...
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Christiane Hohmann ka ...
Ish deputeti Lefter Maliqi, ka folur për informacionet...
Gazetarja investigative, Anila Hoxha, ka deklaruar se ...
Gazetarja Anila Hoxha, ka folur pas njoftimit të ri të...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...