Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Grupi Parlamentar i PD-së ka kallëzuar në SPAK për “Shpërdorim detyre” kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.
Peleshin e akuzojnë për bllokim të mbledhjes së Këshillit të Mandateve për kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar kallëzim penal për kryerjen e veprës penale 'Shpërdorim i detyrës', ndaj Kryetari të Kuvendit Niko Peleshi.
Rezulton se me shkresën nr. 43019 prot., datë 16.12.2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes, zëvëndëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur në datën 19.12.2025, ora 10:30, për shqyrtimin e kësaj kërkese. Në mënyrë arbitrare, pa një vendimmarrje të Këshillit, kryetari i Kuvendit ka ndërprerë mbledhjen, pa caktuar mbledhjen e ardhshme, me arsyetimin sipas tij për t’iu dhënë kohë anëtarëve dhe palëve të njihen me dokumentet shoqëruese të kërkesës së Prokurorisë.
Duke shfrytëzuar të drejtën që iu njeh neni 13, pika 6, e Rregullores së Kuvendit, 5 deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit, kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, përkatësisht me kërkesat e datave 22 Dhjetor, 23 Dhjetor, 29 Dhjetor, 30 Dhjetor 2025 dhe 6 Janar 2026. Në përmbajtje të këtyre kërkesave, deputetët kanë arsyetuar se pasur parasysh precedentët e mëparshëm, koha ka qenë mëse e mjaftueshme për t’u njohur me aktet dhe përgatitur mbrojtjen, si dhe duke mbajtur në konsideratë qëndrimin e Prokurorisë të shprehur me shkrim dhe me gojë gjatë mbledhjes së parë lidhur me natyrën e ngutshme të kësaj kërkese dhe prishjen e provave (intimidimin e dëshmitarëve) nga e pandehura Belinda Balluku, është e nevojshme që Këshilli të mblidhet sa më shpejt për vijimin e shqyrtimit të kërkesës, me qëllim që të mos bëhet pengesë për mbarëvajtjen e hetimeve.
Megjithëse, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, referuar nenit 13, pika 6, të Rregullores së Kuvendit, kishte detyrimin për mbledhjen e Këshillit dhe njoftimin e rendit të ditës, ai ka refuzuar kërkesat e përsëritura të pesë anëtarëve të Këshillit, në mënyrë tërësisht arbitrare dhe të paligjshme, duke cënuar njëkohësisht të drejtën e ligjshme të deputetëve për të thirrur mbledhjen e Këshillit, dhe si rezultat i zvarritjeve të pajustifikuara edhe mbarëvajtjen e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme. Në këto kushte, është e qartë se shtetasi Niko Peleshi, me detyrë kryetar i Kuvendit, ka konsumuar katër elementët e anës objektive të veprës penale të 'Shpërdorimit të detyrës', duke refuzuar mbledhjen e Këshillit dhe njoftimin e rendit të ditës (mosveprimi), në kundërshtim me nenin 13, pika 6, të Rregullores së Kuvendit (në kundërshtim me ligjin), duke shfrytëzuar funksionin e tij si Kryetar i Kuvendit (funksioni publik), duke dëmtuar kështu të drejtën e deputetëve për mbledhjen e Këshillit dhe mbarëvajtjen e hetimeve penale (dëmtimi i interesave të shtetit dhe të shtetasve)”, thuhet në deklaratën për shtyp të grupit të PD-së.


Kujtojmë se më datë 16 dhjetor SPAK-u i ka dorëzuar kërkesën Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit për zëvendëskryeministren dhe ministren Belinda Balluku.
Balluku është marrë në cilësinë e të pandehurës në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”./ CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është para...
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se investimi i ri për pa...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka bërë me dije se ës...
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Maliq është shoqëruar me ...
Malltezi është shoqëruar nga avokati Genc Gjokutaj. Ashtu ...
Kryeministri Edi Rama tha sot se sektori energjetik shqipt...
Po zhvillohet jashtë rendit të ditës mbledhja e Këshillit ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në një konferencë pë...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Qarku i Elbasanit po përballet me temperatura të ulëta, si...
Në Bashkinë Pogradec, problematika kryesore vijojnë të jen...
Ndryshime kanë ndodhur në drejtoritë vendore të Policisë. ...
Moti i acartë dhe reshjet e dëborës kanë përfshirë Qarkun ...
Tryeza e Partisë Demokratike me partitë opozitare dhe përf...
Nëna e tre fëmijëve që u gjetën të vetëm ditën e sotme në ...
Një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike...
Në Iran vijojnë prej më shumë se dy javësh protestat e dhu...
Tre fëmijë të mitur janë gjetur të braktisur në zonën e Pl...
Kryepiskopi Joan ka folur mbrëmjen e sotme se si e mori ve...
Ervin Salianji dje zhvilloi një takim në Korçë të cilin e ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...