web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“1.5 miliardë euro investim në sektorin e energjisë”/ Balluku zbulon planet për projektet e reja

12 Janar 2026, 10:35, Aktualitet CNA

“1.5 miliardë euro investim në sektorin e energjisë”/

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në një konferencë për parkun eolik të Tropojës ka deklaruar se skema e re e energjisë do të intesifikohet në burime të reja energjetike si ajo e paneleve diellore.

Balluku theksoi se janë investuar 1.5 miljardë euro në sektorin e energjisë së ripërtëritshme diellore dhe asaj të erës.

Numri dy i qeverisë nënvizoi se ka një portofol projektesh që pritet të çojnë përpara zhvillimet e sektorit të energjisë, të përmirësojnë prodhimin energjetik, të sjellin teknologji dhe të gjenerojnë të ardhura.

Ndër të tjera, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se Shqipëria po investon në linjat e transmetimit me vendet fqinje dhe se qeveria është e vendosur të vazhdojë mbështetjen për investimet private, tashmë jo me plane në letër, por me projekte konkrete në terren.

“Jo më i varur nga kushtet e motit, jo më i varur nga kaskadat, por një skemë e re energjie që do të intensifikohet në burimet e reja energjetike siç janë ato të paneleve diellore. 1.5 miliardë euro janë investuar në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, si energjia diellore dhe ajo e erës.

Kemi një portofol projektesh që pritet të çojë përpara zhvillimin e sektorit.

Vetëm në energjinë diellore ka kaluar nga projektet pilote në faza të avancuara zhvillimi.

Në energjinë e erës Shqipëria po hyn në aplikimin e projekteve, kjo është një garanci dhe vjen në bazë të një strategjie për të ndërtuar projekte të tilla që kërkojnë një kohë të gjatë implementimi dhe studimi, por që kanë impakt të jashtëzakonshëm në ekonominë e një vendi.

Projektet që po zhvillohen janë shembull i qartë i qasjes së qeverisë ndaj energjisë së rinovueshme. Me afro 6 gigavat dhe një portofol projektesh, këto projekte ulin importet, përmirësojnë prodhimin energjetik, sjellin teknologji dhe gjenerojnë të ardhura.

Shqipëria po investon në linjat e transmetimit, të cilat tashmë lidhen me të gjithë fqinjët tanë. Është në përfundim lidhja me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëria është një nga vendet më të mira për sa u përket ndërlidhjeve me shtetet e tjera.

Qeveria është e vendosur të vazhdojë mbështetjen për investimet private. Nuk po flasim më për plane në letër, por për konsumatorë dhe projekte konkrete në terren.

Të dhënat tregojnë rezultate konkrete dhe territoriale. Niveli i arkëtimeve është 100%, ndërsa prodhimi i energjisë në vend tregon rritje”- u shpreh Balluku./ CNA





Lajmet e fundit nga