Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Komisioni i Prokurimit Publik është një institucion, që në fakt quhet i pavarur me rolin e një “gjykate”, për ankimimet që bëjnë bizneset në lidhje me procedurat që kanë në fushën e prokurimeve publike. Komisioneri i Prokurimit Publik, pra KPP-ja, quhet si organ i lartë administrativ që shqyrton ankesat që vijnë nga koncesionet, partneriteti publik-privat, ankande, procedura konkuruese, lejet, etj.

KPP-ja ka 5 anëtarë, një kryetar, një nënkryetar dhe anëtarët e tij, të cilët emërohen nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave dhe kanë një mandat 5 vjeçar dhe rizgjidhen vetëm një herë.

Kryetari i KPP-së, Joanid Myzyri është marrë i pandehur nga SPAK-u dhe në detyrë tashmë ka vetëm katër anëtarë.

KPP drejtohet nga nënkryetari Fiorent Zguro dhe antarët Anila Malaj, Kreshnik Tërnova dhe Gjergj Mersini.
Megjithëse quhet një institucion i pavarur dhe financohet nga buxheti i shtetit, anëtarët e këtij komisioni kuptohet zgjidhen nga partia dhe kalojnë formalisht nga kuvendi, “varen” direkt nga ministrat miq, kryeministri apo lobimet e ndryshme politike. “Shiten” si personalitete apo personazhe të pavarur, por janë krejtësisht të varur, përtej politikës.
Jonaid Myzyri, ish-kreu i KPP-së, nën akuzë nga SPAK-u pas sigurimit të disa përgjimeve nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme, të cilët gjatë hetimeve kishin vënë në përgjim një zyrtare dhe më pas kanë mundur të ngrenë akuzën, atë të shkeljes së barazisë në tendera, ku i pandehur është marrë dhe kryetari i institucionit, Jonaid Myzyri pas pesë vitesh hetime. Agjentët zbardhën bisedën e zyrtares me nënën ku flitet për vjedhjen e 200 mijë eurove në banesën e saj dhe shfaqet e shqetësuar për marrjen peng të vëllait të saj nga grabitësit e maskuar.
Në një nga bisedat, zyrtarja shprehet se, ndër të tjera, “po firmosim si delet për atë xhuxhin”. Një frazë që për prokurorët shihet si një referencë e qartë ndaj titullarit të KPP-së, Jonaid Myzuri.
Hetimi ndaj këtij të fundit nisi në vitin 2020 kur ai mori detyrën, pas dyshimeve se kishte diktuar veprimet e anëtarëve të tjerë të KPP në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të prokurimit. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor 58.7 kilometra Shpal-Ura e Repsit me vlerë 2.29 milionë Euro.
Po me anëtarët e tjerë, çfarë ndodh?
Këta janë të ndikuarit në të paktën një rast. Tani që Jonaid Myzyri është pezulluar nga detyra dhe është nën akuzë KPP ka tjetër drejtues dhe antarët vazhdojnë detyrën. Nuk janë nën ndikimin e Jonaidit, po kush i ndikon për vendimet e tyre skandaloze, sërish marrin urdhra apo mbudhin xhepat me paratë e biznesit nga tenderat me taksat e shqiptarëve.
Për të vërtetuar këtë mjafton të shohin se cilat janë standardet që ndjek KPP-ja.
Në të paktën rreth 15 apo 20 praktika që CNA ka verifikuar, rezulton që e zeza bëhet e bardhë dhe e bardha bëhet e zezë. Kuptohet paraja hedh ujin në hava, thotë populli.
Vetëm gjatë vitit 2025, KPP ka shqyrtuar gati 1200 ankesa dhe ka dhënë 1900 vendime, nga rreth 250 autoritete kontraktuese dhe rreth 360 operatorë të ndryshëm ekonomikë. Pra, ne kemi parë në 1900 vendime vetëm 15 apo 20, ku ato përgjimet e firmosjet e Jonaidit janë ku thërret qameti me mjashtrat në detyrë.
Në variantin 'hiqja Lenës, vëja Prenës', ky “grup i strukturuar kriminal”, ka emra dhe është institucion shtetëror. Nuk ka të bëjë me një tender të vetëm apo me ndonjë kompani, por ka të bëjë me dhjetëra raste ku rrëzohen vendimet e KVO-së apo miratohen vendimet e KVO-së.
Pra e thënë më thjeshtë, bëhet një garë konkurruese, është Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ai që bën shpalljen në institucionin përkatës. Në rast se humbësi e ka çuar në KPP, subjekti fitues që do ta fitojë kërkon ta lërë në fuqi vendimin. Këtu fillojnë pazaret. Tarifa e lënies në fuqi shkon nga 5 deri 10%. Në rast se do përmbyset, shkon 20% e më tepër.
Më pas çështjet shkojnë edhe në gjykatë, me dhjetëra raste të fituara, ndoshta dhe të tjera të humbura, por grupi i KPP-së i drejtuar nga Jonaidi dikur, tani nga një tjetër skandaloz si Fiorent Zguro vazhdon detyrën.
KPP është një institucion i korruptuar, ku përqindjet përmbysin tenderat sa në një kompani në një tjetër. E thënë thjeshtë, në rast se ti fiton tenderin dhe të ankimon konkurrenti, ti duhet t'i japësh lekët në KPP që të mbash vendimin. Në rast se konkurrenti është më i fortë se ty në pagesë, KPP-ja e përmbys vendimin.
CNA ka verifikuar rreth 15 raste ku e zeza është e bardhë dhe e bardha është e zezë, ku KPP-ja funksionon tërësisht si një grup i strukturuar kriminal, si një bandë gjobaxhinjsh ndaj bizneseve.
Ato që i janë gjetur Jonaidit janë asgjë me atë që vazhdon të ndodhë në KPP. Myzyraj “ra dëshmor”, por të tjerët janë në krye të pazareve.
Ndonjë anëtar i KPP-së kalon edhe si përfaqësues i pjesë e dosjeve të SPAK-ut. Ndonjëri edhe te “grupi i strukturuar kriminal” i AKSHI-t, nga ku është emëruar apo është mbështetur që të vejë në KPP. Të tjerë me tentakula politike të ministrave, dikush tjetër me Ramën direkt, apo me Agaçin dhe lidhjet që shkojnë edhe përtej politikës, nga përfaqësuesit e biznesit tek krimi.
KPP-ja nga një institucion i pavarur, që duhet të bëjë drejtësi kur garat që bëhen në institucione kanë problematika, kanë shkelje ligjore atëherë duhen standarte e drejtësi. Sot KPP shërben si një çati për të mbushur xhepat e këtij grupi kriminal, që SPAK nuk mund ta lërë me Jonaidin. Duhet t'i hyjë në themel pasi KPP-ja është kthyer në strukturë përtej kriminale. Mjafton të shkosh në KPP, që të kuptosh se çfarë ndodh me prokurimet publike në Republikën e Shqipërisë. Nga hajdutët e poshtëm deri te kupola lart.
Mjafton të “kapet për fyti” KPP-ja për të kuptuar të vërtetën e korrupsionit në piramidën e prokurimeve publike, si përmbysen tenderat, si fitohen në vlera maksimale, si paravendosen apo përmbysen të tjerë. Tenderat në Unazën e Tiranës, që po heton SPAK, në krahasim me ato që bën KPP-ja, janë një pikë ujë në oqean. “Oqeani” i korrupsionit në majë të piramidës ka KPP-në. Aty hapen dhe mbyllen pazaret më të mëdha, aty hapen dhe mbyllen tenderat, duke u përmbysur me përqindje që nga lënia në fuqi e vendimit me 10% deri tek 20 apo 30% për përmbysje të vendimeve të ndryshme që bën ky institucion.
KPP-ja funksionon tërësisht si një grup i strukturuar kriminal dhe është aty, në letra si një institucion i pavarur, por komplet nën kontroll politik korruptiv, në të gjithë strukturën e tij dhe siç theksuam, ne pamë shumë pak prokurime, rreth 15, të cilat janë kthyer përmbys, por ka me dhjetëra e me qindra të tjera ku e zeza bëhet e bardhë dhe e bardha bëhet e zezë, dhe përgjigja është e thjeshtë: Mjafton të kontrollohet KPP, vendiumet dhe xhepat e këtyre zyrtarëve për të kuptuar se si funksionon ky grup i strukturuar kriminal i zhytur në korrupsion dhe afera./CNA
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë gjatë natës në M...
Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Emiljano Shulla...
Qarku Shkodër është një ndër më të prekurit nga reshjet e ...
Vijojnë reshjet e dëborës në territorin e Bashkisë së Pukë...
Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër para...
Qyteti i Korçës u mbulua sot nga reshje të dendura dëbore,...
Vijon situata e vështirë me reshjet e dendura të dëborës n...
Qarku Korçë është një nga zonat e prekura në vend nga situ...
Evakuohen gjatë natës banorët në fshatrat që ndodhen përgj...
Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq që kanë përfshir...
Kushtet atmosferike të paqëndrueshme që kanë përfshirë ven...
Aktivisti Aulon Kalaja ka ndarë ditën e sotme pamje nga pë...
Këngëtari Ernest Duka i njohur me emrin e artit Stine ka l...
Reshjet e dëborës me intensitet të lartë kanë rinisur në z...
Banorët e fshatit Çiflik në Berat kanë akuzuar ditën e sot...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë dëmtuar urë...
Një aksident me një viktimë ka ndodhur në aksin Lushnjë-Be...
Qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor “Bogë – Qafë Thore – ...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika në ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...