Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe ajo e Prokurorëve të Shqipërisë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët mbi referendumin e bërë para pak ditësh në Itali. Në këtë referendum, sistemi i drejtësisë siguroi një fitore të thellë kundrejt ndryshimeve të propozuara nga kryeministrja e vendit, Giorgia Meloni.
Ndërkohë në deklaratë thuhet se rezultati i këtij referendumi tregoi një mbështetje të qartë për pushtetin garantues të shtetit të së drejtës, i cili sipas shoqatave sigurohet vetëm nga një sistem drejtësie që zotëron hapësirën e nevojshme për të funksionuar në mënyrë eficiente dhe të pavarur.
Ndër të tjera theksohet se procesi referendar në Itali dëshmoi edhe një herë se pavarësia e sistemit të drejtësisë në tërësi mbetet gur themeli i çdo sistemi demokratik funksional.
Deklaratë e përbashkët e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kanë ndjekur me mjaft interes procesin referendar në Republikën e Italisë, lidhur me ndryshimet e propozuara kushtetuese në sistemin e drejtësisë. Pas përfundimit të procesit dhe zyrtarizimit të rezultatit, shprehim vlerësimin dhe urimet e rastit për Shoqatën Kombëtare të Magjistratëve të Republikës së Italisë, e cila, përmes rolit të saj aktiv dhe angazhimit profesional, kontribuoi në nxitjen e një debati të hapur, për mbrojtjen e parimeve dhe vlerave kushtetuese.
Rezultati i këtij referendumi tregoi një mbështetje të qartë për pushtetin garantist të shtetit të së drejtës, i cili sigurohet vetëm nga një sistem drejtësie që zotëron hapësirën e nevojshme për të funksionuar në mënyrë efiçente dhe të pavarur. Magjistratura italiane ka treguar gjithnjë pjekuri në përballjet dhe sfidat e saj, jo pak të vështira.
Ajo, ndoshta më shumë se çdo sistem tjetër i Evropës, e ka merituar pavarësinë që gëzon sot, mbi të gjitha, për martirët që i ka dhuruar kauzës së vendosjes së drejtësisë dhe triumfit të ligjshmërisë. Angazhimi i Shoqatës Kombëtare të Magjistratëve të Republikës së Italisë dëshmoi se një sistem drejtësie i ndërgjegjshëm për misionin e tij merr pjesë në mënyrë aktive dhe të përgjegjshme në jetën demokratike, duke mbrojtur vlerat mbi të cilat ndërtohet drejtësia.
Një angazhim i tillë forcon njëkohësisht lidhjen ndërmjet sistemit të drejtësisë dhe qytetarëve, duke garantuar llogaridhënien dhe ndërtimin e besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë. Edhe në vendin tonë, është detyre e organeve të sistemit të drejtësisë dhe e çdo magjistrati në veçanti për të rritur besimin e qytetarëve, sikurse edhe përgjegjësia e qytetarëve për t’i ofruar besimin e duhur institucioneve të dhënies së drejtësisë, të cilat ekzistojnë për t’i shërbyer atyre, duke mbrojtur të drejtat dhe liritë kushtetuese nga çdo ekses prej pushteteve të tjera. Sistemi i drejtësisë, me gjithë problematikat që mund të ngrihen në drejtim të tij, përbën oksigjenin e lirive themelore të qytetarëve.
Procesi referendar në Itali dëshmoi edhe një herë se pavarësia e sistemit të drejtësisë në tërësi mbetet gur themeli i çdo sistemi demokratik funksional. Në këtë kontekst, shoqatat tona mbeten të vendosura dhe të angazhuara maksimalisht për ta realizuar këtë mision themelor të garantimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve, duke marrë përvojat më të mira nga shoqatat homologe të vendeve fqinje. /CNA

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në një pane...
Një bashkim kompanish ndërkombëtare, franceze dhe spanjoll...
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, mori pjes...
Gjykata e Tiranës ka liruar 15 protestuesit e arrestuar gj...
Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Te...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dalë nga ...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Programi i Lotarisë Amerikane (Diversity Visa) pritet të r...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitu...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime te vila 30 me mi...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është paraqitu...
Deputeti socialist, Erion Braçe, është paraqitur në GJKKO....
Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku deklaroi sot se nëse...
Dy këshilltarët bashkiakë demokratë në Durrës, Dritan Burg...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur mbrëm...
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka folur dit...
Mentor Hima do të jetë drejtori i ri i Operatorit të Shpër...
Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së në Kamëz, Anila Aliaj ka ...
Një masterplan me gjithsej 727 faqe është një studim i mir...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...