Lufta kundër korrupsionit/ SPAK: Mbi 50% e zyrtarëve të nivelit të lartë janë dërguar për gjykim
Raporti i SPAK-ut për 2025 thekson se është regjistruar nj...

Ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme procesi ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, dhe 28 të pandehurve të tjerë, ku ndaj çiftit Veliaj–Xoxa rëndojnë 13 akuza penale si: korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash etj.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen në seancën e sotme ishte fakti që i vetmi nga 30 të pandehurit, individë dhe shoqëri, të përfshira në procesin gjyqësor ndaj Erion Veliajt që nuk pranoi kamera brenda seancës së parë të gjykimit në themel të dosjes në GJKKO, ndonëse gjyqi ishte i hapur, ishte biznesmeni kontravers i lidhur në korrupsion me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Elman Abule.
“Nuk dua të filmohem”, deklaroi i pandehuri para togave të zeza, sipas raportimit të sotëm të gazetarit të “Ora News”, Edison Vatnikaj.
Por a ishte kjo një kërkesë që vjen nga nevoja e biznesmenit për të qëndruar diskret përgjatë gjithë procesit? Apo ishte nga frika se mos në seancë do të dilnin dhe prova e fakte të reja për të cilat ai nuk ishte përgatitur të mbrohej?
E ndërsa Abule nuk dha asnjë argument se pse “Ora News” nuk do të duhej të ishte në sallën e gjyqit, mbase duhet t’u rikthehemi hetimeve që i janë bërë biznesmenit në fjalë gjatë muajve të fundit.
Elman Abule është një personazh jo pak i njohur për publikun, i shumëakuzuar si i përfshirë në dosjen hetimore të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, udhëtues me këtë të fundit edhe në Japoni, i akuzuar për dhjetëra miliona euro të sekuestruara që vinin nga vendet e BE-së.
Elman Abule është biznesmeni me shtetësi belge, të cilit iu sekuestruan 50 milionë euro. Sipas prokurorisë, nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijonin dyshimin e arsyeshëm se Elman Abule në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim.
Abule rezultoi i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara nga hetimi, ekziston dyshimi i arsyeshëm se Abule ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabandës me mallra të licencuara”, parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.
Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, Elman Abule ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme.
Nëpërmjet krijimit të një sërë kompanish, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve të tjerë, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Në SPAK ka pasur një hetim. Elman Abule, i cili njihet si miku i ngushtë i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, është i përfshirë në dosjen “Veliaj”.
Por pak javë më parë, “CNA” do të raportonte se në SPAK ka një tjetër dosje mbi Elman Abulen.
“Është një tjetër çështje, jo ajo e kryebashkiakut të Tiranës, tjetër kjo e hetimit”, sqaronte “CNA” në lajmin e saj. (LEXO KETU)
Dhe teksa synohet të shmangen kamerat në seancat gjyqësore, pyetja që mbetet për të vërtetën e veprimtarisë së biznesmenit Elman Abule: a kemi një dosje të mbivendosur ndaj asaj të Veliajt ku Elman Abule rezulton i përfshirë?/ "Ora News"
Raporti i SPAK-ut për 2025 thekson se është regjistruar nj...
Është publikuar raporti i SPAK-ut për vitin 2025. Gjatë kë...
Një delegacion nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsioni...
Sot u zhvillua seanca në themel për Veliajn dhe 28 të pand...
Ish-deputetja socialiste, Klotilda Bushka, një nga emrat...
Në përfundim të një procesi konkurrues dhe transparent për...
Kryeministri Edi Rama ka renditur arritjet e Ballukut në d...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ata që nuk po lënë ...
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, është paraqitur në GJKKO...
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca gjyqësor...
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Belinda Ballukut du...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, mungon ...
Ka nisur gjykimi në themel ndaj Veliajt dhe 28 të pandehur...
Sapo ka nisur gjyqi në themel për kryebashkiakun e arrestu...
Në Apelin e GJKKO-së ka nisur seanca për shqyrtimin e anki...
Prokuroria e Lezhës ka dërguar në gjyq 9 të pandehur të ak...
Këtë të hënë zhvillohet seanca e parë në themel e gjyqit n...
Banorët e qyteteve kryesore të vendit, sidomos në Tiranë e...
Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, i njohur për reagimet e...
Gjenerali Ded Prenga komentoi sot situatën tepër të tensio...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...