web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Taktikat e Veliajt/ Shtyhet sërish gjyqi

9 Mars 2026, 12:45, Aktualitet CNA

Sot u zhvillua seanca në themel për Veliajn dhe 28 të pandehurit e tjerë. Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, nuk kanë qenë të pranishëm në seancë.

Veliaj ka përdorur sërish taktika për të shtyrë seancën, këtë herë duke shfaqur sërish pretendimin se nuk ka seancë paraprake.

Seanca e radhës do të mbahet më 24 mars në orën 14:30.

Veliaj përdor teknikalitete të ndryshme për të shtyrë seancat që të fitojë kohë për të shkuar në Strasburg.

Deri dje Veliaj pretendonte se mbahej në burg pa akuzë, ndërkohë që tashmë ka akuzë, ka dokumente, prova, fakte të çuara në gjykatë me një dosje rreth 60 mijë faqe të cilën gjykata e ka kaluar për gjykim, Erion Veliaj nuk shkon të përballet, por i ikën përballjes me drejtësinë.

Mbi kryebashkiakun Erion Veliaj rëndojnë 13 akuza, 9 për korrupsion, për shpërdorim detyre, për pastrim të produkteve të veprës penale, për fshehje të pasurisë, për futjen e sendeve të ndaluara në qeli./ CNA





Lajmet e fundit nga