web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata Kushtetuese si letër higjienike

20 Maj 2026, 12:57, Aktualitet CNA

Gjykata Kushtetuese si letër higjienike

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar që të jenë prezentë sot në orën 10:00, se do të zhvillohej seanca për Erion Veliajn. Kështu ka ndodhur edhe me ish-presidentin Ilir Meta në seancat e tij të mëparshme.

Ndërkohë që sot mblidhen në seancë, mbyllet seanca, njoftojnë një datë tjetër, pastaj thonë dhe nuk dihet kur është data tjetër. Seanca u bë vendimi kismet. 

Çfarë është Gjykata Kushtetuese? Han pa porta? E kanë kthyer atë institucion që duhet të ishte thelbi i vlerave, i parimeve, ku qytetarët duhet të gjenin kushtetutshmërinë dhe drejtësinë në një institucion sharlatanësh që kryetarja mbledh gazetarët, njofton, bëhen gati për të vajtur në gjyq, bëhet seanca dhe pastaj nuk dinë se ç'bëjnë.

Nuk mund të jetë Kushtetuesja letër higjenike e pushtetit apo ndonje hajduti në bug që ofron miliona euro e kërcënon me sulme mediatike me skandale erotike. 

Një Gjykatë Kushtetuese si një mizë pa kokë.

Një Gjykatë Kushtetuese me anëtarë të trupës, të cilët për çështjen e parë të Veliajt kanë qenë shumë të qartë. Thanë që ky individ nuk është shkarkuar në mënyrë të drejtë, sepse ka munguar me arsye ato tre muaj dhe funksionet mund t'i ushtrojë dhe nga burgu se ka deleguar firmën.

Çfarë mund të thonë këta gjyqtarë tani?

Përse duhet të shtyhen këto seanca e vendime?

Vendimi i gjykatës duhet të ishte dhënë. Erion Veliaj vazhdon, qëndron atje ku është, se detyra e kryetarit të bashkisë ushtrohet me delegimin e firmës. Siç janë shprehur vetë. 

Çfarë do të na thonë këta tani? Përse bëjnë skema, skenarë dhe lëvizje?

Dje thanë sot seanca, të nesërmen s’e bëjnë.

Kush ka ndërhyrë nga dje sot që ska vendim? Çfarë po ndodh në Gjykatën Kushtetuese? Si mund të kthehet institucioni më i rëndësishëm i drejtësisë në vend në letër higjenike?!

Më serioze kanë qenë edhe mbledhjet e sekretareve në  kooperativën e Peshtanit kur dënonin babbi Gurin si imoral, sesa këta gjyqtarë, në fakt i lëvdon po t'i quash të tillë tani.

Kjo tufë të paaftësh, duken si servilë të politikës dhe dështakë që kanë frikë të votojnë apo të sqarojnë në thelb atë që kanë bërë pak kohë më parë. E kanë bërë me dorën e tyre, e kanë vendosur vetë, tani shtyjnë vendimet pa asnjë justifikim. /CNA





Lajmet e fundit nga