Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Sipas projekt-amandentit të ri të miratuar nga qeveria gjermane të mërkurën nga rregullorja për ndryshimin e statusit nga refugjat në migrant pune do të përfitojnë edhe azilkërkues të refuzuar që kanë ardhur në Gjermani deri më 31.12. 2022. Këtyre u jepet mundësia të dalin nga satusi i azilkërkuesit të refuzuar dhe të hyjnë në statusin e migrantit të punës me duldung. Ata marrin të ashtuquajturin Beschäftigungsduldung, (që i mbron nga dëbimi). Në variantin e mëparshëm të ligjit të miratuar nga qeveria gjermane vitin e kaluar akses në këtë ndryshim statusi kishin personat që kishin ardhur si refugjatë para 31 gushtit 2018.

Siç bëri të ditur të mërkurën në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, për t'u mundësuar sa më shumë refugjatëve punësim, është ulur edhe koha që duhet të ketë qenë në punë një refugjat për të marrë këtë status: nga 18 në 12 muaj, si edhe numri i orëve të punës që duhet të kesh punuar për të fituar këtë status: nga 36 në 20 orë në javë.
Por parakusht për të përfituar është sigurimi i mjeteve të jetesës, mungesa e lidhjeve me organizatat ekstremiste dhe asnjë vepër penale. Për këta të fundit, qeveria gjermane miratoi javën e kaluar një rregullore për dëbime të shpejta
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha në konferencën e rregullt të shtypit se kjo bëhet për t'i ardhur në ndihmë ekonomisë gjermane, e cila vijon të jetë në kërkim të fuqisë punëtore, por edhe për të lehtësuar komunat gjermane që bartin barrën kryesore të azilkërkuesve, numri i të cilëve sa vjen e rritet
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha në konferencën e rregullt të shtypit se kjo bëhet për t'i ardhur në ndihmë ekonomisë gjermane, e cila vijon të jetë në kërkim të fuqisë punëtore, por edhe për të lehtësuar komunat gjermane që bartin barrën kryesore të azilkërkuesve, numri i të cilëve sa vjen e rritet.

Sipas një përgigjeje të qeverisë gjermane dhënë në gusht të këtij viti grupit parlamentar të AFD në Bundestag, deri në fund të vitit 2022 në Gjermani ishin regjistruar afro 248 000 persona me këtë status. Mbi dhjetë përqind e tyre vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. ku vendin e parë e zënë refugjatët nga Serbia me mbi 11 900, pasuar nga Shqipëria me 7 700 dhe Maqedonia e Veriut me me mbi 7000. Numri i personave nga Kosova me Duldung në fund të vitit të kaluar ka qenë afro 5000, siç e mësoi DW nga ministria e punëve të Brendshme të Gjermanisë.
Qeveria gjermane miratoi edhe një tjetër lehtësim për azilkërkuesit: shkurtimi i kohës së pritjes për leje pune nga gjashtë (për prindër me fëmijë) dhe nëntë muaj (për persona që vijnë vetëm) në tre, restpektivisht, gjashtë muaj, për persona që jetojnë në qendra pritjeje. Por prej kësaj nuk përftiojnë azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi vendet e tyre konsiderohen si vende të treta të sigurta.
Organet zyrtare gjermane supozojnë se kush kërkon azill në Gjermani prej këtyre vendeve, abuzon me sistemet sociale të Gjermanisë. Përveç gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja-Hercegovina dhe Serbia, si vende të sigurta konsiderohen edhe Gana dhe Senegali. Në të ardhmen kësaj liste do t'i shtohen edhe Moldavia dhe Gjeorgjia.
Veç të tjerash, kabineti qeveritar rriti ndjeshëm dënimet për kontrabandistët që sjellin migrantë në Gjermani. Është planifikuar që personat që sjellin në mënyrë të organizuar refugjatë në Gjermani. ose që trafikojnë armë, ose vënë në rreik jetën e të miturve dënohen me mbi një vit burg dhe këto vepra konsiderohen krime.

Kjo vlen edhe për ata që mundohen të anashkalojnë kontrollet e policisë duke prerë kordonin. Policia dhe prokuroria publike, e cila do të jetë përgjegjëse për këtë sektor, do të lejohet të përgjojë edhe mjetet e telekomunikaconit të tyre.
Amendamenti i ri i porsa miratuar nga qeveria e koalicionit të qendrës së majtë përbërë nga SPD, Të Gjelbrit dhe Liberalët, është një rregullore shtesë brenda paketës së migracionit të miratuar në qershor nga paralmenti gjerman. Por politika e azilit është kompetencë e landeve, jo e federatës, prandaj nuk dihet ende nëse këto rregulla do të implementohen nga të 16 landet gjermane. Nëse këtë amandament do ta përkrahin edhe landet e opozitës kjo pritet të vendoset të hënën e ardhshme, në një mbledhje të përbashkët të qeverisë federale gjermane me kryeministrat e landeve. Zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit shprehu optimizëm se qeveria federale dhe ajo e landeve do të punojnë së bashku për një paketë gjithëpërfshirëse të migracionit të hënën e ardhshme./ DW
Muharrem Plepi, 70 vjeç, nga Remasi i Divjakës, tregon pas...
Deputeja, Jorida Tabaku teksa ka sjellë në vëmendje lajmi...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Jamarbër Malltezi ka reaguar lidhur me akuzat e bëra n...
Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi është kërcënuar nga nj...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur shqetës...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 1 nënt...
Deputet i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka rea...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një arti...
Partia Demokratike ka paditur në SPAK deputetin e Part...
Fakulteti i rikonstruktuar i Gjeologji-Minierave dhe një m...
Ish-deputeti Muslim Murrizi ka reaguar me nota ironie ndaj...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
Ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlli...
Grupi parlamentar i CDU/ CSU në Bundestagun gjerman ka...
Ka nisur në orën 13:00 mbledhja e Konferencës së Kryetarëv...
Dy fëmijë të mitur të moshës 8 dhe 10 vjeç u raportuan...
Është shtyrë data për marrjen në pyetje nga SPAK-u të krye...
Gjykata pritet të japë masën e sigurisë për ish-depute...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...