Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Me rastin e fillimit të Kreshmës, Arqipeshkvi Metropolit i Shkodër-Pultit, Imzot Giovanni Peragine, ka përcjellë një mesazh drejtuar besimtarëve, duke e cilësuar këtë periudhë si një kohë të shenjtë pendese, reflektimi dhe rikthimi në thelbin e jetës së krishterë.
Në mesazhin e tij, Arqipeshkvi thekson se Kreshma përfaqëson një mundësi të çmuar për t’u kthyer te Zoti me gjithë zemër dhe për të rivendosur atë në qendër të jetës personale dhe komunitare. Ai nënvizon se kjo periudhë nuk duhet parë thjesht si një praktikë tradite, por si një rrugëtim i brendshëm që ndihmon besimtarët të rizbulojnë kuptimin e vërtetë të jetës dhe marrëdhëniet me të tjerët.
Mesazhi i Arqipeshkvit Imzot Giovanni Peragine për fillimin e Kreshmës vë theksin te pendesa si ndryshim i drejtimit të jetës dhe riorientim i zemrës drejt vlerave shpirtërore. Sipas tij, kur Zoti nuk është në qendër, marrëdhëniet dobësohen dhe shpresa zbehet, ndërsa rikthimi te Zoti sjell ndriçim të brendshëm dhe transformim të jetës.
Arqipeshkvi ndalet edhe te realiteti shoqëror, duke kujtuar se vendi përballet ende me sfida si varfëria, padrejtësia dhe dhuna. Ai bën thirrje për ndërtimin e komuniteteve të bashkuara, që ndërtojnë ura mirëkuptimi dhe dëshmojnë vlerat e Ungjillit në jetën e përditshme.
Ai fton familjet të rikthejnë lutjen në jetën e përditshme, të rinjtë të mos kenë frikë nga zgjedhjet e guximshme, ndërsa meshtarët, të moshuarit dhe të sëmurët të vazhdojnë të jenë dëshmi e besimit dhe qëndrueshmërisë shpirtërore.
Imzot Giovanni Peragine thekson se kjo periudhë nuk është kohë trishtimi, por përgatitjeje për gëzimin e Pashkëve, duke ftuar besimtarët të ecin me një zemër të rinovuar dhe me besim më të fortë.
Kreshma: Kohë pendese dhe qëndrueshmërie në Zotin e në dashurinë për vëllanë
Të dashur vëllezër e motra,
Me shenjën e thjeshtë të hirit kemi filluar rrugëtimin e kohës së Kreshmës, duke hyrë në një kohë të shenjtë dhe të favorshme, ku Zoti na thërret me emër dhe na fton të kthehemi tek Ai me gjithë zemër. Kreshma na shfaqet si një dhuratë hiri, një mundësi e çmuar për të rikthyer vëmendjen tek vetja dhe për të gjetur përsëri atë që është thelbësore.
Nuk bëhet fjalë kryesisht për një përpjekje morale apo për një sasi praktikash që kryhen për traditë. Kreshma është kthim tek thelbi i jetës së krishterë: të vendosim Zotin në qendër të ekzistencës sonë dhe, tek Ai, të rizbulojmë fytyrën e vëllait si pjesë e pandashme të thirrjes sonë.
Pendesa, do të thotë, para së gjithash, të ndryshojmë drejtimin, të riorientojmë zemrën drejt atyre gjërave që i japin kuptim të vërtetë jetës sonë. Shpeshherë vendosim veten në qendër: shqetësimet, interesat dhe frikën tonë. Kështu, Zoti nuk është më në qendër të jetës sonë dhe vëllai duket ndonjëherë si kufi, madje edhe si një barrë.
Kur Zoti nuk është në qendër, gjithçka shpërbëhet: marrëdhëniet dëmtohen, komunitetet dobësohen, shpresa zbehet. Ndërkaq, kur Zoti kthehet të jetë Zot i jetës sonë, pastrohet shikimi ynë dhe ndryshon mënyra se si i shohim të tjerët. Qëndrimi i Zotit në qendër ndriçon brendësinë tonë dhe transformon mënyrën tonë të jetesës.
Në një shoqëri shpesh të mbërthyer nga aktivizmi, Kreshma na rikujton vlerën e brendësisë. Është koha të pyesim me sinqeritet nëse Zoti është vërtet qendra e zgjedhjeve tona, nëse ditët tona fillojnë dhe përfundojnë me Të, nëse familjet tona marrin frymë nga prania e Tij.
Toka jonë ka përjetuar dhimbje dhe prova: qyteti ynë përballet ende me forma të ndryshme varfërie, padrejtësie dhe dhune. Na duhen të krishterë të pajtuar, të aftë të ndërtojnë ura dhe jo mure. Një komunitet që vendos Zotin në qendër bëhet patjetër një komunitet që kujdeset, që di të afrohet, që dëshmon forcën e Ungjillit në jetën e përditshme.
Kjo kohë kreshme është një rrugëtim që e përshkojmë së bashku si Kishë. Jemi thirrur të ecim si popull, duke u mbështetur në besim dhe dashuri. Ftoj familjet të rizbulojnë lutjen në shtëpi si zemër të jetës familjare; të rinjtë të mos kenë frikë nga zgjedhjet bujare dhe të guximshme; meshtarët dhe të rregulltarët të jenë shenjë e pastër dhe e besueshme e qëndrueshmërisë së Zotit; të sëmurët dhe të moshuarit të ofrojnë vuajtjen e tyre si një thesar i fshehur për dioqezën tonë.
Kreshma nuk është kohë trishtimi, por përgatitje për gëzimin e Pashkëve. Është koha kur largohemi atë që është e tepërt për të bërë hapësirë për jetën e re që Zoti dëshiron të na dhurojë. Kur Zoti rikthehet në qendër, zemra ndriçohet; kur vëllai zë vend në qendër, komuniteti rilind.
T’ia besojmë këtë rrugëtim ndërmjetësimit të Nënës sonë të dashur, Virgjërës Mari, aq shumë e dashur për ne, që të na shoqërojë drejt Pashkëve me një zemër të rinovuar dhe një besim më të gjallë.
Kreshmë të mbarë e Zoti ju bekoftë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përditësuar situatën e aksev...
Situata e emergjencave civile në territorin e Qarkut S...
Nisja e tragetit “European Star” nga Vlora, nuk do të kryh...
Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi gjatë mbledhjes së sotme...
Komisioni Europian ka reaguar ditën e sotme në lidhje me a...
Zona pranë rezervuarit “Aksi 2-2” në Funar të Elbasanit ës...
Në zonën e Porto-Romanos në Durrës, frika është bërë pjesë...
Kryekomisari Besmir Dervishi është emëruar sot nëndrejtor ...
Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar për Euroneës, në li...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë këtë të martë një paras...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me ish-k...
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin në lidhje me padi...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot lënien në fuq...
Italianët janë grupi që ka dominuar në hotelet shqiptare g...
Gjykata Kushtetuese është mbledhur këtë të martë për çësht...
Qeveria shqiptare ka miratuar dy marrëveshje granti me Ban...
Gjykata e Posaçme ka dënuar G. P. me 1.9 vite burg, për sh...
Gjatë kontrollit fizik në ambientet e një subjekti tregtar...
Zbatimi i një projekti kyç për rezistencën klimatike dhe z...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje ng...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...