Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Prefektura e Korçës ka dhënë përditësime lidhur me situatën në zonat e prekura nga moti i keq dhe reshjet e vazhdueshme të shiut. Sipas informacioneve, në ambientet e Prokurorisë së Korçës ka pasur prezencë uji në bodrum dhe në arkivë.
Ekipet përkatëse vijuan punën gjatë natës për thithjen e ujit dhe situata është e stabilizuar. Në Bashkinë e Maliqit janë evakuuar disa banorë, ndërsa raportohet për bagëti të mbytura. Gjithashtu bëhet me dije se në disa oborre banesash ka prezencë uji.
Në bashkinë Pustec ka rrezik daljeje të përroit në rrugën kombëtare Doganë–Goricë e Vogël, ndërsa në aksin Zvezdë – Goricë ka prezencë inertesh të sjella nga reshjet. Në Bashkinë e Devollit raportohet gjithashtu për problematika të shumta, si dalje të përroit nga shtrati dhe rrëshqitje dherash.
NJOFTIMI I PLOTË:
Prefektura e Qarkut Korçë bën me dije se gjatë natës e orëve të para të mëngjesit janë evidentuar disa problematika të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme në territor. Strukturat përgjegjëse po punojnë në terren për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e dëmeve.
Bashkia Korçë:
Në ambientet e Prokurorisë së Korçës pati prezencë uji në bodrum dhe në arkivë. Ekipet përkatëse vijuan punën gjatë natës për thithjen e ujit, me qëllim ruajtjen e dokumentacionit dhe situata është e stabilizuar.
Bashkia Maliq:
Në Bllokun 3 Maliq është shënuar një masë elektrike dhe dyshohet mungesë energjie në një pjesë të qytetit. OSHEE ka verifikuar situatën dhe për shkak të prezencës së ujit ka bërë stakimin e fidrit. Po punohet për largimin e ujit dhe rikthimin e energjisë.
Në Sovjan, MZSH ka evakuuar fillimisht banorët, gjënë e gjallë dhe kosheret e bletëve. Situata drejt normalizimit. Në Leshnjë raportohet për bagëti të mbytura. Strukturat vendore ndodhen në terren. Në lagjen përballë fshatit Vlocisht ka prezencë uji në oborre banesash. MZSH po ndërhyn për normalizimin e gjendjes.
Lumi Dunavec është çarë në dy pika, duke shkaktuar përmbytje në disa sipërfaqe të tokave bujqësore. Aktualisht po vjen mjet për ndërhyrje nga Pogradeci.
Bashkia Pustec:
Raportohet rrezik daljeje të përroit në rrugën kombëtare Doganë–Goricë e Vogël. Monitorimi po vijon nga strukturat përgjegjëse. Aksi Zvezdë – Goricë ka prezencë inertesh të sjella nga reshjet. Kontraktori është në terren dhe po kryen pastrimin e rrugës.
Bashkia Devoll:
Në fshatin Progër situata vazhdon të mbetet e përkeqësuar, nisur nga reshjet e shumta të natës së kaluar. Probleme janë evidentuar gjithashtu edhe në fshatin Mancurisht.
Në fshatin Dobranj ka nevojë për një ndërhyrje urgjente në daljen e përroit, pasi uji ka përmbytur tokat bujqësore. Rruga Miras – Arrëz ka pësuar shkarje të dheut dhe gurëve. Po dërgohen punonjës për ta verifikuar situatën në terren.
Në Poloskë jemi njoftuar se është përmbytur një banesë. Gjatë natës është vendosur një pompë për largimin e ujit. Në Qytezë raportohet shkarje dheu.
Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike. Prefektura vijon monitorimin dhe koordinimin me të gjitha strukturat përgjegjëse për garantimin e sigurisë së qytetarëve. /CNA
Moti i keq ka përfshirë vendin, ndërsa reshjet intensive t...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vlerësuar se sitemi e-Taxat...
Raportohet se argjinatura e lumit Bistricë është çarë në Ç...
Rikthehet energjia elektrike në pjesën më të madhe të qark...
Si pasojë e rrezikut nga lumi Vjosa dhjetë familje janë ev...
Dy banesa në lagjen numër 6 të qytetit të Korçës janë rrez...
Në fshatin Kamenicë të bashkisë së Korçës për shkak të res...
Për shkak të motit të keq që ka prekur juglindjen e vendit...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se SPAK ka kërkuar do...
Kreu i emergjencave, Haki Çako, në një intervistë në Klan ...
CNA TV ka marrë të drejtat ekskluzive nga profesori dhe st...
Banka e Shqipërisë ka ndarë informacione rreth monedhës së...
Në lagunën e Vainit vijon operacioni për mbylljen e argjin...
Hetimi i SPAK për procedurat e prokurimit të tunelit të Ll...
Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka vendosur sot lënien...
Juristi Ylli Manjani ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me...
Gazeta amerikane “The Washington Post” i ka dedikuar një a...
SPAK ka përgënjeshtruar mediat e Erion Veliajt të cilat ka...
Ditët e fundit me reshje intensive shiu që kanë përfshirë ...
Kreu i SPAK Altin Dumani ka zhvilluar një vizitë dyditore ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...